E marte, 23.04.2024, 04:15 PM (GMT+1)

Editorial » Ukaj

Ndue Ukaj: Degradim!

E shtune, 29.06.2019, 08:47 PM


Degradim!

Nga Ndue Ukaj

Shqiptarët, më shumë se kurrë sot kanë nevojë të ndalen dhe të mësojnë nga personalitet kombëtare, nga të tillë që vërtet treguan dashuri për Shqipërinë. E Konica qe një i tillë. Ai qëmoti na këshilloi:

“Të përpiqemi me të gjitha forcat tona të shërojmë shqiptarët nga dashuria për individët. Ata duhet të mësojnë të duan Shqipërinë – jo për t’i bërë qejfin këtij apo atij shqiptari.” (Albania, korrik 1898)

Shqiptarët sot janë përballë një rrëmujë të vërtetë politike dhe mendimet e Konicës mund të shërbejnë si ilaçe në këto ditë të nxehta, kur politika shqiptare është shpërfytyruar dhe po bënë garën e radhës idiote; garë kjo që nuk ka të bëjë asgjë me demokracinë dhe shtetin normal.

Shqiptarët sot nuk duhet të gabojnë, siç kanë gabuar shpeshherë në histori, që për hir të dashurisë ndaj individit, t’i hapin portat e turpit për Shqipërinë.

Shqiptarët sot nuk duhet të dëgjojnë as broçkullat e partizanëve politikë, të djathtë e të majtë, e as të zgjatimit të tyre në media, që për hir të dashurisë ndaj individit janë të gatshëm të ndihmojnë në hapjen e portave të mjerimit dhe të turpit për Shqipërinë.

Përballë këtij realiteti kaq të zymtë politik, të paktë janë ata shqiptarë që nuk ndihen të turpëruar dhe të poshtëruar deri në palcë për degradimin kaq të madh që i kemi bërë vetvetes, për shkak të batakçinjve dhe idiotëve të shumtë në politikë, që kanë qelbë çdo gjë dhe e kanë deformuar e errësuar fotografinë e kombit tonë.

Prandaj, njerëz, ndaluni sa nuk është bërë tepër vonë, thirreni arsyen dhe mësoni nga historia dhe këshillat e vlefshme:

“Demokracia është dialog dhe dialogu hap portat e paqes”, ka këshilluar nobelisti i madh Octavio Paz.

Të gjitha rrugët tjera, nuk janë në funksion të paqes, drejtësisë dhe përparimit.

Një Shqipëri e tillë, nuk meriton nder, respekt dhe vlerësim ndërkombëtar.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora