E premte, 19.04.2024, 04:17 PM (GMT+1)

Mendime

Kadare, e Vetmja Vlerë Shqiptare në Tregun Botëror

E merkure, 01.10.2008, 03:34 PM


Ismail Kadare
Nga Gazeta Kritika, pa emër autori.

Nuk dua të zgjatem shumë në lidhje me atë që tashmë dukshëm është kristalizuar si fushatë anti-Kadare, nga disa media të dyshimta të ashtuquajtura "shqiptare", si dhe nga disa të vetëdeklaruar "personalitete popullore" shqiptare (qe si njeh askush përtej detit), por do të doja vetëm të trajtoja dy elementë evidentë të atij që tashmë njihet thjesht e shkurt me emrin: Kadare.

Së pari: Kadare është i vetmi shqiptarë sot në botë që vlerësohet (blihet me kartëmonedhë të huaj) nga tregu botërorë, thjesht e vetëm për faktin pse ai është shqiptarë dhe pse ai shkruan shqip. Fiksojeni mirë këtë në mendje o njerëz. Të gjithë shqiptarët e tjerë që jetuan ose jetojnë sot në botë (perëndim e gjetkë) e sigurojnë jetesën dhe mbijetesën e tyre duke u asimiluar nga tregu vendas, duke punuar dhe komunikuar në gjuhën e vendasve (jo ne shqip), dhe asnjëri prej tyre nuk vlerësohet (merr para) pse është shqiptarë apo pse shkruan e flet shqip. Asnjëri! As Arshi Pipa, që u pagua në Amerikë jo si shqiptarë. As Martin Camaj, as Nënë Tereza nuk fitoi asnjë famë pse ishte shqiptare, por u vlerësua si murgeshë kristiane etj. As Gjergj Fishta, as Fan Noli, as Konica, as... askush.... Askujt bota s'ja vari pse ata ishin shqiptarë apo pse flisnin shqip apo pse kishin prodhim intelektual shqiptarë etj. Askujt s'ja vari... Të gjithë ulën kokat e punuan deri dhe nëpër nevojtoret e botës, duke folur në gjuhë të huaj e duke iu nënshtruar rregullave të vendasve.

Të vetmit shqiptarë që bota ja vari (e i jep money) pse prodhon produkt intelektual shqiptarë, është Ismail Kadare.
Të vetmit shqiptarë që bota i paguan miliona dollare (e bota s'ti jep paret kot) pse shkrun shqip, flet shqip e pasqyron histori shqiptare nga Shqiperia (me personazhe të zakonshem shqiptarë të tipit: Hasani, Hyseni, Kosta, Luani, Gjini, Astriti etj), është Ismail Kadare. Kadare është e vetmja vlerë e jona intelektuale shqiptare, qe ne si komb kemi mundur ta fusim në tregun e sotëm botërorë (por jo vetem të sotmin). Askush tjeter nuk ka hyrë në tregun botërorë pse shiti (shet) produktin e tij intelektual në gjuhen shqipe. E theksoj fort këtë, askush nuk është benefitur nga bota pse ka prodhuar mall intelektual shqiptarë. Askush... Dhe për këtë fakt fondamental, ne (brezi yne) duhet të djehemi krenarë që jemi bashkëkohësit e një intelektuali të tillë shqiptarë.
Ndërsa figura të tipit, Qosja, Çabej, Agolli... e tërci e vërci, janë thjeshtë vlera të tregut (pa treg) shqiptarë...

Me fjalë të tjera, Shqiperisë sot po i sulmohet dhe po perpiqet ti diskretitohet e vetmja vlerë intelektuale e prodhuar shqiptare që shitet ne bote. Dhe një sulm i tillë nuk është as i rastësishëm e as spontan. Nuk është rastësi gjithashtu fakti, që frymezuesja e kësaj fushate është një gazetë që fatkeqesisht mban emër shqiptarë - G.Sh. U bë e modës kjo histori tashmë. Te gjithë ata që sulmojnë themelet e shqiptarizmës po mbajne emra e tituj me peshë të fortë emocionale shqiptare, për tu hequr si atdhetarë e për tu bërë të besueshëm në mes tënë. Me sa kuptohet tashmë, me siguri bëhet fjalë për ndonjë strategji mirë të akorduar, nga kushedi se cfarë lloj qarqesh idiote të fqinjëve etj, që akoma pretendojnë së shqiptarët nuk janë të zotë të prodhojnë vlera intelektuale botërore.

Te vjen me të vërtetë keq, kur shikon se kësaj maskarade dashakeqe antishqiptare, aq mirë të kalkuluar, i janë bashkuar edhe ca naivë të mjerë shqiptarë (si "mish për top"; gjithmonë e njëjta histori me shqiptarët), thjesht e vetëm pse Kadare pat thënë, në një rast, se shqiptarët nuk janë myslimanë por janë me origjinë të krishterë (këtë edhe bufi e di, por ca hajvanë se pranojnë). Më i acaruari i kësaj kategorie duket se është Qosja, që sa herë vjen muaji i Ramazanit, fillon nga një sulm të ri kundër Kadarese (me c'duket kërkon te pastrojë shpirtin për të shkuar në xhehnet). Dhe si ngahera, brockullat e tij menjeherë pasqyrohen me zell pervers, në faqen e parë (sikur s'ka lajme aktuale Shqipëria) të "Gazetës (antishqiptare) Shqiptare", si dhe në emisionet e "drurit të shtrember" të gazetarisë shqiptare, Sokol B...

Së dyti, këta mjeranë idiotë, po merren së fundi me faktin e improvizuar se sa i persekutuar na paska qenë Kadarja nën rregjimin komunist, e tërci e vërci (kujt i plasi bytha për keto budalliqe tani). Nejse, në prononcimin tim për këtë absurditet do thoja se, absolutisht Kadare ka qenë intelektuali më i persekutuar shqiptarë nën rregjimin komunist. Pse, shtrohet pyetja? Sepse të gjitha të ardhurat (dhe bëhet fjalë për miliona dollarë) nga shitjet e veprave të tij në perëndim e gjetkë, shkonin në arkën e shtetit shqiptarë, ndersa Kadaresë i jipej vetëm një kacidhe e thatë, dhe jetonte në një apartament 2 dhoma e një guzhinë (nëse do kishte qenë rregjim tjetër do kishte patur vilë (vila) disa milion dollarëshe), ndërkohë që çante bythen me shitësen e djathit, që ja pat vënë në kurriz diktatura, për ta çorientuar e depersonalizuar (siç po vepron sot G.Sh-ja dhe Sokol B...) Pra bëhej fjalë për një persekutim real e të vërtetë, që të përlante miliona dollarë e pasuri të mirfilltë.

Përfundimisht do të thoja se, përpiquni o shqiptarë të kuptoni se e vetmja vlere intelektuale kombëtare e jona, që prodhohet sot për botën nga vendy yne, prodhohet nga shqiptari patriot Ismail Kadare. Te tjerët e kësaj historie i bejnë reklamë vetes, jo Shqipërisë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora