Mendime
Klajd Kapinova: Në kërkim të identitetit arbëror apo etnik otoman!!!
E hene, 01.07.2019, 08:44 PM
Në kërkim të identitetit arbëror apo etnik
otoman!!!
"Turqit dhe shqiptarët i kanë familjet dhe gjakun e përzier me
njëri-tjetrin. Ky vend flet për historinë tonë dhe ky vend flet se ne si dy
popuj kemi familje të përziera dhe gjakun e përzier tash e 622 vjet dhe falë
Sulltan Muratit I, ne sot jemi besimtarë myslimanë me shumicë.” – Imam Naim Tërnava Kryemyftiu i Kosovës,
Kosova Haber, 2013
Nga Klajd
Kapinova
Sipas burimeve historike turke, në libra dhe literaturën otomane e
neo-otomane sot, Perandoria Kalifatiste Islame Otomane (P.K.I.O.) e konsideron Vallen e Shpatave (K?l?ç-kalkan = Shpatë
– Mburojë) si valle popullore otomane, e cila sipas tyre nxit paqen në të
gjithë botën për 700 vjet!!!
Kjo valle popullore e ka zanafillën në shek. XIV, e cila lindi pas
fitoressë otomanëve në fushën e betejës. (E shikoni se lindi nga “paqja” në luftë dhe vazhdoi për shtatë
shekujt me “paqe”!!!!)
Edhe pse vallja bëhet me shpata dhe mburoja simbolike, koreografia e saj thuhet
sipas otomanëve dhe neo-otomanëve se ka theksuar vëllazërinë dhe paqen për 700
vjet. ("UNESCO - Alardah Alnajdiyah, dance,
drumming and poetry in Saudi Arabia". ich.unesco.org.Retrieved)
Ne, shqiptarët historikisht e kemi provuar ndër shekuj “paqen” plot gjak të ushtrisëapo
ekspeditave të panumërta barbare të vëllezërve otomane.
Turqit dhe neo-otomanologët sot besojnë se kjo është valle e rrallë popullore në botë e cila shoqërohet pa muzikë
instrumentale, por me tinngujt e shpatave.
Në Bursa, ish kryeqyteti i P.K.I.O., ku luhej me shumë kjo valle, sipas
propagandës neo-otomane, dje dhe sot thuhet se për shekuj me radhë ajo paska
berë mrekullinë, sepse ka dërguar një mesazh paqeje në botë.
Ajo lindi si valle për herë të parë midis ushtarëve të P.K.I.O., të cilët
përdornin shpatat dhe mburojat e tyre për të festuar pushtimin e Bursas nga
PerandoriaKalifatiste Islame Otomane në vitin 1326.
Ushtarët otomanë, me këte valle performonin në ceremonitë ushtarake zyrtare dhe
dasmat familjare të tyre gjatë
epokës së “paqes” otomane.
Sipas
traditës turke 700-vjeçare, vallëzimi mund të
bëhet me gjashtë persona dhe më shumë dhe kërcehet në festat kombëtare, Ditën e
Pavarësisë dhe festat turke jashtë Turqisë.
Sot, në
Turqi, ka rënie të numërit të njerëzve që janë të interesuar për këtetraditëvalleje popullore, sepse
ajo duket brutale në shikim të parë.
Për të
parë se sa paqësore është kjo valle turke, në literaturën otomane thuhet
shprehimisht: “Të dyja palët përpiqen të mbrojnë veten me mburojat e tyre, dhe më
vonë, kërcimtarët përpiqen të godasin kundërshtarët e tyre në kokë.” (ANADOLU AGENCY,History, Ottoman folk dance promotes peace around the world, Daily Sabah)
Lufta e hershme me shpata në Lindjen e Mesme
Vallet e shpatës arabe (raqs al-saïf) evoluan
nga lufta me shpatat midis njerëzve në Egjipt dhe Turqi.
Shumë kohë më parë vallëzimi i shpatës ishte ndaluar nga sulltani, gjatë pushtimeve dhe sundimeve
otomane, pasi besohej se kërcimtarët u morën shpatat ushtarëve dhe pretendonin
t'i vrisnin ata në fund të shfaqjeve.
Valltarët e shpatave,
mblodhën shpatat për të filluar një rezistencë kundër ushtrisë. Këto shpata nuk
u kthyen mw kurrë.
Vallëzimi i shpatës me femra nuk ishte i
përhapur në Azinë Perëndimore. Burrat në Egjipt kryen një valle të quajtur El
Ard, një valle ushtarake që përfshin shpatat e ngritura.
Gratë nuk njiheshin si përdorues të shpatave gjatë vallëzimit të tyre në publik. Megjithatë, pikturat dhe
gdhendjet e artistit francez Jean-Léon Gérôme (që vizitoi Egjiptin në shek.
XVIII), tregojnë kërcimtarë me shpatë, që balancojnë saberët në kokat e tyre.
Kostilja turke K?l?ç Kalkan, që intepretohej në Bursa, ish kryeqytetetin perandorrak otoman kryhej ekskluzivisht nga
burra me shpatë dhe mburojë. Ato
përfaqësonin pushtimin perandorak islam otoman të qytetit.
Artistët veshin fustanin e betejës së hershme
osmane dhe kërcenin me tingujt e shpatave dhe mburojave të përplasura pa
muzikë. Urkevich, Lisa (19 December 2014). Music and Traditions of the Arabian
Peninsula: Saudi Arabia, Kuwait, Bahrain, and Qatar. Routledge. p. 131/689.
Vallja e shpatave nëDardani
dhe Turqi
“Dhe
kurrë mos thoni për ata të cilët vdesin në rrugën e Zotit (islamit) se ata janë
të vdekur. Jo! Jo, ata janë të gjallë dhe në vazhdimësi të furnizuar me begati
të madhit Zot. Është obligim për ta kujtuar Sulltan Muratin I, i cili
kontribuoi në çlirimin e popullit shqiptar nga okupatori sllav, që kishte
zaptuar trevat shqiptare duke zbritur nga malet e Rusisë me qëllim që
shqiptarët t’i asimilojnë plotësisht duke i zhdukur. Me ardhjen e Sulltan
Muratit I, zullumqari i quajturi car Lazar u fshi nga faqja e dheut. Për 500
vjet të tjera “shqiptarët dhe turqit bashkëjetuan dhe bashkëqeverisën këto
troje.” – ImamNaim Ternava
Kryemyftiu i Kosovës, Prishtinë, 15 Qershor 2015
Nëkërkim të identitetit shqiptar
apo otoman. Thuhet se shqiptarët kanë tradita të lashta, të transmeruar me
krenari brez mbas brezi.
E vërteta e ballafaquar me
fakte kryeneçe, sot nuk thuhet asnjëherëe
vërteta
historike në publik apo tëpasqyrohet në botime akademike, në
librat e historiografisë apo tëkulturës sëkoreografisë etj.
Unë, nuk po bëj koment por
shikoni me kujdes dhe detaje fotot, njëra fotografuar gjatë intepretimit të
valles në fjalë në Kosovë dhe tjetra në Bursa ish kryeqytetin e P.K.I.O.
Vallja me shpata e Rugovës, është një valle
tradicionale e shpatës e quajtur sipas emrit të kanionit të Rugovës në Kosovë.
Aty interpretojnë dy kërcimtarë meshkuj të
veshur me rroba tradicionale popullore dhe që vezhgohen nga shumë spektatorë,
shumica e të cilëve janë banorë etnik vendas.
Ajo është bërë ndërkombëtarisht e famshme nga
klanet e Rugovës të Kosovës, duke u luajtur në Bjeshkët e Malësisë së
Mbishkodrës (Malësia e Madhe, kryesisht në Kelmend).
Gjithashtu kjo valle në fjalë gjendet
gjithashtu në zonën malore të Malit të Zi, ku një fis shqiptar i barinjve u
vendos aty si emigrantë gjatë shek. XVIII.
Kujtojmë, se edhe ky shtet i vogël sllav me
40% të popullsisëshqiptare, ka qenë dikur i pushtuar për disa shekuj nga
otomanët e P.K.I.O.
Vëllezër me tradita dhe kërcim të njëjtë!!!
Thuhet, në mënyrë rutinëse shqiptarët kanë tradita të lashta origjinale sa vetë historia e jonë të transmeruar brez mbas brezi. Por a ka ndodhur gjithmonë kështu!?
E vërteta a
ballafaquar me fakte për fat të keq nuk thuhet asnjëherë në publik dhe në librat e historiografisë apo të koreografisë në rastin tonë flasin krejt ndryshe, se shqiptarët kanë pak gjëra
origjinale, mbasi për 700 vjet otonanizëm, kanë qenë të pushtuar nga Perandoria në fjalë.
Kjo valle“shqiptare’
është intepretuar edhe zyrtarisht për disa dekada nga Ansambli Shteteror iKëngëve dhe Valleve
Popullore Shqiptare me qendër në Tiranë.
Shpesh këte
valle,aq të trumpetuar si shqiptare, valltarët “shqiptarë” e kanë luajtur edhe
gjatë vizitave të shpeshta pranë vëllezërve të tyre nëish atdheun e vallës origjinale të shpatave
nëTurqi, gjatë kohës së komunizmit.
Pasardhësit e otomanëve sot në Turqi, janë gëzuar kur kanë pare se vëllezërit e tyre në Ballkan, i tuajnë me
dashuri valet me origjinë të mirëfilltë otomane.
“Tradita”
me kulturë të mirëfilltë
otomane
Disa
studiues otomanologë shqiptarë, njerëz të thjeshtë me opinionet e tyre në mëdia,
mendojnë se Bursa ish kryeqytetii P.K.I.O., vallen në fjalë e ka marrë nga
shqiptarët!!!
Nëse shikohet me kujdes harta Gjeografike e Turqisëdhe pozita gjeografike e Bursa-s, del se ajo është
shumë milje larg Dardanisë apo Shqipërisë.
Sikurse shihet kjartë edhe në foto veshja e valltarëve të
Rugovës,me shall të bardhë turk e arab (çarcaf në
kokë)nuk janë traditë e veshjes shqiptare.
Ky
element veshje apo mbulimit të kokës,është
karakteristikë për vendet islame arabe, sepse atje kushtet klimaterike, si temperatura
ështëshumë e lartë dhe searsyeja e tjetër është për t’u mbrojtur nga studitë e
zakonshme që krijohen prej rëre në shkretëtire.
Në literaturën turke, thuhet se vallja e shpatave është
traditë 700-vjeçare e trevave turke, sepse otomanët “paqësoë” ishin
gjithnjë në luftra pushtuese, për zgjerimin e influencës së Perandorisë në fjalë,
nështetet e krishtera tëBallkanit, Afrikës Veriore dhe Lindjen e Mesme.
Shpata, asokohe
dhe sot mbetet simbol i dhunës ndaj dikujt tjetër, por edhe simbol i vetëmbrojtjes
nga sulmuesi.
Sikurse shihet edhe në dy fotot (me kërcimtarë turk dhe
shqiptarë) kërcimi edhe nga ana koreografike është e ngjashme me stilin
oriental dhe posaçërisht otomane në rastin tonë.
Edhe intrumenti i zhurmesh shoqerues i
valles “shqiptare”, pra daullja ose tupani, sikurse thirret në Koosovë, nuk është
instrument i mirëfilltëshqiptarë, por ka ardhur bashkë me armatimet e
pushtuesve barbar otoman nga vendet islame arabe dhe Turqia.
Depërtimi me paramendim në shpirtin shqiptarë të traditës
dhe kulturës së mirëfilltë otomaneme motive arabe, ka qenë edhe synimi i
PerandorisëKalifatiste islame Otomane, të cilat mbas shumë shekujsh fatkeqsisht
sot janë bërërealitet pjesë e kulturës shqiptare, çka ka bërë
që studiuesit shqiptarëtë arrijnë në përfundimin e çmendur
kur shkruajnë se vallja e shpatave ka
qenë traditë qysh nga koha ilire…!!!
A janë të
dy popujt vëllezëredhe pse ndodhen me mijëra milje larg njeri tjetrit!?
Fakti që politikanët, duke filluar nga presidentët,
kryeministrat, etj., deri edhe klerikët muslimanë në trojet shqiptare kanë
deklaruar hapur se me popullin turk shqiptar janë vëllezër!!!!