E shtune, 21.09.2019, 08:39 PM (GMT+1)

Kulturë

Resmi Osmani: Letër urimi për ditëlindje mikut tim Prof. Ahmet Osja

E shtune, 22.06.2019, 10:44 AM


LETËR URIMI PËR DITLINDJE MIKUT TIM Prof. AHMET OSJA

Më 23 qershor, Prof.dr. Ahmet Osja ka

80 vjetorin e lindjes.

I dashur miku im Ahmet,

Gëzuar e për shumë vjet tetëdhjet vjetorin e lindjes!

E kam si sot në sy, atë ditë shtatori të vitit të largët 1976, në hollin e kafes të hotel “Rozafës”, kur u takuam dhe u njohëm. Ishim të rinj, kishim plot gjëra të përbashkëta. Që nga ajo ditë, sido që rrodhën ngjarjet  dhe kohërat, ne mbetëm miq. Dhe vitet ikin,miqësia mbetet. Miqësi qe nuk zbehet ngaqë është e lidhur jo nga interesa, por nga ndjenjat humane, dëshira, mirësia, dashuria për vendin dhe njerëzit.

Tetëdhjet vjet! “Sa shumë “, do të thotë një i ri,” Sa pak” një bashkëmoshatar. Ja që e tillë është jëta: kur festojnë ditlindjen të vegjlit, gëzojnë dhe mezi presin që të rriten, të rinjtë nguten të burrërohen, vashat të bëhen nuse, burrat i trishton mendimi i fshehtë se po plaken, kurse të moshuarit, me shpirtin plot e falnderime krijuesit, që u ka falur jetë të gjatë e pleqëri të bardhë.

Ditlindja, si përkujtim i ditës kur ne erdhëm në jetë, është një rast, ku secili kthen kujtesën në thellësi të viteve të shkuar dhe i bën një kqyrje jetës së mbetur pas. Pyetja, si e kam jetuar atë, a kam qënë i dobishëm, a kam qënë i lumtur, si  u jetuan këto vite? Me se u mbushën, çfarë lam pas, çfarë mbeti prej tyre?

Përgjigja është një ekuacion i vështirë e i ndërlikuar për ti dhënë zgjidhje. Në njerën anë të barazimit vendosen rastet edobishme e të lumtura, në tjetrën të vështirat e të palumturat. Në çdo njerën ka kulme, por edhe vija horizontale. Në këtë algjebër të jetës, kur pluset mbizotërojnë mbi minuset, e mira mbi të keqen, gëzimi mbi dëshpërimin,kur ne kemi vënë një tullë në ngrehinën e shoqërisë dhe kemi mbjellë ca rrënjë pemë në kopshtin e jetës, bindemi se jeta jonë ka qenë e dobishme dhe e jetuar me nder.Dhe e tillë është Jeta jote, miku im, një jetë me “J” të madhe.

Kam admiruar në Ty aftësinë për akumulimin me themel të diturisë shkencore, përthithjen e mençurisë, urtësisë dhe filozofisë popullore të odave të burrave të malësisë, që përbëjnë ashtin e personalitetit tënd enciklopedik dhe shndërrohen në vullnet dhe shprehi zbatimi në jetë, në të mirë të vendit dhe njerëzve. Çdo bisedë me Ty, më ka mbetur në kujtesë,jo vetëm për bukurinë e fjalës, por edhe mënçurinë, për përmbajtjen filozofike prej dijetari, largpamësinë, kapërcimin dhe zgjidhjen e vështirësive, me një besim të fortë te vullnetet dhe mirësia e njerëzve. Pas çdo bisede, jam menduar gjatë , gjithmonë kam mësuar një gjë të re dhe të kam dhënë të drejtë. Kam admiruar dhe kam mësuar, nga  qëndresa dhe durimi sesi ke përballuar prapësitë e jetës, që nuk të kanë munguar.

Jemi me fat që je koleg, shok dhe miku ynë. Ahmet i dashur, ti nuk je vetëm i familjes sate, i komunitetit shkodran, por i gjithë Shqipërisë, që e ke dashur, shkelur dhe ke lënë gjurmët e tua dhe emrin nga Konispoli në Vermosh, në fushat dhe arat e blerta, në takimet me njerëzit e punës ke marrë dhe ke dhënë përvojën e vyer. Ke qenë dhe je frymëzim dhe  nxitje për mirë e kolegëve të rinj, që sapo nisin udhën e jetës dhe mbështetje për të renë dhe të përparuarën.

Për Ty, mund të flitet shumë e të shkruhet shumë,por kaq sa thashë, vërtet pak, por janë fjalë zemre për një shok e mik që s’ka të dytë. Emri yt përmendet me nderim dhe gjithkush që të njeh, në këtë tetëdhjet vjetor, dhe unë bashkë me ‘ta, të urojmë: “Jetë të gjatë, shëndet dhe gjithë të mirat, bashkë me të dashurit e tu”.

Miqësisht,

Resmi Osmani

Tiranë,21 .06.2019



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT