| E shtune, 29.06.2019, 09:04 AM |
Satirike
ORËT
E
KRIZËS
DEMOKRATIKE
Shpërthyen
të zëshme
Me
vrulle patriotike
Orët
e krizës
Demokratike
Ngarendën
të shfrenuara
Gjithandej
me fatalizëm
Dje
të përgjumurat
Në
komunizëm
I
“mirëpritëm” orët
E
dhembjes krenare
Nëpër
protesta
Nëpër
trotuare
Nëpër
Kuvende
Me
grushte e karrige
Përveç
zjarrvënies
N’objekte
publike
Po
sot si duken
Të
lumet medet
E
kanë humbur rrugën
Në
oborr të vet
Me
zor i ngatërrojnë
Hapat
maratonike
Orët
e krizës
Demokratike!
Sevdail Hyseni
(Karikatura e huazuar nga Bujar Kapexhiu)