Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kadri Tarelli: Luftëtar Bylbyl Breçani!

| E hene, 24.06.2019, 06:59 PM |


LUFTËTAR BYLBYL BREÇANI!

Bir Tropoje, Bylbyl Breçani,

Të thërret kombi dhe vatni.

Porsi shqipe zbrite nga mali,

Këngën tënde, kush e ndali?

Një zë ushton, nga Dardania,

-Këtu më, s’ka vend Sërbia.

Boll na sundoi ky hasm i zi,

Këtu i thonë shqip, shqipëri!

Kushtrim lufte, flamur lirie,

Zjarr i ndezur, siç na ka hije.

Dora pushkë, gjoksi  gjerdanë,

Kush po e mban Bylbyl Breçanë?

Me trimat, u sule në ballë,

Ku shkelje, e ndizje strallë.

Po bën zë Bylbyl Breçani:

Në sundim, një komb s’e mbani!

Në Koshare, në brez kufini,

Bini shkaut, djema bini!

E gjithë bota po ban mahi!

Ç’ trima paska kjo Shqiptari?!

U ndez lufta, shpërthen gjaku,

Lufton djali, s’mbahet plaku.

Krisi pushka, gjëmoi topi!

U çudit i gjithë Evropi.

Nuk na ndan ky gur sinori!

Për bashkim bie dëshmori.

Ra dëshmori, ngrihet burri,

Trimin e mbulon flamuri.

Porsi shqipe zbrite nga mali,

Këngën tënde, kush e ndali?

Je hero dhe të nderon vendi,

Mbarë Tropoja dhe kuvendi.

Kadri Tarelli

Durrës më: 25. 05. 2019.

Shënim: Heroit Bylbyl Breçani dhe të gjithë të rënëve për liri, i shkojnë për shtat fjalët e gdhendura në përmendoren ngritur në Junik, kushtuar Heroit të Kosovës, Edmond Hoxha: “Nuk ka vdekje më të bukur, se sa të vdesësh për atdhe dhe të mbulohesh me flamur”. Edi