E premte, 13.12.2019, 03:18 PM (GMT)

Kulturë

Albert Habazaj: Perla, që s'ka shoqe!...

E merkure, 03.07.2019, 07:00 PM


Perla, që s'ka shoqe!...

Nga gjyshi Albert HABAZAJ

Më e bukura në shoqe,

Të t’ them flutur është pak,

Të t’ them: E qershorit gonxhe

Mos vallë prap’ të hyj në hak?

Vishesh vetë e ha ushqim,

Vetë lahesh se je e madhe,

Të keqen, o shpirti im!

O thëllëzë e o sorkadhe!

3 korrik - 3 vjeçe mbushe.

Vetëm Perla di shumë gjëra,

Të keqen, moj Pupurushe

Që ne na i mëson të tëra…

Më e bukur…, sa më s’ka

Porsi bora - drit’ e pastër

Thua fjalë të mëdha,

Nga buron fjalor i kaltër?

Moj më mira në botë

Ti s’e kupton sa  të dua

Ç’ëmbëlsirë kanë, o zot

Ato fjalkëzat e tua…

Fjalkëzat si gurrë mjalti

Me fllad pranvere më vinë,

Kur shëtitje dalim detit

Dhe tutje lozin delfinë…

Vlorë, 03.07.2019



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT