E premte, 19.04.2024, 04:28 AM (GMT+1)

Kulturë

Organizata e Gruas "Hope & Peace" në SHBA mbështet projektin muzikor të këngëtareve shqiptare

E shtune, 22.06.2019, 10:47 AM


Ftesa e këngëtares me famë botërore Bebe Rexha drejtuar këngëtarëve të suksesshme në botë Rita Ora, Dua Lipa dhe Ava Max për një hit të përbashkët, ne si anëtare të Organizatës së Gruas "Hope & Peace" në SHBA na impresionoi dhe gëzoi pa masë.

Përkrahim iniciativën e tyre, i urojmë suksese dhe paqe, pasi edhe misioni ynë i shërben paqes, harmonisë në familje, në komunitet, barazisë gjinore e të drejtave të gruas dhe fëmijëve në botë.

Shpresojmë që ky projekt muzikor i katër artisteve me origjinë shqiptare, të jetë vërtetë magjik siç shprehen vetë ato, por dhe një mesazh me vlera të larta patriotike e historike, pasi zëri dhe zemra e tyre do të kumbojë fuqishëm për bashkimin e Shqipërisë, trojeve shqiptare e paqes në botë.

https://dritare.net/projekti-muzikor-me-duan-beben-dhe-avan-rita-ora-do-jete-nje-moment-magjik/



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora