E enjte, 28.03.2024, 10:16 PM (GMT)

Kulturë

Jusuf Zenunaj: Degët e një lisi

E diele, 30.06.2019, 07:46 AM


DEGËT E NJË LISI

Socialistë e demokratë

degët e një lisi,

në demokraci u ndanë

për jetë nga komunizmi.

Rrugës morën n'thua

tash e tridhjetë vjet,

kur njëra palë qeversiê

tjetra stuhisë i ngjet.

Kush nën çadër e në rrugë

thërret : " rroftë demokracia"

tjetri ; " shpëtimtare është Rilindja",

me ne në Europë Shqipëria.

J.Z. , Dilbeek, më 29 qershor 2019

P E K

Me parti e me varfëri

nê Ballkan jemi të parêt,

korrupcioni e mashtrimi

natën shtohet, ditën s'ndalet.

Me P E K - ën " lind "shpresa

se e mira po na vjen

edhe kjo sikur simotrat

shton të mirën për këtë vend.

J.Z. , më , 29 qershor 2019


ËNDRRA SHTERPË


Ëndrra e dashakëqinjeve

shterpë doli sot,

populli syçelë,

topin e së keqes

nuk e hodhi  dot.

Zgjedhje e moszgjedhje

në ditën e kësaj date,

dështuan ata

që prisnin vëllavrasje


J.Z. 30 qershor 2019



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora