Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Nezi Plaku-Velaj?: Lojrat me emrin dhe fatin e Çamërisë (2-3)

| E shtune, 22.06.2019, 09:17 AM |


Lojrat me emrin dhe fatin e Çamërisë

Pjesa e Dytë

Dëgjojmë përsëri, një deklaratë, një çudi,

Si stuhi shpërtheu dhe mendjen na mbërtheu:

-Nuk njihen masakrat, dëbimet, rrëmbimet,

Vrasjet dhe vjedhjet e pronave çame,

në vend të tyre në Çamëri,

Si ka mundësi?!

Një popull i masakruar, i vrarë

dhe i dëbuar,

që e njeh një botë e tërë, dhe ka një të madhe

histori,

nuk ekziston për ta një vend, një pronë

dhe një shtëpi?

Paraardhësit e tyre, në Çamëri kanë jetuar,

dhe varrosur janë aty.

Pra, të gjithë këta çamër që jetojnë në Shqipëri,

se kush janë, dhe nga vijnë,

një prejardhje nuk e kanë?!

Egërsia barbare, genocidi i egër grek,

Rrënuan pa mëshirë gjithcka që gjenin përpara,

vërsuleshin si egërsira të tërbuara,

masakruan në vend të tyre,

popullin e pafajshëm çam.

Qindra fshatra me bukuri të rrallë,

pa meshirë shkatërruan,

me mijrara krerë bagëtie i therën i prenë

në qafë

kriminelat, në tokë i lanë shtrirë

Mbi 5800 shtëpi, si përbindësha,

ata i rrafshuan

cdo gjë e shkatërruan.

Ulurima, thirrje fëmijësh Perëndie,

të tmerruar kudo dëgjoje,

nëpër rrugë

Rreke gjaku dhe gërmadha syri shikonte

anë e mbanë

Nuset dhe gratë çame, të bukra porsi Perri,

I merrnin, i zhvishnin, pa turp, nudo,

i fusnin në të ndezurat furra,

që mos të lindnin kurrë femijë shqiptarë

kalonin me mostruozet tortura.

Bajoneta me maja të mprehta,

në duar,

barbarët si egërsira mbanin

fëmijët nxirrnin me to nga barku nënës,

dhe pa mëshirë,

në gjak i lanin.

Pjesa e Tretë

Do të hiqet emri Çamëri

nga tekstet e shkollës së fëmijve,

në Shqipëri!

Çfar urdhri vallë është ky?!

Po ç`histori do të bëjnë historinët tanë?

Këtë paturpësi, si do t`a justifikojnë vallë?

Fëmijve të shkollës çfarë do t’ju tregojnë,

Për historinë dhe trojet e popullit çam?!

Në vitin 1913 dhe me mbrapa,

deri më sot në ditët tona

Trojet e Shqipërisë së madhe,

Fuqitë e Mëdha në pesë shtete,

si kanë dashur, i kanë ndarë.

Gjithë ajo Shqipëri e Madhe,

ku luftoi për të mbrojtur trojet tona,

kundër hordhive barbare,

si luan

heroi ynë kombetar,

Gjergj Kastrioti Skënderbe,

që për trimëritë e tij

e njeh gjithë bota mbarë.

Pa mëshirë e krasitën,

pemën e madhe Shqipëri

E qethen nga të gjitha anët,

Copat që i këputën,

si dhuruat jua dhuruan,

me to u pasuruan dhe mburren

të gjithë fqinjët tanë,

Nga nëntëdhjetë e gjashtë mijë kilometra katrorë,

tokë edhe det,

Njëzet e tetë mijë, sot Shqipërisë i takojnë.

Pemën e Madhe Shqipëri,

Si një cung të prerë, e kanë bërë,

Gjithë atë kokosh të madh,

me një thelë e kanë lënë.

Nezi Plaku Velaj

Tiranë, 21 Shtator 2018