| E premte, 28.06.2019, 08:13 PM |
Kriza identitare turke e greke
Nga
Gani Mehmetaj
Turqia
e Greqia ende kanë probleme identitare. Greqia me gjysmën e popullatës jogreke
është përpjekur që këtë shpërpjesëtim ta plotësojë me nacionalizëm shtetëror
grek dhe me ortodoksizmin mesjetarë që e shpallen fe zyrtare. Kisha ishte
shteti dhe shteti ishte kisha. Je ortodoks, je grek, e kanë trumbetuar elitat
politike e shtetërore, kur popullatën nuk kanë arritur ta bindin se janë grek,
sidomos popullatën arbëreshe katolike të ritit bizantin. Me terror e masakra e
kanë bërë homogjenizimin e kombit e spastrimin etnik. Dhe ky homogjenizim i
dhunshëm pati pasoja gjatë historisë. Luftërat civile, përplasjet deri në
shfarosje brenda greke, gjenocidi ndaj shqiptarëve të Çamërisë e kanë tronditur
Greqinë.
Mbi
rrënojat e Perandorisë turke e ka ndërtuar kombin edhe Turqia, duke ndjekur
modelin e kombit mbi fenë, megjithëse armenët e krishterë i shfarosi. Ataturku
ka bërë shartim të çoroditur të shumë kombeve në Azinë e vogël. Mbi traditën
osmane-arabe, të shartuar me alfabetin latin e kulturën e huazuar evropiane është
krijuar kombi artificial turk, ku islami i fuqishëm e ka ndjerë vetën të
nëpërkëmbur. Tradita e islamit nuk është pajtuar asnjëherë me këtë blasfemi,
prandaj sot po ua kthen goditjet laikëve. Luftërat civile e grusht shteti i
ushtarakëve mu si në Greqi e kanë goditur në mënyrë ciklike edhe këtë shtet.
Mu
si grekët edhe Turqia gjysmën e popullatës i ka joturke. Është një përzierje
kombesh si askund tjetër në Evropë e në Azi.
Greqia
e Turqia u bënë shtete duke shkrirë shqiptarët etnike në Greqi dhe shqiptarët e
shpërngulur në Turqi.
Sipas
modelit (mosntres) turke-greke po vepron edhe Maqedonia veriore: në territorin shqiptar e bëri shtetin sllavë, me
një komb të sajuar pas vitit 1945.
Shqiptarët
në Gadishullin Ilirik ende janë të ndarë në pesë shtete.