E shtune, 21.09.2019, 10:16 AM (GMT+1)

Komente

Agron Shabani: Pse urrejmë dhe paragjykojmë...?!

E shtune, 22.06.2019, 10:31 AM


Pse urrejmë dhe paragjykojmë ....?!

-Diçka mbi 'kopshtin e mendjes' dhe 'kopshtin e shpirtit'-

Nga Agron Shabani

E kam (e kemi) thënë ose cekur shpeshherë se: çdo mengjes herët, njeriu zgjohët nga gjumi ose ngritët nga shtrati si qenie ose krijesë e trefishtë. Respektivisht, mbi bazën e trinisë ose trinitetit të njohur shpirti- mendja(truri) dhe trupi i njeriut.

Në këtë kontekst të suspektshëm dhe tepër dubiozë, njeriu është simbiozë ose sintezë e tre (3) botërave të ndryshme: Botës shpirtërore ose materiale, botës koshiente ose logjike si dhe botës trupore ose fizike.

Ndonëse, psikologjisë moderne ose bashkohore nuk i interesojnë aq shumë çështjet ose aspektët e ndryshme siç janë: “ç’është shpirti i njeriut?”, “a është shpirti i njeriut material apo jomaterial?”, "dual apo jodual?",“a është i vdekshëm apo i pavdekshëm?”,  “në çfarë marrëdhëniesh ose raportesh është ose ndodhët me trurin (mendjen) dhe trupin, shpirti i njeriut?” dhe kështu me radhë.

Se këndejmi, rreth këtyre pyetjeve ose dilemave të mesipërme, janë zhvilluar debate dhe janë bërë replikime dhe polemika të ashpra në mes idealistëve dhe materialistëve që nga antika e lashtë dhe deri më sot.

Kështu, përderisa idealistët në antikë mendonin se shpirti është i ndarë nga trupi (Platoni), materialistët ishin të bindur se shpirti nuk është i ndarë nga trupi (Demokrati). Ndërkaq, Aristoteli dhe itharët e retorikës ose skolastikës së tij, asokohe ishin të bindur në 'trininë' ose 'trinitetin' e lartëcekur shpirti- truri (mendja)- shpirti i njeriut. Respektivisht, në prezencën ose ekzistencën e tre (3) botërave të ndryshme brenda qenies ose krijesës së njohur njerëzore: Botës shpirtërore ose materiale, botës koshiente ose logjike si dhe botës trupore ose fizike.

Ndërkohë që edhe sot e kësaj dite sikur mungojnë pasqyrimet, përceptimet, anticipimet dhe definicionet e plota ose të kompletuars lidhur me çështjet ose aspektët e mesipërme.

Psikologjia moderne ose bashkohore, sot.. si të thuash më tepër është shkencë globale ose universale ku ndikimet, interferimet ose reflektimet e sajë determinante dhe paradigmatike në jetën e njeriut modern ose bashkëkohorë, janë të mëdha, të fuqishme, të shumëta ose të shumëfishta.

Kohëve të fundit psikologjia është futur ose ka depërtuar në të gjitha fushat ose segmentët e mundshme të jetës. Në familje, shoqëri, arsim, shkencë, kulturë, informim, ekonomi, industri, tregti, ushtri (armatë), polici, politikë, diplomaci etj. Sidomos psikologjia sociale dhe psikologjia politike. Duke u angazhuar dhe kontribuar kështu në shëndetin, rritjen, zhvillimin, përsosjen, eksplorimin, afirmimin dhe avansimin e gjithëmbarëshëm dhe sa më të shpejtë të njeriut, popullit (kombit), shtetit dhe shoqërisë së gjërë njerëzore ose qytetare në kuptimin e plotë të fjalës.

Se këndejmi, sipas psikologëve dhe filozofëve të shumtë: shpirti dhe intuita së bashku me mendjen (logjikën), koshiencën ose intelektin e lartë njerëzor, ndodhën të fshehur ose maskuar në bërthamen ose brendinë e të gjitha çështjeve ose aspektëve të mundshme logjike, holistike dhe primatologjike. Në këtë prizëm edhe "logosi" është operativë dhe funksional si të thuash në të gjitha çështjet ose aspektët e mundshme koshiente ose logjike. Ndërkaq, në çështjet ose aspektët e njohura shpirtërore, emocionale, mentale ose psikologjike, më tepër është instrumental, sensual, eksperimental, kognitivë, inkarnativë, ataraktivë etj. Me fjalë tjera, "logosi" është 'organ' ose ' enërgji e gjallë' që levizë ose qarkullon vazhdimisht brenda trupit, mendjes (trurit) dhe shpirtit të njeriut në kuptimin e asaj se mendja (truri) e ushqen shpirtin dhe shpirti e ushqen mendjen ose trurin e njeriut. "Logosi" pra në radhë të parë është 'ligjë' ose një 'princip i lartë universal' i cili e bën të mundur dhe e garanton bashkëjetesën, koekzistencën dhe harmoninë e gjithëmbarëshme në mes botës koshiente ose logjike , botës trupore ose fizike dhe botës shpirtërore ose materiale.

Ndonëse, pa i harruar në këtë sfond edhe reflektimet ose interferimet eksterne ose ekplikative të 'kimisë' ose ' biokiminsë së brendshme' të trurit dhe shpirtit të njeriut.

Ndaj, mjeku i vërtetë dhe më i efektshëm për çfarëdo sëmundje ose lëngatë të mundshme, është ose ndodhët në ju . Respektivisht, në mendimin, besimin, intuitën dhe nënvetëdijen tuaj. Vetëm duhet bërë bashkimin shpirtëror dhe emocional më atë koshient (logjikë) dhe fizik ose organik brenda vetvetës tuaj, duke i materializuar ose konvencionalizuar ato me lutjet dhe dëshirat e kahmotshme për shërim ose kurim të plotë! Dhe, do i shihni edhe vet efektët e forcës (fuqisë) dhe enërgjisë së madhe brenda vetvetës ose nënvetëdijes suaj, të cilat aty për aty, do futën në veprim ose aksion. Duke i floruar (florifikuar), eksploruar dhe pasuruar kështu edhe ' kopshtin' e mendjes dhe shpirtit tuaj.

Shkencërisht ose eksperimentalisht është provuar dhe vërtetuar shpesh se një gjendje ose situaë e gjatë vuajtjeje, stresi, depresioni ose mjerimi të brendshëm shpirtëror, emocional, mental ose psikologjik, shkaktojnë helme ose acide të ndryshme në gjak. Gjegjësisht, çrregullime të brendshme dhe të jashmte me pasoja, ndikime ose reflektime të pashmangshme edhe në "fizikën" dhe "kiminë e brendshme" të trurit dhe shpirtit të njeriut. Ndërkohë që helmet ose acidët e shkaktuara nga vuajtja, stresi, depresioni, zhgënjimet ose dëshprimet e ndryshme në familje, shoqëri, karierë, profesion dhe kështu me radhë, e dëmtojnë organizmin e njeriut, duke ndikuar dukshëm edhe në rrënimin ose shkatërrim e tij trupor (fizik) dhe psiçik ose psikologjik.

Në këtë kontekst, sipas Siegmund Freudit, Alfred Adlerit dhe psikologëve të tjerë: Mendimet, bindjet ose emocionet e pashëruara, iracionale, negative ose pesimiste, nuk vdesin kurrë. Ato janë të varrosura për së gjalli në shpirtin dhe kujtesën e personave ose individëve të prekur nga sindromet ose simptomet e sëmundjeve të ndryshme shpirtërore, emocionale, mentale ose psikologjike në atë menyrë që ato kthehën ose rikthehën vazhdimisht në forma, mënyra ose profile të tmerrshme, trishtuese ose edhe vdekjepruese.

Do shtuar fund se edukata, kultura, arsimimi, emancipimi, intelektualizmi dhe patriotizmi, në esencën ose substancën e tyre janë integral, në aspektin njerëzorë ose qytetar-global ose universal, të rëndësishëm dhe karakteristik për çdo qenie ose specie njerëzore, për çdo popull ose komb, parasegjithash si çelès i njohur sociopsikologjike dhe sociofilozofike qè e hapin portèn dhe zbulojnè "fshehtèsinè publike"pèr tè ardhmèn e individit dhe kolektivitetit. Mbase, si profile, shfaqje, manifestime ose "fytyra të bukura" në atë menyrë që  gdhendën ose skalitën përgjithmonë në shpirtin dhe kujtesën e njerërzve, popujve ose kombëve të tyre përkatëse ose respektive.

-Per ZemraShqiptare, Qershor 2019-



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT