E premte, 19.04.2024, 07:20 PM (GMT+1)

Shtesë » Lajme

Bashkimi familjar në Britaninë e Madhe, si realizohet, çfarë dokumentesh duhen

E marte, 19.06.2007, 07:40 PM


Të gjithë shtetasit shqiptarë gëzojnë të drejtën për të kryer një vizitë turistike në Angli. Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë përfiton nga rasti për të sqaruar këto hollësi për çdo shtetas shqiptar që është i interesuar për të kryer një vizitë të tillë, duke u drejtuar për çdo hollësi pranë Zyrës së Vizave të kësaj ambasade. Ashtu si në të gjitha ambasadat e tjera në vendin tonë, edhe në këtë rast, për t’u pajisur me një vizë turistike duhet të paraqiten një sërë dokumentesh, për të cilat është shumë e rëndësishme që të jenë origjinale ose të noterizuara nga një noter në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas zyrtarëve të Ambasadës Britanike, e njëjta procedurë ndiqet edhe për individë, të cilët janë të interesuar për të kryer një udhëtim pune apo për arsye biznesi në këtë vend. Aplikimi për vizë, së bashku me dokumentet mbështetëse, duhet të paraqitet në Zyrën e Vizave rreth katër javë para datës suaj të udhëtimit. Në rast të kundërt, Zyra e Vizave nuk do të ketë mundësi që të shqyrtojë aplikimin tuaj në kohën e duhur. Lidhur me këtë çështje, Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë u tërheq vëmendjen të gjithë aplikantëve për viza të ndryshme, se ata duhet të mbajnë parasysh të gjitha oraret dhe afatet e paracaktuara në formularët për aplikimet e ndryshme dhe të jenë korrektë me oraret e takimeve në ambasadë.

Vizë për bashkim familjar/martesë/fejesë
Përveç aplikimit për vizë turistike apo biznesi, shtetasit shqiptarë kanë të drejtë që të aplikojnë pranë Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar edhe për viza që kanë lidhje me bashkimin familjar. Dokumentet që kërkohen për aplikimin për vizë fejese, si i/e martuar, si EEA, apo për bashkim familjar, duhet të paraqiten pranë Ambasadës Britanike në Tiranë në adresën: “Ambasada Britanike tel: 00 355 4 234 973/4/5;
Rruga “Skënderbej” Nr. 12 fax: 00355 4 247 697. Si dhe në adresën e internetit, Tiranë e-mail: visaenquiries.tirana@fco.gov.uk. Çdo shtetas shqiptar që kërkon të dijë më shumë në lidhje me llojet dhe pagesat e aplikimeve për në Britani, mund të marrë një informacion më të detajuar edhe në faqen e internetit të Ambasadës Britanike në Tiranë www.uk.al. Po kështu edhe për këtë lloj aplikimi, dokumentet që duhet të paraqiten nga çdo aplikant duhet të jenë origjinale ose fotokopje të përkthyera në anglisht dhe të noterizuara. Edhe dokumentet që vijnë nga Mbretëria e Bashkuar duhet të jenë origjinale ose të noterizuara nga një noter në Mbretërinë e Bashkuar.

Rregulla dhe udhëzime të përgjithshme

I. Dokumentet për vizë turistike apo biznesi

1- Një formular të plotësuar (VAF 1), 2 fotografi, të cilat nuk duhet të jenë më të vjetra se 6 muaj nga dita e aplikimit.
2- Pasaportë e vlefshme minimumi 6 muaj nga dita e aplikimit.
3- Certifikate personale dhe e trungut familjar të aplikantit, me vulën e prefekturës dhe të Ministrisë së Jashtme.
4- Ftesë nga sponsori (personi tek i cili synoni të shkoni në MB) origjinale. Ftesa pranohet kur paraqitet personalisht nga aplikanti (nuk është e nevojshme që ftesa të dërgohet në ambasadë).
5- Kopje të noterizuar në MB të pasaportës së sponsorit tuaj. Në rast se sponsori nuk është qytetar britanik, aplikanti duhet të paraqesë statusin e emigracionit (IND) të sponsorit origjinal ose kopje të noterizuar. Në rast se sponsori është i pajisur me vizë, të paraqitet kopja e noterizuar e vizës ose shtyrja e saj. Në rast se sponsori zotëron Dokument Udhëtimi, të paraqitet kopja e noterizuar.
6- Evidencë e gjendjes financiare të sponsorit si llogari bankare të tre muajve të fundit apo depozita të kursimeve të sponsorit në rast se ai/ajo do të mbulojë shpenzimet e vizitës tuaj.
7- Kontratën e banesës së sponsorit tuaj në Mbretërinë e Bashkuar.
8- Dëshmi të korrespondencës së mbajtur ndërmjet sponsorit dhe aplikantit që nga periudha e njohjes. Korrespondenca mund të paraqitet në formën e letrave, faturave të detajuara të telefonit nga MB, fakse ose e-maile të shkëmbyera ndërmjet sponsorit dhe aplikantit, si dhe fotografi të përbashkëta.
9- Nëse jeni i punësuar duhet të paraqisni letër nga punëdhënësi juaj, ku të cilësohet pozicioni i punës, koha e fillimit të saj, paga mujore dhe leja nga punëdhënësi për periudhën që do të vizitoni MB-në.
10- Nëse jeni i vetëpunësuar ju duhet të paraqisni dokumentet e regjistrimit të aktivitetit tuaj pranë Dhomës së Tregtisë, ose një fotokopje të noterizuar të licensës së biznesit.
11- Nëse jeni nxënës/student duhet të paraqisni vërtetim nga shkolla ku studioni.
12- Dëshmi personale që keni fonde të mjaftueshme për të përballuar shpenzimet e udhëtimit dhe qëndrimit në MB. Nëse këto shpenzime do të përballohen nga ju personalisht, atëherë duhet të paraqisni një nga dokumentet e mëposhtme:
a)- Fotokopje të librezës personale ose familjare të kursimeve.
b)- Nëse zotëroni prona apo jeni trashëgimtari legjitim i tyre, paraqisni dokumentet
përkatëse.
13- Në rast se ju dhe sponsori jeni të lidhur me lidhje gjaku si p.sh, fëmijë, dajë, hallë, kushëri etj., ju duhet të paraqisni certifikata (lindje, vdekje, martese), me anë të të cilave provohet kjo lidhje midis jush.
14- Në rast se ju do të udhëtoni si turist në MB, duhet të paraqisni një rezervim hoteli si dhe rezervim të biletës së udhëtimit.
15- Pagesa e tarifës së vizës bëhet në momentin e aplikimit.
16- Pagesa e tarifës së vizës bëhet vetëm në LEKË shqiptarë.

II Rregullat për aplikim për vizë fejese
• Sponsori (partneri) juaj duhet të jetojë në Mbretërinë e Bashkuar dhe nuk duhet të ketë kufizime në qëndrimin e tij/saj atje (leja e qëndrimit të jetë e përhershme).
• Viza si i/e fejuar ju jep të drejtën të qëndroni në MB për 6 muaj pa pasur të drejtë të punoni. Pasi të martoheni ju mund të aplikoni për të shtyrë lejen e qëndrimit tuaj në MB në Zyrën më të afërt të Emigracionit ose Ministrinë e Brendshme në MB.
• Ju duhet të planifikoni të martoheni brenda një afati kohor të arsyeshëm (është e këshillueshme brenda gjashtë muajve).
• Ju duhet të jeni të lirë të martoheni
• Ju duhet të planifikoni të jetoni së bashku.
• Sponsori duhet të ketë të ardhura të mjaftueshme për t’ju mbështetur financiarisht.
• Sponsori juaj në MB duhet të ketë mbushur 18 vjeç, nëse jo aplikimi juaj nën këtë kategori nuk mund të pranohet.
• Ju duhet të keni akomodim të përshtatshëm për të jetuar së bashku ose një plan të qartë për të ardhmen ku të sigurohet akomodimi juaj.

III. Rregullat për vizë si bashkëshort/ bashkëshorte
• Viza si bashkëshort/bashkëshorte ju jep të drejtën të qëndroni në MB për 2 vjet. Përpara përfundimit të afatit të vizës ju duhet të merrni informacion në Ministrinë e Brendshme Britanike ose në Zyrën më të afërt të Emigracionit për të aplikuar për shtyrje të lejes së qëndrimit në MB.
• Ju keni të drejtë të punoni në MB me këtë lloj vize.
• Sponsori dhe ju duhet të jeni në gjendje të mbështesni financiarisht veten tuaj dhe ata që varen prej jush pa marrë fonde publike.
• Ju duhet të keni akomodim të përshtatshëm për të jetuar së bashku ose një plan të qartë për të ardhmen ku të sigurohet akomodimi juaj.
• Sponsori juaj në MB duhet të ketë mbushur 18 vjeç, nëse jo aplikimi juaj nën këtë kategori nuk mund të pranohet.
• Sponsori juaj duhet të jetojë në Mbretërinë e Bashkuar dhe nuk duhet të ketë kufizime në qëndrimin e tij/saj atje (leja e qëndrimit të jetë e përhershme).

IV. Rregullat për vizë për bashkim familjar
*Kualifikohen për këtë kategori bashkëshorti/bashkëshortja dhe fëmijët e personit që ka lidhur martesë dhe fëmijët e të cilit kanë lindur para largimit të tij/saj në MB dhe që gjithashtu ka fituar statusin e refugjatit me qëndrim të përhershëm të njohur nga Ministria e Brendshme Britanike.
*Kjo vizë lëshohet deri në afatin e skadencës së pasaportës me nënshkrimin: leje e përhershme qëndrimi në MB.
*Aplikimi për këto raste është pa pagesë, por në rast se fëmija/fëmijët kanë lindur pasi personi është larguar nga Shqipëria atëherë ky aplikim është me pagesë.

V. Rregullat për vizë si i/e fejuar apo si bashkëshort/bashkëshorte me një shtetas të Bashkimit Europian rezident në MB.
• Sponsori juaj në MB duhet të ketë mbushur 18 vjeç, nëse jo aplikimi juaj nën këtë kategori nuk mund të pranohet.
• Sponsori në MB kur jeni të fejuar duhet të paraqesë “residence permit” të lëshuar nga Ministria e Brendshme Britanike posaçërisht për rastet kur një shtetas i Bashkimit Europian rezident në MB i/e fejuar dëshiron të sponsorizojë një shtetas jashtë BE-së me qëllim martese në MB.
• Në rast se jeni të fejuar me shtetas të BE-së, aplikimi është me pagesë.
• Në rast se jeni të martuar me shtetas të BE-së, aplikimi juaj është pa pagesë.
• Viza si i/e fejuar apo si bashkëshort/bashkëshorte me një shtetas të BE-së ka afat 6-mujor.
• Në rast se jeni të martuar keni të drejtë pune në MB, në rast se jeni të fejuar nuk keni të drejtë pune në MB.
• Përpara përfundimit të afatit të vizës ju duhet të merrni informacion në Ministrinë e Brendshme Britanike ose Zyrën më të afërt të Emigracionit për të aplikuar për shtyrje të lejes suaj të qëndrimit në MB.

VI. Dokumentet që duhet të paraqiten në të gjitha rastet e mësipërme.
• Një formular të plotësuar (VAF2), 2 fotografi jo më të vjetra se 6 muaj nga data e aplikimit.
• Pasaportë e vlefshme minimumi 2 vjet.
• Certifikatë lindje të aplikantit dhe certifikatë lindje të sponsorit me vulën e prefekturës dhe Ministrisë së Jashtme për shtetasit shqiptar.
• Në rast se jeni të martuar certifikatën e martesës.
• Certifikata e vdekjes ose e divorcit të burrit/gruas së mëparshme (nëse ndonjëri prej jush ka qenë i/e martuar më parë) si dhe vendim gjykate për divorcin.
• Letër nga punëdhënësi i sponsorit në MB duke dhënë hollësi në lidhje me pozicionin e punës, rrogën etj.
• Faturat e marrjes së rrogave të tre muajve të fundit të sponsorit në MB.
• Llogari bankare të sponsorit që tregojnë hyrjet dhe daljet financiare të 6 muajve të fundit.
• Dokumente të kursimeve të tjera që mund të ketë sponsori ose ju.
• Kontrata e qirasë së banesës, ose dokumentet e kredisë me të dhënat e pasurisë, të sponsorit në MB.
• Prova konkrete të korrespondencës së mbajtur midis jush dhe sponsorit si fatura telefoni të detajuara, letra, fotografi, kartolina, e-maile etj.
• Në rast se ju keni qenë më parë në MB duhet të paraqisni prova të qëndrimit tuaj atje nga Autoritetet e Emigracionit si: IND, Refuzim ose Apel.
• Në rast se aplikoni për Bashkim Familjar statusin e refugjatit të sponsorit në MB.
Pagesa e tarifës së vizës bëhet në momentin e aplikimit.
Pagesa e tarifës së vizës bëhet vetëm në LEKË shqiptarë.
Lista e tarifave të vizave është e publikuar në stendën e ambasadës.
Tarifa nuk rimbursohet pavarësisht nga rezultati i aplikimit.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora