E marte, 19.11.2019, 08:23 AM (GMT)

Personalitete

Shyqyri Fejzo: Avni Xhelili, intelektuali që dijet e veta i vuri në dobi të shkollës dhe të vendit

E diele, 30.06.2019, 11:08 AM


Avni Xhelili, intelektuali që dijet e veta, me këmbëngulje e përkushtim i vuri në dobi të shkollës dhe të vendit

Nga Shyqyri Fejzo

Përpara se të nisim të shkruajmë për një nga emblemat e trevës të Dy Grabovave e Shënepremtes, për Profesor-Doktorin me një profil poliedrik, për sllavisitin e mirënjohur Avni Xhelili, kemi të drejtën të bëjmë një hyrje lidhur me gjyshin e tij, patriotin e Rilindjes, Mahmud Xhelili. Ai u lind në Grabovën Poshtë dhe shkëlqeu si një meteor jo vetëm në trevë, por edhe në nahijen e Korcës, Elbasanit e më tej. Flakët e rezatimet e veprimtarive të tij iu deshën vendit dhe kohës dhe ai nuk pushoi së luftuari mbi 30 vjet deri sa si një meteor u shua në Grabovë Poshtë. Gama e luftës dhe e veprimtarive të tij është e gjërë e pozicionuar në krahun pozitiv  dhe e shumë anëshme, por në këtë hyrje do ndalim vetëm për një moment. Për arsimin dhe shkollën shqipe patrioti i Rilindjes ka bërë të pamundurën. Ai donte ti shikonte të rinjtë e të rejat të arsimoheshin. Amanetin e tij njerzit e kanë përmbushur. Në pemën gjenealogjike të familjes së tij sot ka një plejadë nipa dhe mbesa të Mahmudit, të cilët pas mbarimit të shkollave punojnë dhe drejtojnë në të gjitha sferat e jetës. Në këtë bashkësi njerëzish të arsimuar e të kulturuar bën pjesë dhe nipi i madh i Mahmud Xhelilit, Avniu.

Avni Xhelili është një prej atyre figurave që u japin emër jo vetëm familjes, por në rradhë të parë vendlindjes. Ajo që bie në sy në jetën dhe veprimtarinë e tij është trajektorja intelektuale, sa në fushën mësimore, aq edhe në atë shkencore, sa në fushëën e diplomacisë, aq dhe në përhapjen e kulturës dhe gjuhës shqipe jashtë vendit. Ai u lind më 1 Janar të vitit 1947 në një familje puntore të dëgjuar për tradita atdhetare nga  Grabova e Poshtme. Në viitin 1952, pa mbushur ende 6 vjec, nisi  shkollimin fillor në fshatin e vet, ndërsa arsimin 7- vjecar e kreu në fshatin Shënepremte. Tetori i vitit 1959 e gjen nxënës në shkollën e mesme pedagogjike “Luigj Gurakuqi” në Elbasan, të cilën e përfundoi në vitin 1963. Me diplomën e mësuesit të kësaj shkolle me emër, në moshën 16 vjecare fillon punën si mësues në rrethin e Gramshit, ku punoi 5 vjet në disa shkolla 7- vjecare: dy vjet në Sojnik, një vit në Shënepremte, një vit  si drejtor shkolle në Gribë dhe vitin e pestë si drejtor shkolle në Sojnik. Për përkushtimin e tij në punën e mësuesisë, në vitin 1967 dekorohet nga Presidiumi I Kuvendit Popullor me Medaljen e Punës “Naim Frashëri” të klasit II-të

Me vullnet për të ecur më tej në rrugën e dijes, në vitin 1968 i u realizua dëshira për të vazhduar studimet e larta në Universitetin e Tiranës. U diplomua për gjuhë ruse e shqipe në vitin 1972. Për rezultatet e arritura, me propozim të vetë universitetit, ai fillon punën si pedagog në vitin 1973 pranë katedërs së gjuhës ruse. Pasi jep disa provime të nivelit pasuniversitar dhe mëson dhe dy gjuhë të tjera(Frëngjisht dhe sërbokroatisht), ai mbron në vitin 1983 gradën e atëherëshme “Kandidat I shkencave”(konvertuar më pas me vendim qeverie në “Doktor”). Në vitin 1990 I jepet titulli “docent”. Për arritjet e tij në punën mësimore e shkencore Presidiumi i Kuvendit Popullor në vitin 1989 e dekoron me urdhërin “Naim Frashëri” të klasit II-të.

Me vullnet të pa epur për të ecur më tej në rrugën e dijes dhe të shkencës, në vitin 1983 z,Xhelili shkon për kualifikim shkencor pranë Katedrës së Gjuhës së Përgjitëshme të Universitetit Shtetëror të Shën-Petërburgut (Rusi). Në fund të vitit 1994 atij i jepet titulli “Profesor”. Për nevoja të punës së tij shkencore  ai frekuenton disa kurse afat shkurtra në Bullgari e Maqedoni, për mësimin e bullgarishtes  dhe maqedonishtes, ose dhe në Itali për përkthimin kompjuterik. Prirjet e Avniut kanë qënë të fuqishme për përvetësimin e gjuhëve të huaja, vecanrisht ato me origjinë sllave.

Për shumë vjet Profesor-Doktor Avni Xhelili drejtoi me kompetencë veprimtarinë mësimore e shkencore të departamentit të fakultetit. Për peiudha të caktuara ai ka mbajtur disa funksione të rëndësishme në Fakultetin e  Historisë dhe  Filologjisë dhe më vonë në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja: Shef i Katedrës të Gjuhës Ruse (1987-1993), zevendës dekan i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë(1988-1991),dekan i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja (1991-1992), zevendës dekan i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja dhe shef i Departamentit të Gjuhëve Sllave dhe Ballkanike (2008-2012). Ka qënë kryetar i këshillit shkencor të fakultetit dhe udhëheqës i mjaft punimeve të studentëve dhe pedagogëve për mbrojtjen e gradës shkencore”doctor”.

Për disa vite Avni Xhelili punon si pedagog i gjuhës shqipe në degët e albanologjisë të Universiteit të Beogradit dhe të Shën-Petërburgut të Rusisë. Ndërkohë, ai është autor ose bashkëautor i 10 teksteve universitare, 9 tekste për shkollat 8 vjecare e të mesme dhe bashkëautor në hartimin e 4 fjalorëve terminologjikë ushtarakë(Shqip-anglisht-frëngjisht-rusisht).

Eveniment  rëndësishëm për të është koha e vitit 1997, kur atij iu besua detyra me peshë që ti shërbente vendit si përfaqësuesi më i lartë diplomatic në dy shtete të lindjes, në Bullgari dhe në Rusi. Duhet thënë se në këtë pozicion të ri ai u ndodh në një kohë të vështirë e delicate, kur imazhi i Shqipërisë ishte dëmtuar shumë nga ngjarjet e këtij viti, të pasuara deri në shkoqjen e shtetit. Megjithëse nuk kishte mbaruar ndonjë shkollë të posacme diplomacie, nuk kishte shërbyer më parë në shërbimin diplomatic, madie karriera diplomatike nuk e kishte joshur ndonjëherë, zgjedhja e zotit Avni Xhelili, ishte e duhura. Ai njihte mirë historinë e Rusisë dhe Bullgarisë, kulturën, traditat dhe mentalitetin e popujve të këtyre vendeve slave, zotrnte rusishten dhe bullgarishten, gjëra më se të domosdoshme për një diplomat.

Falë dhuntive për tu orientuar në cdo situatë dhe disa cilësive të kultivuara në personin e tij, professor Xhelili në cilësinë e ambasadorit kontribuoi në mënyrë active për një imazh të ri të shqiptarëve dhe Shqipërisëë në arenën ndërkombëtare. Zoti Xhelili u ndodh në kohën dhe në vendin e duhur edhe për ti dhënë mbështetjen e duhur diplomatike cështjes  së lirisë e pavarësisë së Kosovës dhe mbrojtjes së të drejtave të popullsisë shqiptare në Maqedoni.Kohae shërbimit të tij përkoi pikërisht me fillimin e konfliktit të armatosur në Kosovë në vitin 1998 dhe me konfliktin shqiptaro-maqedonas të vitit 2001 në Maqedoni. Në rolin e ambasadorit që drejtonte misionin diplomatic të Shqipërisë në Sofje dhe në Moskë z.Xhelili ka qënë personalisht mjaft i angazhuar në bashkëpunimin me qeveritë e vendeve ku shërbeu. Veprimtaria e tij diplomatike ka qënë e jashtëzakonëshme për zgjidhjen e krizës së Kosovës, po ashtu e jashtëzakonëshme ka qënë dhe prania e tij në mediat vizive e të shkruara të vendeve përkatëse në mbrojtje të kauzës së shqiptarëve në rajon. Një veprimtari e tillë e dendur nuk ka qënë e lehtë as në Sofje as në Moskë. Jo kushdo e cdo herë mund të ofronte akses në mjete e informacionit masiv.

Avni Xhelili është një figurë komplekse që ndërthur në mënyrën më harmonike edukatorin, pedagogun, shkencëtarin, diplomatin,intelektualin  e qytetarin. Ndryshe nga disa intelektualë të tjerë shqiptarë që me shumë zell e për merita të dyshimta, rrahin gjoksin për bëma të qëna e të pa qëna, ai rri i heshtur e tepër modest. Përpjekjet e tendencat për ti ngritur kult vetes, për të janë të pa denja, deri në neveri. Pakkush e din ë Shqipëri që me përpjekjet e këtij ambasadori Universiteti I Moskës “Lomonosov” futi për herë të parë mësimin e gjuhës shqipe në Fakultetin Filologjik, ku mësoheshin gati të gjitha gjuhët e botës, përvec shqipes. Për fat të keq mësimi I saj vazhdoi 7-8 vjet dhe u ndërpre për mungesë interesimi. Falë interesimit të Profesor Xhelilit u hap në Universitetin  Shtetëror të Shën-Petërburgut Qendra e Gjuhës dhe e  Kulturës Shqiptare, të cilën ai e furnizoi nga Shqipëria me literaturë dhe paisje të tjera audiovizive. Për mungesë interesimi dhe kjo qendër ka degraduar. Me shumë përpjekje siguroi një sasi të vogël mjetesh financiare, me të cilat bleu në Shqipëri libra, fjalorë, harta, albume dhe u a nisi nëpërmjet ambasadorëve tanë qendrave albanologjike në Rusi, Poloni,  Bullgari, Rumani, ose Komuniteteve shqiptare në Argjentinë e gjetkë.

Në vendet ku shërbeu, ambasadori Xhelili vendosi mardhënie shumë miqësore me shqiptarët e vendosur në to nëkohë të ndryshme. Interesant ishte fakti I ruajtjes të shtetësisë shqiptare nga komuniteti I shqiptarëve në Bullgari. Prej dhjetra vitesh ataa ishin paisur me pasaporta shqiptare nga shteti shqiptar, por pas viteve nëndëdhjetë ky regjim ishte prishur. Kjo u shkatonte shumë vështirësi në jetën e përditëshme, për kryerjen e veprimeve bankare, për të hapur firma private, për të udhëtuar jashtë shtetit etj. Me ndëryrjen e zotit Xhelili në qeverinë tonë, pasaportat u a shpërndau vetë ish presidenti I Republikës,  Mejdani gjatë një vizite në Sofje. Në raste vdekje shteti bullgar dorëzonte pasaportën e atij që ndërronte jetë në ambasadën shqiptare. I tillë ishte rasti me piktoren e mirënjohur në Bullgari, Lika Janko, e lindur në Sofje në vitin 1928. Babai I saj, Llazar Janko ishte larguar nga Grabova e Sipërme dhe ishte vendosur në Bullgari në vitin 1911. Pas vdekjes Lika la një koleksion shumë të pasur me piktura, nga të cilat ambasadori Xhelili mundi ti shkëpusë komisionit të krijuar për ndarjen e kësaj pasurie, 15 piktura të kësaj piktorje, të cilat u bënë pronë e Galerisë tonë të Arteve. Për këto veprimtari në fushën e kulturës në vitin 2004 Avni Xhelili është shpëllur në Rusi “Mecenat” nga Fondacioni  Bamirës “Mecenatët e Shekullit”.

Avni Xhelili, si profesor i gjuhësisë, autoritet shkencor, diplomat i përkushtuar,me prioritet interesat e afirmimin  e vendit e problemeve të Ballkanit, intelektual modest i edukuar me vlera humane, i ka ngjitur shkallët e karierës tij me punë, djersë e përkushtim. Në cdo hap të jetës dhe punës së tij me theks ka qënë qartësi e mendimit dhe këmbëngulja stoike për realizimin e objektivave të ndërmarra.

Këto karakteristika kanë njerzit e Grabovës dhe të krejt trevës. Ai u lind, u rrit dhe u shkollua në një shtrat të dalluar për punë e patriotizëm, ku pluari I bujkut kur lëron tokën nxjerr prej andej gëzhoja të luftës,ku me sytë e veshët e mendjes dëgjohet zëri i gjyshit të tij, patriotit Mahmud Xhelili, i xhaxhait të tij dëshmor i luftës NaCl, Skënder Xhelili. Kur kujton Grabovën nuk ke se si të mos kujtosh shpiksin e karafiles shqiptare, armëtarin e Ali Pashë Tepelenës Ali Harkova (Grabova), apo plejadën e mëvonëshme, Selman Ajazin, Shyqyri Kardhashin, Nexhip Xhelilin, Niaz Senen etj.të cilët kanë vendin e tyre në të gjitha zhvillimet. Avni Xhelili është modeli briland i intelektualit të kompletuar e të përkushtuar, ku sot, më shumë se kurrë ka nevojë të ndiqet shëmbulli i tij në arsim,shkencë, diplomaci. Me punën e përkushtimin e tij, Avniu ka lartësuar veten me shumë modesti, në peidistalet e kohës, familjen, trevën Universitetin dhe krejt rrethin e Gramshit.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT