E marte, 23.04.2024, 09:59 PM (GMT+1)

Editorial » Mehmetaj

Gani Mehmetaj: Kriza identitare turke e greke

E premte, 28.06.2019, 08:13 PM


Kriza identitare turke e greke

Nga Gani Mehmetaj

Turqia e Greqia ende kanë probleme identitare. Greqia me gjysmën e popullatës jogreke është përpjekur që këtë shpërpjesëtim ta plotësojë me nacionalizëm shtetëror grek dhe me ortodoksizmin mesjetarë që e shpallen fe zyrtare. Kisha ishte shteti dhe shteti ishte kisha. Je ortodoks, je grek, e kanë trumbetuar elitat politike e shtetërore, kur popullatën nuk kanë arritur ta bindin se janë grek, sidomos popullatën arbëreshe katolike të ritit bizantin. Me terror e masakra e kanë bërë homogjenizimin e kombit e spastrimin etnik. Dhe ky homogjenizim i dhunshëm pati pasoja gjatë historisë. Luftërat civile, përplasjet deri në shfarosje brenda greke, gjenocidi ndaj shqiptarëve të Çamërisë e kanë tronditur Greqinë.

Mbi rrënojat e Perandorisë turke e ka ndërtuar kombin edhe Turqia, duke ndjekur modelin e kombit mbi fenë, megjithëse armenët e krishterë i shfarosi. Ataturku ka bërë shartim të çoroditur të shumë kombeve në Azinë e vogël. Mbi traditën osmane-arabe, të shartuar me alfabetin latin e kulturën e huazuar evropiane është krijuar kombi artificial turk, ku islami i fuqishëm e ka ndjerë vetën të nëpërkëmbur. Tradita e islamit nuk është pajtuar asnjëherë me këtë blasfemi, prandaj sot po ua kthen goditjet laikëve. Luftërat civile e grusht shteti i ushtarakëve mu si në Greqi e kanë goditur në mënyrë ciklike edhe këtë shtet.

Mu si grekët edhe Turqia gjysmën e popullatës i ka joturke. Është një përzierje kombesh si askund tjetër në Evropë e në Azi.

Greqia e Turqia u bënë shtete duke shkrirë shqiptarët etnike në Greqi dhe shqiptarët e shpërngulur në Turqi.

Sipas modelit (mosntres) turke-greke po vepron edhe Maqedonia veriore: në  territorin shqiptar e bëri shtetin sllavë, me një komb të sajuar pas vitit 1945.

Shqiptarët në Gadishullin Ilirik ende janë të ndarë në pesë shtete.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora