E enjte, 28.03.2024, 08:39 PM (GMT)

Mendime

Dedë Preqi: Edi Rama po ndërton një monizëm të ri në Shqipëri!

E enjte, 27.06.2019, 08:09 PM


Edi Rama, arkitekt i shkatërrimit të demokracisë, që po ndërton një monizëm të ri në Shqipëri !

Nga Dedë Preqi

Njeriu pa virtyte njerëzore, nuk mund të jetë protagonist i merituar në udhëheqjen e pushtetit njerëzor, i cili edhe nëse ushtron pushtet pa përpunuar etikën përkatëse, dukuria e pushtetit e merr peshën e vet që rrjedh prej tij, duke përdorë një pushtet të gabuar dhe duke lënë vullnetin e popullit anash. Dhe e gjithë kjo, nënkupton se pushteti duhet të mbërrijë te zotërimi në një kuptim më të gjerë të fjalës, dhe duke mbetur në marrëdhënie të shëndosha me qytetarët dhe në shërbim të tyre.

Pushteti  në demokraci, është kryefjala e kuptimit më të lartë e ushtrimit të pushtetit në një shoqëri demokratike, por në qoftëse pushteti keqpërdoret dhe ushtrohet në konceptin klanor dhe të karakterit individual, sikur në monizëm, një praktikë e tillë i afrohet gjithnjë e më tepër regjimëve të egra, që herëdo kurdo do shdërrohen në një gjendje alarmante, në të cilën të gjitha marrëdhëniet shoqërore e politike, por edhe ekonomike do të përfshihen në një kaos të përgjithshëm dhe me pasoja.

Shqipëria dhe populli shqiptarë e përjetojë një gjendje të tillë dhe të izoluar nga bota demokratike, që ishte vendi më i përsekutuar dhe i shtypur nga komunizmi i Enver Hoxhës, me ç’rast ky popull i ka tejkaluar të gjitha ato vuajtje e tragjizma nga ajo diktaturë çnjerëzore dhe tani si një lloj mbeturine e saj, po i vardiset përsëri edhe sot me regjimin e kryesocialistit Edi Rama, si një lloj monizmi i ri, që po ia zë frymën këtij populli dhe nuk e lejon këtë vend dhe këtë popull të e merrë të mbarën e vet.

Është rrezik dhe shëmtim shoqëror e kombëtar, nëse një shoqëri njerëzore varet nga arroganca e një grupi të njerëzve të pa ndërgjegjshëm, apo individëve që pushtetin dhe shtetin e kanë kapur dhe e konsiderojnë pronë të tyre, sikur Edi Rama në Shqipëri dhe Hashim Thaçi, në Kosovë, duke lozur me fatin njerër dhe kombëtar, me çrast populli duhet ta kuptoj njëherë e përgjithmonë se të tillët janë zgjedhë gabimisht, dhe nuk e meritojnë të qeverisin dhe të drejtojnë këtë popull në vijim.

Edi Rama dhe pushteti « ramist » , si një kënd i vequar i krimëve dhe aktrimëve të tij monotone me pushtetin shqiptarë, i cili tani për tani është në shënjestër të të gjitha kamerave dhe mediumeve të botës për një kaos të brendshëm politik dhe ekonomik, i cili me vetëdije po e përmbys rendin e gjërave dhe shoqërinë demokratike në këtë vend, duke i dhënë vetës të drejtë dhe klanit të tij socio-monist, që të vazhdojë formën dhe modelin e tij të njejtë, për të realizuar qëllimet e veta egoiste, duke e zbrazë  Shqipërinë nga rinia në mungesë të përspektivës dhe mirëqenjës qytetare.

Shqipëria një vend i bukur me bukuritë e saj që e mahnisin botën njerëzore, ajo po shdërrohet sot me vendet më të njohura të botës së krimit dhe drogës, ku kriminelët dhe trafikantët e drogës amnistohen dhe nuk gjykohen në bazë të ligjeve përkatëse, sepse vetë pushteti i brendshëm ka gjasa të jetë i lidhur me këto histori të shëmtive njerëzore, me ç’rast ekzistojnë dhe alarmime të shumta nga rajoni dhe vendet e ndryshme evropiane, duke vlerësuar Shqipërinë si një Kolombi e dytë e kësaj dukurie negative dhe të  rrezikshme.

Sot Shqipëria po lëngon nga një rrëmujë e pandalshme e protestave të qytetarëve të vendit, që nuk janë të kënaqur me sjelljet dhe udhëheqjen e pushtetit aktual të Edi Ramës, i cili në këtë mënyrë po e tregon fytyrën e vërtetë të një përbindëshi, që nuk është i aftë të udhëheqë vendin si duhet, por me tekët e tij « ramsite », sikur tenton ta ndërtojë një model të ri të pushtetit « monist », në mesin e demokratëve dhe demokracisë së këtij vendi.

Është lehtë të bëhësh arkitetkt dhe artist i shkatërrimit të vendit tënd, por a jemi të guximshëm dhe të denjë të bëhemi arkitekt i ndërtimit dhe zhvillimëve të vendeve tona për të vendosur dhe realizuar shtetin modern, ku qytetarët e këtyre vendeve të ndjehën të lirë dhe të gatshëm në kryerjen e detyrave të veta për të punuar në vendin e vet, por jo edhe në të kundërtën, sikur në Shqipëri dhe Kosovë, përshkak të qeverisjeve të dobëta që kanë shkakëtuar gjendje jo stabile ekonomike e sociale dhe për shkak të pa punësisë, qytetarët e këtyre dy vendeve detyrohen dhe bëhën të gatshëm të ikën në çdo moment nga vendi i tyre.

Edi Rama në Shqipëri ishte një piktor i mirë, por mesazhin e vet të piktorit e shdërroi në arkitekturë politike, jo për tu dalluar i sukseshshëm në këtë profesion, por për tu dalluar si djallëzor dhe për të tejkaluar kuptimin e konceptit të pushtetit demokratik, duke kaluar në anarki dhe në monizëm të ri, të cilin do ta kishte edhe trashigi...

30 Qershori, si një datë e paraparë zgjedhore në Shqipëri, e cila datë është propozuar nga PS, dhe klani i saj në krye me Edi Ramën, por që është anuluar nga presidenti i vendit, rrethanat janë të lloj-llojshme, sepse kjo parti është e gatshme të manipulojë në çdo kohë me votat e qytetarëve të vendit, por duhet të kuptojmë një gjë, se çka thotë në tërësi sovrani i popullit, pa iu cënuar dhe pa iu trazuar vullneti i tyre, nëse duhet të kemi zgjedhje të lira dhe demokratike, përndryshe sipas kryeneqësisë Edi Rama,  Shqipëria mund të kalojë në një fazë të rrezikshme nga eskalimet e dhunës dhe mos të thëmi deri te ndonjë shpërthim dhe trazirë e pa parë qytetare.

Kriza e shqiptarëve duket se po vrapon drejt ngjarjeve të pa këndshme, e cila nuk duhet ta merr epitetin e përkufizimit si katastrofë shqiptare, sepse shqiptarët nuk janë të gjithë të një mendësie dhe të një politike, por duhet ta kemi të qartë se prej kësaj ngjarje nuk do të përfitojë askush dhe as Edi Rama kurrsesi, si një piktor i famshëm në pikturë, por një arkitekt i keq në politikë, i cili duhet të ndjehet përgjegjës për frymën e vepres së shëmtuar dhe historinë e saj pa ndonjë vlerë shoqërore dhe as njerëzore.



(Vota: 10 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora