Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Astrit Lulushi: Atdhetarizëm ideal

| E enjte, 27.06.2019, 07:13 PM |


Atdhetarizëm ideal

Nga Astrit Lulushi

Çdo gjë është fallco; njeriu, jeta, tani edhe natyra nuk është vetja. Të gjitha janë ndryshe nga ç’ishin kur filluan, të gjitha bëjnë të kundërtën e asaj që duhej të bënin. Por devijimin më të madh e ka pësuar njeriu....njerëzimi, sepse ç’është populli, veçse një njeri i shumëzuar? Mendësia e njërit është e të gjithëve, dhe anasjelltas.

Është kjo arsye që një udhëheqës tërheq rreth vetes simpatizantë të shumtë dhe janë këta të fundit që e shtynë udhëheqësin e tyre drejt çmendurisë a ndonjë realiteti tjetër.

Përsëri politikanët kanë vendosur të luajnë kardën e zgjidhjes së krizës në minutën e fundit. Në gjithë këtë gjurulldi, janë turmat partiake të vetmet që besojnë se kjo është përplasje e vërtetë, dhe populli do të shërohet si me placebo, ndërsa koha dhe vëzhguesit mjaftohen me qëndrimin asnjanës.

Shqiptarët jashtë në Diasporë janë ata që i ndjekin këto zhvillime me ankth; ky fakt i bën ata të shihen si idealistë me kuptimin e vërtetë të fjalës, pa interes personal a pasurie në atdheun e mbetur në duart e atyre që luajnë me ‘të derisa ta mbysin fare