Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Florim Zeqa: Lëvizja “Krahët e Shqipes”, shpresë për ndryshimin e Shqipërisë

| E hene, 24.06.2019, 06:35 PM |


Lëvizja “Krahët e Shqipes”, shpresë për ndryshimin e Shqipërisë

Shkruan: Florim Zeqa

Ashtu siq e kam thënë në mënyrë profetike tre vite më parë, se e vetmja alternativë për shpëtimin kombëtar është një "Lëvizje e re politike nga mërgata jonë", kjo nismë këto ditë po bëhet realitet në Tiranë.

Është kjo lëvizja politike “Krahët e Shqipes” me qendër në Londër, e cila angazhohet për për bashkimin e shqiptarëve për një alternativë të re qeverisëse për Shqipërinë, u shprehë njëra nga nismëtarët e para të kësaj lëvizje, veprimtarja e shquar dhe gazetarja Marsela Koci, me qëndrim të përkohshëm në Londër.

Nismëtarët e lëvizjes "Krahët e Shqipes", në sheshin "Skenderbeu", janë duke e shpalosur programin e tyre për ndryshime në politikbërjen shqiptare;

1) Ndryshimi i kodit zgjedhor (jo me emërtime nga Partia, por për zgjedhje të drejtëperdrejta nga populli).

2) Aprovimi i ligjit Antimafia dhe konfiskimi i pasurisë.

3) Aprovimi i votës elektronike për shqiptarët në emigrim.

Për të vazhduar tutje me ligje të tjera pas ndryshimeve të sipërpërmendura si;

unifikimi i gjuhës shqipe për mësimdhënie në Diasporë, krijimi e qendrave kulturore shqiptare në qytetet kryesore të Evropës, etj.

Fondi që lëvizja e re politike do të mbledhë do të shkojë për arsim, kulturë, për njerëzit me nevoja të veçanta, për studentët shëmbullorë, si dhe inciantiva  për përdorimin e emrave shqiptarë në Shqipëri dhe Diasporë, etj.

Objektiv parësorë i lëvizjes "Krahët e Shqipes" është shpëtimi i Shqipërisë nga katandisja e politikës 30 vjeçare, përkatësisht shpëtimi nga krimi i organizuar dhe korrupsioni, nepotizmi dhe format e gjobitjes së qytetarëve dhe bizneseve përmes tarifave të larta si dhe tatimet e supër të larta për produktet vendore.

"Krahët e Shqipes", si masë të parë për tejkalimin e krizës në vend, e sheh krijimin e një "Qeverie të Unitetit Kombëtar" deri në krijimin e kushteve për mbajtjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme, pa presionin e partive politike që udhëhoqen me shtetin në këto 30 vjetët e fundit.

Njëri ndër themeluesit e lëvizjes "Krahët e Shqipes", zoti Altin Bajram Disha bën thirrje për dialog mes Diasporës shqiptare dhe qytetarëve të Shqipërisë,  më një qëllim të vetëm-shpëtimin e Shqipërisë nga bandat partiake.

"Krahët e Shqipes" iu bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve, shoqërise civile, intelektualëve të pavarur, shoqatave dhe organizateve, veprimtarëve dhe atdhetarëve të vërtetë që t'i bashkohen misionit tonë të shenjtë për ndryshimin e Shqipërisë.

Lëvizja "Krahët e Shqipes" do të vazhdojë bashkëbisedimin me qytetar nga datat: 20/06/19-15/07/19 në Sheshin e krenarisë kombëtare Gjergj Kastrioti- Skenderbeu në Tiranë

Ndryshimet substanciale në skenën politike shqiptare,  mund të arrihen vetëm me bashkimin e kapaciteteve intelektuale të mërgatës sonë, me bashkimin e të gjitha forcave progresive, të resurseve të shëndosha dhe të padjallëzuara njerëzore të vendit tonë.

Levizja e re politike nga mërgata nuk guxon të jetë vazhdimësi dhe as levë e asnjë subjekti politik ekzistues. Ngase secila nga subjektet aktuale politike, për të mirë apo për të keq e kanë kryer mandatin e tyre.

Ardhja në pushtet e një klase të re e të përgjegjshme politike, e aftë për ndryshime pozitive, do të krijonte kushtet për zhvillim ekonomik dhe mirëqenje për të gjithë shqiptarët pa dallime partiake, ideologjike apo fetare.