E enjte, 28.03.2024, 04:16 PM (GMT)

Mendime

Aurel Dasareti: Shqipëria edhe njëherë u errësua nga një histori tragjike

E hene, 01.07.2019, 07:33 PM


 

Shqipëria edhe njëherë u errësua nga një histori tragjike

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

Edhe kur eklipsi është qendror, Hëna goditet nga rrezet e Diellit të thyer. Ngjyra bëhet e kuqe e gri në vjollcë të thellë dhe intensiteti varet nga kushtet atmosferike në zonën e errësirës së Tokës, pikërisht Shqipërisë.

***

Kryeministri tashmë joligjor i shtetit amë, është i pazoti në mjeshtërinë e vet. Këpucar nxirak. Fatkeq, i mjerë.Krimi zgjedhor, farsa zgjedhore e 30 Qershorit 2019 që me vullnetin apo pavullnetin e popullit u mbajt në të gjithë vendin, tregoi se kutitë kanë më shumë vota se votues, partia mafioze e tij i “fitoi” mesatarisht 160% të votave.

***

Në këto ditët e nxehta dhe të nxira edhe njëherë u bëjë thirrje vizitorëve të plazhit që të respektojnë rregullat e sjelljes në vendin e larjes, të mos zhyten në ujërat e zonës së plazhit nudist ku shpërlanë  prapanicën e pistë nudistiEdvinKristaqRama, por të lahen vetëm në zonat e rezervuara për të qëndruar në ujë dhe ku ka një shërbim shpëtimi.

Rama edhe kësaj radhe e goditi tradhtisht Shqipërinë. Para gjithë botës e poshtëroi dinjitetin kombëtar të shqiptarëve. Poshtërim që ul nderin dhe krenarinë kombëtare. Veprimtari armiqësore, qëndrim tradhtari bashkë me banditët e tij e bëri atë kundër atdheut, popullit etj., duke bashkëpunuar me armikun e shumëllojshëm dhe duke bërë punën e tij.Bëri një përdhosje të turpshme, çnderuese e të ndyrë ndaj vendit.Çnderuesi meriton dënim të fortë. Është ky djalli që luan me zjarrin.

***

Në periudhën e rënies morale dhe zbehjes së ndjenjave kombëtare të shqiptarëve lindin gjithnjë hyjni të reja e të çuditshme që ngjajnë më tepër me djajtë; gjithçka deri para disa vitesh e arsyeshme bëhet e pakuptimtë, ajo që ishte e çmendur bëhet pozitive, premtuese, zhduket çdo kufi, asnjë gjykim s`mund të formulohet, lind figura e shquar që s`është as e mirë as e keqe, as Zoti, as djalli, por vetëm krijues i së keqes, vetëm vet-shkatërrues. Ky çast i katastrofës kombëtare është po ai që përcakton tek shqiptari normal përmallimin, çudinë, befasinë e ndryshimit negativ. Është çasti kur provohet paradoksi, pika e rrufeshme ku skajet e largëta takohen, kufijtë zhduken, normat kombëtare shpërbëhen.

Të godasësh pa mëshirë krimin dhe tradhtinë kombëtare, është një nga veprimet pa të cilin s`mund të shkëputësh nga fustani apo dimitë e mamasë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora