| E merkure, 03.07.2019, 08:00 PM |
Perla, që s'ka shoqe!...
Nga
gjyshi Albert HABAZAJ
Më
e bukura në shoqe,
Të
t’ them flutur është pak,
Të
t’ them: E qershorit gonxhe
Mos
vallë prap’ të hyj në hak?
Vishesh
vetë e ha ushqim,
Vetë
lahesh se je e madhe,
Të
keqen, o shpirti im!
O
thëllëzë e o sorkadhe!
3
korrik - 3 vjeçe mbushe.
Vetëm
Perla di shumë gjëra,
Të
keqen, moj Pupurushe
Që
ne na i mëson të tëra…
Më
e bukur…, sa më s’ka
Porsi
bora - drit’ e pastër
Thua
fjalë të mëdha,
Nga
buron fjalor i kaltër?
Moj
më mira në botë
Ti
s’e kupton sa të dua
Ç’ëmbëlsirë
kanë, o zot
Ato
fjalkëzat e tua…
Fjalkëzat
si gurrë mjalti
Me
fllad pranvere më vinë,
Kur
shëtitje dalim detit
Dhe
tutje lozin delfinë…
Vlorë, 03.07.2019