Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Homazh për Ramadan Asllanin

| E merkure, 26.06.2019, 08:05 PM |


HOMAZH PËR RAMADAN ASLLANIN

(15.VI. 1957 - 26. VI. 2019)

Nga Prend Buzhala

Ndërroi jetë Ramadan Asllani gazetar, publicist, poet, mësimdhënës. Është autor nga komuna e Ferizajt, i cili ka botuar disa libra me karakter monografik historik e dokumentar, autor i vëllimeve poetike, filmash dokumentarë etj. U mor edhe me shkrime kritiko-letrare. Gjatë dekadave të pasluftës kishim rast të ishim së bashku në shumë veprimtari kulturore. E kishim edhe në Klinë, me kumtesat e tij për vepra të botuara të autorëve klinas. Intelektual me profil të shumanshëm.

Miqve krijues, komunitetit të medieve, e sidomos familjarëve, ju shprehim ngushëllime!

Me këtë rast zgjodha poezinë e tij që ia kushton mikut Bedri Hysa...

Pushoftë në paqe!

----------------------------

Ramadan Asllani:

LAMTUMIRË VARGU I SHARRIT!

(Bedri Hysës)

Kaloi vigun vargu i Sharrit!

Me polen lirik i hyri varrit.

Nga maja e deri në Grykë,

Këmbëkryq në Kaçanik!

Lisi, tisi, plisi, fisi!...

Zakonisht vargjet i nisi,

Tokë e kokë s’maten me okë!

Lamtumirë - vargje e shokë!...