E diele, 15.12.2019, 11:59 PM (GMT)

Komente

Kastriot Myftaraj: Përgjimet na vërtuan se Qeveria "Rama" dhe Partia Socialiste kanë krijuar një PPP me Mafien

E marte, 25.06.2019, 08:03 PM


Përgjimet na vërtuan se Qeveria "Rama" dhe Partia Socialiste kanë krijuar një PPP (Partneritet Publik Privat) me Mafien

Nga Kastriot Myftaraj

Përgjimet na treguan se shqiptarët nuk janë popull aq naiv dhe fëminor sa ta japin votën të mahnitur nga benevrekët dhe defi i Edi Ramës, duke mos pasur ky në zgjedhje as program.

Përgjimet na vërtetuan se Cirkusi me Edi Ramën në rolin kryesor, atë të kllounit me def, benevrekë, timon-lodër, këmishën e zbërthyer, është një mënyrë e Mafies për të fshehur rolin e saj në zgjedhje.

Përgjimet na treguan se edhe në Shqipëri ekziston mafia, së paku në nivel lokal, me krerë mafiozë krahinorë.

Përgjimet na vërtetuan se elektorati me të cilin Partia Socialiste dhe Edi Rama e bëjnë diferencën me partitë e tjera është elektorati i Mafies.

Përgjimet na vërtuan se Qeveria "Rama" dhe Partia Socialiste kanë krijuar një PPP (Partneritet Publik Privat) me Mafien, sa i përket shtetit në të gjitha qelizat e tij.

Përgjimet krijojnë dyshimin e arsyeshëm se edhe në Shqipëri ka ndodhur ose është duke ndodhur ajo gjë që ka ndodhur në vende të tjera me Mafien, e cila kalon nga shkalla e organizimit lokal në atë më të lartë qendror, duke krijuar një këshill drejtues dhe kordinuar forcat për të mbrojtur më mirë interesat e veta.

Përgjimet na dhanë një sinjal alarmi se Mafia lokale, e cila deri tani është kryesisht kliente e pushtetit, do të bëhet drejtuese e tij, nëse organizohet në nivel qendror.

Përgjimet na vërtetuan se ata të cilët mburren se do ta shpien Shqipërinë në Bashkimin Europian, por i pengon Opozita, kanë fjalorin dhe mendësinë e horrave më të ndyrë të botës kriminale të vendeve të BE-së.

Përgjimet na dhanë të kuptojmë se Edi Rama dhe PS kanë shpallur luftën civile shoqërisë shqiptare, sepse vjedhja afatgjatë e pushtetit në çdo vend është baras me shpalljen e kësaj lufte.

Përgjimet dhe heshtja amerikane për to, na treguan se në SHBA sot politikëbërjen për Shqipërinë e kontrollon linja historike dashakeqe ndaj Shqipërisë, ajo që në 1920 kishte dashur coptimin e vendit tonë, kur Presidenti Wilson e mbrojti Shqipërinë.

Përgjimet na dhanë të kuptojmë përfundimisht se SHBA, ose më saktë ata që bëjnë politikën ndaj Shqipërisë atje, vitet e fundit, na kanë gënjyer për reformën në drejtësi.

Përgjimet na dhanë të kuptojmë se qëllimi i së ashtuquajturës reformë në drejtësi ka qenë që të krijohet një Drejtësi e tillë që të mos preken ata që i kanë bërë ato gjëra që thuhen në përgjimet dhe të tjera gjëra.

Përgjimet na dhanë të kuptojmë se nuk ka nevojë që Rusia të ndërhyjë në Shqipëri për të destabilizuar vendin se këtë punë e bën shumë mirë në kuptim afatgjatë dhe më rëndë, Ambasada Amerikane, e cila ka heshtur për përgjimet, duke pohuar me këtë licencën amerikane për praktikisht diktaturë që i është dhënë Edi Ramës dhe PS-së. Pikërisht këto lloj regjimesh, të traditës latino-amerikane, kanë rezultuar me potencial të lartë destabilizues afatgjatë, pasi kanë sjellë luftën civile në vend.

Përgjimet na treguan se institucionet shtetërore janë kriminalizuar thellë, që nga Policia e Shtetit, Prokuroria, e në vazhdimësi Gjykatat dhe se ky proces kriminalizimi vazhdon ende.

Përgjimet dhe reagimet ndaj tyre na treguan se Opozita e sotme është edhe ajo vetë e hutuar nga këto që po zbulohen pasi nuk ka guxuar të bëjë gjëra të tilla, duke menduar se partnerët ndërkombëtare do ta shkrijnë fare.

Përgjimet na treguan se cilët nga njerëzit e medias janë klientë të Mafies.

Përgjimet iu hoqën qytetarëve indiferentë të këtij vendi shfajësimin për mosreagim ndaj atyre që janë sot në pushtet në PPP me Mafien, pra shfajësimin se “të dy palët kështu janë”. Sepse asnjë palë politike në Shqipëri nuk ka arritur dot ndonjëherë të krijojë një sistem total të vjedhjes së zgjedhjeve të tillë që prodhojë 50 vjet pushtet, siç ka bërë tani Edi Rama.

Përgjimet janë si ajo copëza e eshtrës së dinozaurit që gjen shkencëtari paleontolog, i cili pastaj mbi bazën e saj ndërton krejt skeletin. Në këtë pikëpamje, përgjimet duhet të na bëjnë të përfytyrojmë, se cilat janë përmasat e vërteta të realitetit kriminal dhe të PPP Qeveri-Mafia.



(Vota: 2 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT