E premte, 19.04.2024, 11:20 AM (GMT+1)

Mendime

Astrit Lulushi: Liria e arsyeshme

E marte, 02.07.2019, 07:33 PM


Liria e arsyeshme

Nga Astrit Lulushi

Të kesh kaluar në komuniz?m 45 vjet, të kesh provuar tmerr, shtypje e frikë, dhe ende të diskutosh nëse zgjedhjet e 1945 ishin të drejta apo padrejta, me ose pa opozitë, i ngjan atyre torturave, po në komunizëm, kur personi i kapur i plagosur gjatë përpjekjes për kalimin e kufirit, dërgohej në spital dhe pasi shërohej, detyrohej të thërriste “rroftë partija dhe pastaj e varnin a e pushkatonin. Kështu talleshin komunistët duke përçudnuar çdo llo ligji, morali, zakoni.

Tani, me votimet e 30 qershorit, socialistët përsërisin skenarin me votime pa opozitë, duke përfshirë anëtarët e protestave në lista e kategori për krime penale ose masa ndëshkuese.

Falë heqjes së dënimit me vdekje. Por ka masa të tjeta të ngjashme siç është heqja e pasaportës ose heqja e të drejtës për punësimi, që njësoj e vrasin njeriun ekonomikisht. Këto janë disa prej kërcënimeve, që socialistët i bëjnë sot opozitës, të ngjashme me ato të 1945-s.

Viti ‘45 po përsëritet nga pasardhësit socialistë, bij e vija të komunistëve të djeshëm, me të huajt që po bëjnë të njëjtin gabim duke pranuar hapur a në heshtje kthimin e atij vit të mbrapsht.

Shqiptarët pritet të izolohen përsëri në mjerimin e tyre. Së pari nëpërmjet vendosjes së rojet evropiane në kufi, zvarritjes a shtyrjes së bisedimeve për në BE, vendosjes së vizave, siç bëri Holanda, më pas mund ta bëje edhe Shengeni, për ta veçuar përgjithmonë pjesën e quajtur Evropë juglindore, si republikë të çfarëdollojshme.

Çudi si erdhën punët kështu, edhe pse shqiptarët këto vite e shijuan lirinë, dikush pak e dikush shumë, ishte ndoshta liria e mesme, liria e arsyeshme, ajo që ata e kapërcyen pa mundur ta preknin.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora