| E marte, 02.07.2019, 09:27 PM |
A është Shqipëria shtet islamik a laik?
Nga
Gani Mehmetaj
“Në
Republikën e Shqipërisë nuk ka fe zyrtare. Shteti është asnjanës në çështjet e
besimit”, shkruan në paragrafët e para të nyjës 10 të kushtetutës së
Shqipërisë.
Por
në kundërshtim me kushtetutën, Shqipëria zyrtarisht është shtet islamik, i
anëtarësuar në Organizatën e shteteve Islamike, ku bëjnë pjesë vendet arabe,
aziatike, afrikane e Turqia. Asnjë vend
islamik nuk e ka idenë ç’është asnjanësia fetare e demokracia, të tjerat
qeverisin me Kuran, në vend të kushtetutës e ligjit.
“Organizata
islamike synon që të jetë zëri i përbashkët i botës islame, e cila i mbron
interesat e saj”, shkruan në “kushtetutën” e kësaj organizate. Interesat e kujt
mbron Shqipëria? Interesat e shteteve islamike. Pra, Shqipëria nuk është shtet
asnjanës në çështjet e fesë, sikurse thuhet rrejshëm në nenin 10 të
kushtetutës. Shqipëria është e anshme, mbron interesat e botës islame.
Pushtetarë e opozitarë të Shqipërisë e dinë që shkelja e kushtetutës është
cenim i rëndë, vepër penale, tradhti kombëtare, por duket aq u bënë, e shkelin
kushtetutën dhe askush nuk pëson.
Është
e shëndetshme për kombin që të gjithë opozitarët e pushtetarët të mos jenë në
dëlir. Dikush i shëndetshëm mendërisht duhet të nis veprimin që ta nxjerr
Shqipërinë nga Organizata islamike. Çfarë mori Shqipëria nga shtetet islamike?
Faqen e zezë, xhamitë-kazerma të terroristëve islamikë dhe turmat e beduinëve
që rrinë kërcënues në sheshin Gjergj Kastrioti në Tiranë. Të tjerë islamikë i
bllokojnë rrugët më të frekuentuara të Tiranës ditë me drekë me një velenxe të
ndyrë para, kinse falën në rrugën me pluhur e zhurmën shurdhuese.
Kush
duhet ta mbrojë kushtetutën e nëpërkëmbur shqiptare? Presidenti? Kuvendi?
Kryeministri? Apo kambistët (“shfercerat”) e Tiranës?
Të
qenit e Shqipërisë në Organizatën e shteteve islamike jo vetëm që i ka bërë
dëme të pariparueshme shtetit e kombit, por i fyen ndjenjat kombëtare
shqiptare, e shkel asnjanësinë e shtetit ndaj besimit fetar, i trajton
shqiptarët e krishterë, shqiptarët jo islamikë, agnostikët e ateistët qytetarë
të dorës së dytë, apo madje të jashtëligjshëm, e fyen inteligjencën e
shqiptarëve, kombin e vlerëson dele.
Sa
më parë që ta nxjerrin Shqipërinë nga kjo organizatë beduinësh aq më mirë për
shqiptarët. Ndryshe parlamentarët shqiptarë duhet ta fusin në nenin 10 të kushtetutës
fjalinë :”Shteti nuk është asnjanëse në çështje të besimit. Islami është fe
zyrtare, ndërsa Shqipëria është anëtare e Organizatës së shteteve Islamike”.
Pamjet
e tilla të beduinëve në Sheshin Gjergj Kastrioti e tmerrojnë botën