Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Fatmir Ceci: Nje” komete e vogel” dashurie mes pluhurit te librave

| E enjte, 27.06.2019, 06:26 PM |


Nje” komete e vogel” dashurie  mes pluhurit te librave

(Recension per  Romanin  “Djaloshi qe  vinte nga pertej  detit” i autorit Gjergji Mihallari)

Ka  nje yllesi  arsyesh  se perse Romani  “Djaloshi vinte nga deti” i autorit Gjergji Miallari  duhet lexuar  .  Ne veshtrimin  e nje lexuesi  une  do te vecoja  disa syresh  me te  kapeshme me sy e gjykim  te pare ne siperfaqe e brendesi  te valezimeve te tij.

Motivi i romanit eshte nje riperseritje por dhe nje perqasje e re  individuale, nje ala –Romeo(shqiptar)  e  Zhuljete(italiane) ,nje   romance dashurie plot sakrifice  e veteflijim  tragjik.

Kryesisht leximi i ketij libri ikaperxen  kufijte “sa per qejf”   te kohes  se lire  apo te nje pikniku  natyror   ai duhet lexuar per vlerat e tij ideo- estetike dhe kulturore.

Ai te   inspiron , te ushqen  me ozon te shendetshem emocional  e  intelektual , te nxit  arsyen qytetare per veprime  jetesore qe te dashurosh   te Miren  dhe te urresh te Keqen.

Kur e lexon librin  ndjehesh i ngopur  nga  naracionidhe pjalmi I tij   artistik .  Prej elementve te   klimes  dhe alkimise se tij shpriti, zemra  dhe  intelekti   pesojne  ndryshime  komplekse transformimi.Ndjen  se brendshmi  qe atoshtysen televizin e te tjetersohen   ne  nje materie pozitive perjetimi  kunder  kaosit  e  stresit  te jetes se perditshme.

Autori  ia arrin qellimit  te tij social-estetik , e kthen  letren e bardhe  ne nje pyll  te mbjelle me gjethe   fjalesh te blerta  e  te  kuptimta .Ai krijon ne te  nje panorama   mesdhetare “ plot  re ndjenjash  qe mbartin  brenda  boren dhe shiun , dhe vetetimat, dhe henen ,dhe diellin”.

Lexuesi  shetit kendshem ne nje bote  sa reale  po aq idilike, sa te ashper  aq dhe romantike, sa fashiste aq dhe iluministe .sa  agresive aq dhe humane . Jane vitet  30 –te  te shekullit XX-te pragu i Luftes se Dyte Boterore  ne Greqi,Itali dhe Shqiperi.

Libri ne shfletimin  e tij faqe per faqe dhe rresht pas rreshti  rrezaton Drite me  plot  nuanca  impresioni dhe  intelekti.Kjo drite   nuk eshte thjesht  nje  montim llambash ,  por buron nga hidrimi   brenda  fjaleve, nga brenda logosit ,me nje rrezatim  diellor zemre.Fjalet te radhitura  neper  konstilacione figurash  letrare , shpesh jane metafora  fosforishente  qe depertojne  dhe ndricojne  edhe   skutat me te errta  te nenlekures se  lexuesit.

Autori  nuk  ben histori ,nuk tregon thjesht nje ngjarje reale,faktike  por e risjell ,  e rikrijon ate  per  qellimet e tij   artistike e ideore .Talenti i tij  te terheq  ne brendesi te krijimit, te josh qe te shpresosh,te duash  boten qe te rrethon me  te mirat e veshtiresite e saj.

Ai  beson  te Dashuria hyjnore  ndaj  dhe e evokon serisht ate  me bindjen se dhe sot  ajo egziston  mes nesh  me te njetin  shkelqim   ne  te Bukuren dhe te Miren e kesaj bote

Te vepra e autorit  rastesisht apo qellimisht   ravijezohen  qartas disa   menyra ,motive ,rregulla te  Poetikes  aristoteliane .Autori   levron qarte  ne fabul motivin e kahershem te rinjohjes.

Protogonisti  kryesor i romanit   Andrea,  sic do i ri ka nje njohje  letrare  per Dashurine  Universale  (me Kaisanine dhe Eleonoren e librave)  por   e rigjen ate  nje dite studentore   te zakonshme    tek vajza tipike e aristokracise italiane – Aurelia.

Ishte nje dashuri me shikim te pare” goditje  rrufeje “por vecse me shume  veshtiresi   dhe paragjykime realizimi. Rinjohja me e bukur  -thote Aristoteli eshte ajo me peripeci. .”Termeti I zemres   është më i madh sa ai i tokës”-rithekson autori.

Gjatë leximit të fabulës midis  të tjera cdokush i dallon lehtë tre pjesët antike  të saj ;  rinjohjen me anë të asyetimit simboliik ,peripicinë(konfliktin) e zhvillmit të lojës ,dhe katastrofën me pasojat shkatërrimtare dhe me zgjidhjen spirale.Pikën kulminate   romani  e arrin  në vetvrasjen  e Aurelias.  Një përsëritje shekspiriane , një tragjedi e re në një qytet  tjetër afër  Verones te dashurise .

Mihallari  e thurr  fabulen ne ate menyre e stil  sa te  sjell ngjarjet  dhe situatat te gjalla para syve . Kjo eshte nje dhunti,  aftesi  e  nje  Pasqyre-liber  te thyer ne  17 copa- episodesh.

Ne qender  te rrefimit  eshte  karakteri dhe  personaliteti kulturor ,etik dhe zakonor I njeriut te thjeshte.

Autori perqendrohet edhe ne detaje tek   loja  e personazheve dhe pershkrimi ipeisazheve duke  lene deri diku ne hije  qellimisht problemet dhe konfliktet  kryesore te kohes si fashizmi  dhe  prag  Lufta e Dyte Boterore.

Luften  italo -greke ne territoret e Shqiperise  nuk e shpjegon apo gjykon,por e perdor  si  detaj artistik, si artifice per  te  shtjelluar ,kompletuar e bere sa me intersant   intrigen e  tij.

Nje ide  tjeter  qe vetetin frikshem  ne qiellin e trishte  te librit   eshte dhe Perkohesia e  Jetes  individuale  perballe perjetesise hyjnore  .Si cdo njeri dhe Andrea  student  I talentuar  shqiptar, enderron dhe lufton per nje jete me te mire,por e pashmangshmja,  fatalja  ndodh  pa perfillur

” Egon“ e tij refraktare  . Pas Dashurise  se cmendur e te sinqerte me Aurelian vjen  zhgenjiimi  dhe mashtrimi I madh ,vjen Vdekja e amshuar . Cdo njeri ne kete bote,-ve ne dukje autori,eshte nje komete  e vogel  e paperfillshme  mes  pluhurit  te Kozmosit..dhe klithen ne shkretetire ,ne bosh“Sa zhgenjim…..!?,Por nuk ke force te ndryshosh ate qe  ndodh.Jemi te pazote ndaj fatit…diku te shkruar,diku te pashkruar….”

Por ne kete holokaust dhe kaos te moralit te shoqerise italiane  ne ate kohe  “Romeo” shqiptar  nuk dorezohet. Me nje  arkivol imazh  ne gjoks  ai vazhdon te jetoje.Frymemarrja e tij nuk ndalet.  Me dhimbje ne shpirt  I rikthehet  jetes dhe u  mbijeton sfidave  te saj.  Kjo ndodh  dhe  ne saj  te “ engjellit mbrojtes” Elenes gruas se tij  te mrekullushme  e fisnike  shqiptare.

Romani  rrjedh natyrshem dhe ti ndjen se  cdofjale dhe fjali  eshte e  mbushurme polenin e  jetes reale dhe romantike.   . Personazhet  dhe  ndodhite shpesh jane  ne komanden “Unit “ dhe naracionit  te autorit. Por  ndodhin dhe tradheti, lajthitje ,shmangie  te qellimshme e te paqellimshme.   Dikush syresh here- here    shpeton  nga  disiplina tutore  e koshiences se tij  dhe aratiset ne lirine e  inkoshiences   rebele,sepanatiste dhe surealiste.

Ne rastin e pare  mbi batice shfaqen dukshem   mendime  ide dhe  koncepte te qarte e domethenese , ne te dyten shfaqet emocioni,ndjesia dhe alucinacioni ekspresionist  Bashkejetesa  e tyre ne kohe dhe hapesire  e ben  romanin  nje ciftezim alegorik   toke –qiell ,trup e shpirt ,ajer dhe asgje.

Gjate leximit kuptohet lehte qe  autori  nuk e ka mare materialin nga   jeta e tij e perditshme  por ai e ka krijuar dhe ngjizur  nga  akumulimi I tij letrar e  kulturor ,nga hulumtimet e tij  personale  autodidakte.Ai perdor me sukses  tekniken e “zhvendosjes” .Shume prej pejsazheve,objekteve,personazheve nga albumi dhe ditari i jetes se tij te perditshmeI qep bukurne Kohen dhe Hapesiren e botes se  librit

Ai  shkruan   sipas artifakteve  te  gatshme  muzeale duke I gershetuar  e galvanizuar  me imazhe, e perfytyrime  te veta  virtuale

Natyrshem  zbret dhe hulumton  ne  boten e viteve 30-te  dhe mundohet ta rindertoje e  filmoje    me plot  sukses  aq sa  e ngrin  si spektator  lexusin mbi liber

Me plot kujdes e perpunon materialin   deri ne detaje   aq sa” Nje nga Nje I numeron  yjet dhe heren tjeter  Yjet I numeron nje  nga nje)  me tendece per te arritur persosmerine  e tij . Por  dhe kur ndodh ndonjehere  qe   gabon  dhe  hedh balte te paperpunuar  kjo nuk ja  shemton  bukurine  ,vete balta e zgjedhur  eshte  mineral I cmuar artistik.

Personazhet e perzgjedhur nga autori si Andrea,Aurelia,Lorencoja ,Xhuzepina,Elena,motrat,                                                familja etj, etj, dallohen qartas  nga vecorite  fiziologjike dhe diskursi I  tyre estetik . Shpesh  ata kane dhe  ngjashmeri   ,kane  te njetin  leksik ,te njetin  arsyetim e dediktim  psiko-filozofik,Pra  tipizimi dhe individualizmi I tyre e anashkalon disi impenjimin  dhe  kalibrimin  e vemendjes  krijuse.Pavaresisht nga kjo personazhet secili ne rolin dhe boten e vet bejne te mundur ne komletimin e  nje strukture  simpatike  e plot ornamente etiko-artistike te romanit.

Andrea eshte personazhi  me  I perkedhelur dhe me  I pervojtur  I autorit .Ai   lind rritet ,studion ,dashuron ,jeton dhe vdes  ne nje toke libri me  435   faqe .Brenda librit shpaloset  gjithe jeta  e tij   ose ndryshe ,kryesisht   permes tij  autori shpalos   gjithe  boten shpirterore te librit.

Autori beson se fjalet jane  plot tinguj dhe ngjyra,ngrohin shpirtin,percjellin dije dhe padituri “Yjet per te kendojne ,lulet lotojne,pikturat  flasin,lumi  ligjeron,shpirti qan,vajzat dallgezohen,koha fluturon guret e sokakut pershendesin,Shtepia  frymon kujtime,etj,etj” .Ai   kujdeset  qe ato te  sjellin  efekte  vizuale dhe muzikore,te   percjellin dije  e emocione mbreselense .Stili gjuhesor dhe  kompozimi i  tyre  me plot varacione  ben te mundur  harmonine  e   ritmit dhe ngjyrimeve   gjate  ligjerimit. Rreshtat me  fjale , shprehje dhe fjali   te radhitura bukur   jane shkallare komunikimi qe te japin mundesi te zbresesh deri ne thellesi  te mendimt  dhe te  ngjitesh ne  lartesi te imagjinates.

Stilin e rrjedhshem ,elokuent e meditativ   te librit e ben  me atraktiv  dhe  gershetimi   me elemente te figurshem te  poezise lirike dhe  esese  filozofike .

Te notosh ne thellesite  e rreshtave te ketij  libri  duhet te jesh nje lexues  amfib i mencur . Te duhet te mbash  gjate frymen qe te kapesh se fundmi koralet e mendimit.Avujt  qe buisin  nga terminalet  e figurave  letrare  shpesh   te dehin vetedijen,te zhvillojne imagjinaten   deri ne krijimin e  nje botete brendshme  transi plot sensacione.

Gjithshka  ne liber zhvillohet ne  sinteze  e antiteze te jetes dhe vdekjes, botes se re dhe botes  se vjeter. Faqet e tjera  te   ketij libri-simbioze   vazhdojne te shtohen dhe   te shkruhen  dhe sot   ne jeten tone te perditshme.

Kjo eshte dhe nje arsye tjeter  se “ Perse duhet ta lexoni kete liber!?”

FATMIR CECI

Drenove-Korce