E shtune, 21.09.2019, 02:42 PM (GMT+1)

Kulturë

Prend Buzhala: Homazh për Rrok Berishën

E merkure, 26.06.2019, 07:52 PM


HOMAZH PËR RROK BERISHËN

(5. 8. 1956 - 26 qershor 2019)

Nga Prend Buzhala

Edhe një lajm i pikëllueshëm në Ditën e Sotme: shkoi në amshim gazetari, veprimtari e krijuesi letrar Rrok Berisha (5. 8. 1956 - 26 qershor 2019). Pas luftës, kishim një bashkëpunim domethënës në lëmin e letrave; po ashtu, ishim së bashku në nënshkrimin e Peticionit kundër rishikimit të historisë shqiptare nën mbikëqyrjen e autoriteteve shtetërore turke, e që u mirëprit e u mbështet fuqishëm nga shqiptarët.

1.

Isha redaktor i librit të tij poetik “Akuarelet e Shpirtit” (poezi, Shtëpia Botuese "Fishta" Prishtinë, 2014). Për këtë vëllim poetik,. ndër të tjera, kam shkruar:

"Vlera themelore artistike e poezisë së Rrok Berishës, përqendrohet tek nja tri aspekte: te rrëfimi poetik i situatave që i jetuam gjatë luftës e pas luftës, tek reflektimi artistik i qenies njerëzore në kohë e hapësirë, në situatat ekzistenciale e jetësore dhe, sidomos, tek ndërtimi i komunikimit artistik. Poeti këndon:

Asgjë s’është më e rëndë, sa tradhtia

Me tradhti, vret shpirtin

Më shumë se ta mbash e shtrydhesh në grusht

Më shumë se trupin të ma copëtosh,t’ua hedhësh bishave

Më shumë se damarët të mi helmosh me lëngë vrasës

Asgjë s’është...më e rëndë se tradhtia

Kur ti e bën duke përdhosur e shkelur

mbi besnikërinë time!

E pra, përgjatë gjithë vëllimit shquhen si një fill i kuq poetika e revoltës, e qëndrimit të fortë kritik e satirik, si dhe rikëndimi i tematikës së problemeve shoqërore, etike e kombëtare që na mundojnë."

2.

Në shënimet biografike për Rrok Berishën, shënohet:

"Është I lindur më 5. 8. 1956 në Gllogjan të Lugut të Baranit, Pejë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, gjimnazin në Prishtinë, studimet në FSHNM, për Biologji - Kimi. Gjatë shkollës së mesme boton vargjet e para poetike, në gazetën e shkollës dhe në revistën "Zëri i Rinisë". Gjatë studimeve ishte bashkëpunëtor aktiv i gazetës studentore “Bota e Re”. Nga viti 1978 – 1990 ka punuar gazetar në rtp ( RADIOTELEVITONIN E PRISHTINËS). Rroki ka bashkëpunuar intensivisht me QIK-un, gazetën “Bujku” dhe “Informatorin“.

Është njëri nga themeluesit e PSHDK-së.

Në vitin 1998 zgjidhet deputet i Parlamentit të Kosovës (për zonën e Lugut të Baranit, nga PSHDK-ja).

Ishte pjesëmarrës i drejtpërdrejt i organizimit dhe ndihmës se Luftës Çlirimtare në Kosovë – Lugun e Baranit.

Ishte drejtor për informim në Brigadën 131 të njësiteve operative të UÇK-së në Baran. Shtëpia e tij në Gllogjan Lugu i Baranit ishte bazë e aktiviteteve-kombëtare e politike.

Më 3 korrik 2010, jep dorëheqje nga të gjitha postet partiake dhe i perkushtohet krijimtarisë letrare dhe publicistikes."

3.

Vëllimet poetike:

“Ti aty mbush ujë”; “Kërkimi i vetvetes”; “Vetmia e udhëtimit”; “Larg e Afër”; “Shpirti i dritës së amshuar” ( poezi kushtuar Nënë Terezës, shqip- anglisht); “Akuarelet e Shpirtit” “Kujtimet e varura” dhe “Pesha e Hapit”.

Vëllimet publicistike:

“Krimbi në mollë”; “Bardh e Zi”; “Kukullat”; ”Shitësit e Mjegullës”; “Argatët e Dreqit”. “Letër Jo e Zakonshme” (memoare dhe pjesë ditari nga koha e kaluar dhe periudha e luftës); si bashkautor me Mikel Gojanin monografinë ”Anton Frrokaj - në piedestalin e përjetësisë”.

Ngushëllime familjarëve, të afërmve dhe miqve të tij krijues e gazetarë!

Pushoftë në paqe!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT