E shtune, 20.04.2024, 11:49 AM (GMT+1)

Mendime

Agron Shabani: Si të tejkalohen komplekset e njohura të Edipit, inferioritetit dhe maliciozitetit....?!

E diele, 23.06.2019, 09:30 AM


Si të tejkalohën komplekset e njohura të Edipit, inferioritetit dhe maliciozitetit....?!

Nga Agron Shabani

1. Siç dihet, njerëzit e kompleksuar, inferiorë, malicioz, cnikë, injorant, prepotent, flegmatikë, hipokritë, dogmatikë, depresivë, mizantrop, paranoid, skizofrenikë, infantilë ose psikopatologjikë, janë gjithëmonë ato qenie ose krijesa të ndrydhura ose të shtypura në brendinë e shpirtit, vetvetës ose 'botës' së tyre mentale ose psikologjike që shqetësohen, i përplasin këmbët në tokë me depresion, tension ose nervozizëm të madh. Mbase, ato ose ata qè i urrejnë dhe xhelozojnë për vdekje të tjerët që i konsiderojnë si rival, armiq ose kundërshtar të ndryshëm imagjinarë ose fiktivë. Dridhen, xhindosen, eksitohen, deprimohen, tërbohen, skandalizohen dhe..gjithëmonë kanë marrëdhënie të padukshme me të panjohuren dhe të paekzistueshmen. Janë të padurueshëm, paranod, infantilë dhe patologjikë ndaj të gjithë atyre që nuk i takojnë "botës" ose "kosmosit" të tyre iracional ose halucinativë etj. Nuk munden t´i shohin ose durojnë ata ose ato që flasin, shkruajnë ose mendojnë jashta "orbitës", gjegjësisht, jashta "alfabetit", "gramatikës", "logjikës" ose "filozofisë" së tyre bardh e zi. I vëjnë barrikadat ose gërshërët e censurës ose mediokoracisë së tyre editoriale, redaksionale, institucionale ose psedoprofesionale ndaj të gjithë atyre që guxojnë të flasin, shkruajnë, apo të dijnë më shumë se 'shefi' ose padroni i idelazuar, valorizuar ose glorifikuar. Janë të ngujuar ose hurgosur përgjithëmonë brenda kthetërave, klisheve ose fiksionëve të sëmuara autoritare dhe totalitariste. Ndërkohë që janë pengje ose viktima të tyre. Mbase, pengje ose viktima të mediokritetit, debilitetit, nebulozës, shizofrenisë, patologjisë dhe 'tabula rasës' së tyre që e kanë fshehur, zbuluar ose krijuar vet. I akuzojnë shtetin dhe pushtetin për censurën ose mediokracinë e njohur editoriale ose redaksionale, ndërkaq vet janë censuruesit, linçuesit ose persekutorët e përhershëm dhe kryesorë. Nuk i besojnë askujt. Madje, as vetvetës së tyre. Jo. Sepse, kanë frikë nga e kaluara dhe vetëvetja e tyre malicioze, misterioze, kompleksive dhe tepër e mjegullt ose evazive.

2. Kjo tregon ose dëshmon qartë se gjykimi i shëndoshë dhe racional sikur janë "bërë shoshë" prej fobive, paranojave, paragjykimeve, shpifjeve, trilleve, totemëve, fetishëve, dogmave, bestytnive, urrejtjeve dhe xhelozive të ndryshme objektive dhe subjektive. Ndërkohë që anomalitë dhe psikopatologjitë e mesipërme reaksionare dhe anakronike të kulturës, informimit, politikës ose diplomacisë, paraqesin problemet kyçe ose kardinale të shtetit dhe shoqërisë.

3. E thënë ose formuluar ndryshe, kjo donë të thotë se idetë shkecore ose humaniste mbi shtetin, pushtetin, popullin (kombin), besimin, religjionin, politikën, diplomacinë, karierën, profesionin, paratë, edukatën, kulturën, moralin apo drejtësinë, thjeshtë nuk i qëndrojnè logjikës dhe as arsyes njerëzore. Jo, sepse, njerëzit ose personat e ndryshëm me aftësi të kufizuara shpirtërore, emocionale, mentale (psikologjike), intelektuale, profesionale etj., vazhdimisht ndjehen të lumtur dhe tepër krenarë nëse udhëhiqen ose udhërrefehën nga instinktet, emocionet ose pasionet e ndryshme iracionale dhe negative. Përkatësisht, nga instiktet e kafshève ose bishave tè egra. Duke u hedhur kështu në gabime dhe vendime të ndryshme kardinale ose trashanike mbi bazën e asgjësë për asgjë. Kjo tingëllon krejtësisht e çuditshme, reaksionare, paradoksale dhe anakronike për kohën dhe botën e sotme moderne ose bashkohore. Por....!!!

4. Ndjenjat ose emocionet e mësipërme iracionale dhe tepër negative, kuptohen ose përceptohen si sëmundje ose situata psikotraumatike me pasoja të rënda për individin dhe kolektivitetin. Thonë se personat ose individët e ndryshëme të prekur nga komplekset ose sindromet e njohura të Edipit, gjegjësisht, nga komplekset e pashëruara të inferioritetit dhe maliciozitetit të përgjithshëm shpirtërorë, emocional, mental (psikologjikë), intelektual, profesional dhe të tjerë, janë arketip dhe prototip të vasalëve, poltronëve ose kameleonëve të njohur konformist ose oportunist që i zhvaten, nènshtrohen dhe imponohen vazhdimisht tutelës së njohur politike, sociale dhe materialiste të " aristokracisë" ose "borgjezisë së lartë" pushtetmbajtëse ose politike. Ndërkohë që sërvilizimi, vasalizmi, kameleonizmi, oportunizmi, konformizmi dhe makiavelizimi i tyre inflator dhe inflamator, bëjnë që të shpërthejnë dhe shpërfaqen si të atilla edhe skemat ose "ekuacionet" e njohura të diletantizmit, mediokritetit, mercenarizmit, kolaboracionizmit, shantazhit, komplotit ose tradhëtive të ndryshme individuale dhe kolektive. Sidomos kundër njerëzve krijues ose inovatorë si 'cityoen' ose 'burgeros të lartë kulturorë dhe politik' në veçanti si dhe ndaj popullit (kombit), shtetit dhe shoqërisë së gjërë njerëzore ose qytetare në përgjithësi.

5. Në ketë rast, natyra dhe karakteri i komplikuar i njerëzve të kompleksuar, stupidë, maliciozë, nebulozë, paranoid, mizantrop, maniak, depresivë, infantilë ose patologjikë, ndonëse, të deskriptuara, detektuara (deshifruara), identifikuara dhe interpretuara përmes "artit" të dialogut, komunikimit ose korrespondencës së tyre me të tjerët, gjegjësisht me anë të një subjekti dhe objekti të determinuar, iracional, negativë dhe tepër kompleksivë, sikur substituohën, barten ose transformohën vazhdimisht edhe në natyrën dhe karakterin e njohur (global ose kolektivë) të shtetit dhe shoqërisë së gjithëmbarëshme qytetare ose politike.

6.Ndërkaq, arti, talenti, edukata, kultua, emancipimi, morali, disiplina, përvoja, tradita dhe aftësia e njohur e intelektuale dhe profesionale, pos tjerash konsistojnë në veçantinë dhe ekskluzivitetin e të qenit i zgjedhur (preferuar), enfant terible ose 'demiurg i lartë' që arrin të bashkojë emocionet, pasionet, dëshirat, dashuritë, ëndërrat e ndryshme, imagjinatat ose fantazitë individuale dhe kolektive. Duke e bërë kështu lirimin (çlirimin) e subjektit nga objekti dhe të ngjajshme. Kjo është vlera globale ose universale e njerëzve të ditur dhe intelektual. Individualiteti, ekskluziviteti dhe integriteti i tyre global ose universal, respektivisht, ekskluziviteti, integriteti, globaliteti ose universaliteti i tyre individual.

7. Roli dhe misioni i kulturës dhe informimit në kërkimet, studimet ose analizat e njohura shkencore ose filozofike, mund të kuptohen, përceptohen, anticipohen dhe definohen vetëm përmes 'grafikonit' ose 'rubikonit' të njohur të aktivitetit ose 'pleshmërisë së lartë' kriujese ose profesionale që kanè për qëllim ngrtijen dhe formulimi i një teorie praktike dhe dialektike të kulturës dhe jetës shpirtërore, materiale dhe ekzistencialiste në kuptimin e jetës si art, artit si jetë dhe jetës si filozofi.

8. Për me tepër ndëkaq, nëse ka diçka intelegjente, racionale, morale, njerëzore ose humaniste tek njeriu i ditur ose njeriu i thellë, sipas Siegmund Freudit, ajo patjetër do duhej të ulej në fushën ose terrenin e njohur të arsyes dhe ndërgjegjjes së lartë njerëzore ose qytetare. Në të kundërten, duke i konsideruar joarsyen dhe jondërgjegjën si "derivate të dorës së dytë", Siegumnd Freudi, perveç tjerash, thekson faktin se përvoja bazë e të pandërgjegjëshmes ose jondërgjegjies, përreth së cilës gjithçka duhet të përmbyset dhe rrotullohet në raport me figurat e ndryshme prindërore ose paternaliste, parasegjithash të ngjason në komplekset, incestet ose inçestuozitetet protofëminore ose adoleshente të tipit ose profilit të njohur të Edipit- ndaj nënës së nënshtruar dhe dhunuar nga i ati ose babai i tij i cili për Edipin e vocër, njëkohësisht është edhe i ndjerë, edhe i dashur, edhe i plotfuqishëm, edhe kundërshtar ose armikë i tij etj. Domethënë, "komplekset evolutive" të Edipit mund të tejkalohen, vetëm atëherë kur incesti ose inçestuoziteti i pandërgjegjshem ndaj nënës dhe dashuri-urrejtja ndaj babait, shërohen ose sanohen me anë të zhbllokimit eventual të bllokadës foshnjore ose adoleshente që i kanè kapur dhe bllokuar tërësisht zhvillimin normal të psiçikës (logjikës) ose botës së tyre shpirtërore, emocionale, mentale ose psikologjike.

9. Në të kundërten, prej nënshtrimit ose dashurisë së marrëzishme ndaj shefit ose padronit të idealizuar, himnizuar, mitizuar, valorizuar ose glorifikuar maksimalisht, ndjekësit dhe viktimat, shpeshherë e duan njëri-tjetrin. Ndërkaq, nëse e humbasin besimin tek "lideri i idealizuar" ose "lideri suprem", turmat, shtresat, kastat, masat ose kategoritë e ndryshme shoqërore ose qytetare, pushojnë së ekzistuari si turmë dhe shpërbëhen. Shtypja dhe robëria, nuk i tejkalojnë kurrë komplekset e mesipërme evolutive të Edipit, gjegjësisht, komplekset e njohura të inferioritetit dhe maliciozitetit. Jo kurrë. Hamendësimi, dyshimi, paranoja, fobia, cinizmi, injoranca, nihilizmi, mazohizmi, prepotenca, monopoli dhe diktati i njohur foumian ose kabinetik, në instancë të fundit të ngjajnë në një familje të mbyllur iracionale dhe hermetike, me etër ose baballarë të ndryshëm iracional, mediokritë, nebulozë, paranojak dhe tekanjozë, të cilët me ekuivalencën, polivalencën dhe ambivalencën e tyre imagjinare, fiktive ose transcendente (transhendte), mundohen t´i disiplinojë, moralizojnë, emancipojne dhe kontrollojnë impulset, incestet ose defektët e ndryshme (në radhë të parë seksuale, shpirtërore, emocionale, mentale ose psikologjike) të personave ose individëve të ndryshëm të cilët sipas tyre përbëjnë tufën ose kopenë dhe jo qarqet ose rrethet e njohura informative, kulturore, institucionale, profesionale, politike, diplomatike etj.

1O. Sidoqoftë, duke qenë si revolucion, evolucion ose manifest suprem i një lufte të gjatë infermale dhe shumëshekullore për çlirimin e familjes, popullit (kombit), shtetit dhe shoqërisë nga rendi, diktati ose tutelja e egër e etërve ose baballarëve të ndryshëm autoritar, diktatorial ose despotikë, gjegjësisht, nga rendët ose sistemet e pandryshuara natyrore ose ordinare, tek Alfred Adleri (187O-1937) gjejmë një parashtrim ose formulim të njohur shkencor ose metodologjikë që vendos në qendër problemin e njohjes së individit nga ana e kolektivit. Mbase, një sintezë ose instancë njohjeje komunitare ose globale (universale) që mund të përmbledhë pjesë të vullnetit dhe fuqisë së personit ose individit i cili në fund të fundit, nuk është asgjë ose askush tjetër, përveçse një qenieje sociale dhe politike i destinuar të jetojë në bashkësi ose komunitet me të tjerët si kafshèt nè kope.

11. Ndaj, edhe problemi i integrimit, socializimit ose resocializimit si mjete dhe pëlqimi pa rezerva i frustrimeve, egoizmave, anomalive dhe psikopatologjive të ndryshme objektive dhe subjektive të grupit ose kolektivitetit ku jeton ose punon, për individin është problemi vendimtar ose krucial i ekzistencës dhe mbijetesës së tij.

12. Ndërkaq, çdo inferioritet ose maliciozitet, edhe i vogël apo, vetëm i supozuar ose paragjykuar qoftë ai, e bën të vështirë ose të pamundur integrimin dhe socializimin e tij me të tjerët. Kjo sidomos atëherè kur personi ose individi hasin në psikozë, depresion ose në një neurozë të lidhur ngushtë me komplekset e inferiotitetit dhe maliciozitetit. Për kompensimin e këtyre komplekseve të inferioritetit dhe maliciozitetit, në personat ose individët e prekur nga këto sindrome, mepastaj zhvillohet një vullnet i tepruar force (fuqie) dhe enërgjie, për t´i mohuar, injoruar ose shpërfillur ose anashkaluar të tjerët. Dhe kjo, për të tërhequr vemendjen ose simpatinë e etërve ose baballarëve të ndryshëm pushtetmbajtës ose politik. Por, kjo normalisht se i largon akoma më shumë nga të tjerët, duke e devijuar vullnetin e fuqisë së masës ose shoqërisë së gjërë njerëzore ose qytetare.

13. Alfred Adler e shpjegon një gjë të këtillë në veprën e tij "Rregulla dhe teori të posikologjisë individuale" (1920). Fenomeni i mesipërm, sigurisht se ka të bëjë me shfaqjen e vullnetit të fuqisë politike, të lidhur ngushtë me komplekset e lartëpërmendura të inferioritetit dhe maliciozitetit.

14. Përderisa, Erich Fromm (1900-1980), në veprën e tij me titull "Ikje nga liria" (1941), e prezanton njeriun si qenie të lindur për të jetuar në komunitet, si kafshët në kope. Sidomos aty dhe atëherë kur vëllau-vëllaut, kushëriri-kushërit ose miku -mikut, ia zënë pritat e vrasjes edhe për një qen, për një mushkë, për një kali ose gomar. Apo, atëherë kur për "çështjet e larta" letrare, intelektuale,  kulturore, informative, gazetareske, publicistike, shtetrore, nacionale, politike, diplomatike dhe të tjera, kanë të drejtè tè flasin, shkruajnë, mendojnë dhe konkurojnë vetëm "kujdestarët e përjetshëm" të "kombit" dhe "atdheut"! Gjegjësisht, të "pafjeturit" ose të "pagjumët e përhershëm" të "kulturës, informimit, politikës, diplomacisë, zhurnalistikës ose publicistikës shqiptare ose kosovare" të prekur dikund thellë nga sindriomet ose komplekset e pashëruesjme të Edipit etj.

15. E tërë kjo sipas Erich Fromit, deri me zbulimin dhe ngritjen e një komuniteti të vërtetë kulturorë dhe politikë, por- jo paranormal, abnormal, paramodern, antimodern ose pseudobashkohorë si deri me sot.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora