E merkure, 24.04.2024, 09:57 PM (GMT+1)

Kulturë

Demir Krasniqi: Udhëzime për zhvillim të suksesshëm të shtetit dhe demokracisë

E hene, 24.06.2019, 07:00 PM


Udhëzime për zhvillim të suksesshëm të shtetit dhe demokracisë

-Parodi humori e satire –

Kur ka probleme Republika –

N’ Kuvend – rrihuni me karrika !

Kur ka probleme demokracia –

N’ Kuvend – rrihuni me kacia !

Kur ka marramendje të kresë –

N’ Kuvend – sillni gaz lotsjellës !

Kur prekë macja përsheshin –

Me protesta mbylljani sheshin !

Kur t’ bëjnë dikush me bë festa –

Mbylljani sheshin me protesta !

Për t’i  thyer dikujt kreshta –

Sa ma shumë mbani protesta !

Ndo ‘i  ministër si t’ mërdhezet –

Në Kuvend gjuajani vezët !

Kur ta rrokin popullin krizat –

Në Kuvend premtojuni vizat !

Për me i qitë udhëheqësit n’ male –

Sa ma shumë fushata elektorale !

Si t’ ua shtojë dikush neverinë –

N’ Kuvend rrëzojeni Qeverinë !

Në pozita si t’ ngopeni vidhje –

Në Kuvend kërkoni zgjidhje !

Për pozita kush nuk ju jep vota –

Në Kuvend gjuajeni me gota !

Si t’ a  keqpërdorë dikush pushtetin –

N’ Kuvend rrëzojeni Presidentin !

Kush n’ pozitë kërkon të parin –

N’ Kuvend rrëzojeni Kryetarin !

Si t’ keqpërdorë dikush misrin –

N’ Kuvend rrëzojeni Kryeministrin !

Si t’i  rrokë ndryshku mistritë –

N’ Kuvend rrëzojini ministritë !

Si t’ ju  mbajë dikush fjalime –

N’ Kuvend priteni me ofendime !

Nëpër fonde si t’ bëjnë shpërlarje –

Në Kuvend priteni me sharje !

Kush do t’ mbajë fjalime t’ shtrembra –

Në Kuvend priteni me shqelma !

Kush iu shtinë rrugëve të ngushta –

Në Kuvend priteni me grushta !

Kush mbanë fjalën me hyxhym –

Në Kuvend priteni me ty !

Kush premton punë me mashtrime –

N’ Kuvend priteni me shkarkime !

Kush pozitën e mbanë me gëzime –

Në Kuvend priteni me rrëzime !

Gjilan, më 19.06.2019.

Demir Krasniqi



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora