E shtune, 20.04.2024, 11:10 AM (GMT+1)

Kulturë

Përparim Hysi: Aleksandra Pasko - Copëza jete

E shtune, 22.06.2019, 09:20 AM


"Shishet" që mbush Aleksandra Pasko

Libri "Copëza jete"

(ese)

Nga Përparim Hysi

Titulli i kësaj eseje është metaforik. Sidoqoftë, metafora dhe analogjia shkojnë dhe i rrinë pas trupit kësaj shkrimtareje që"nusëron" në fushën e letrave me librin "Copëza  jete". Por ç'janë, në fund të fundit,këto"shishe" që Aleksandra Pasko i ka mbushur dhe vazhdon t'i mbushë. Metafora ime është"vjedhur" nga antropologu amerikan,EDMOND HALL që thotë:"... amerikanët e shohin kohën si një rryp transmisioni të mbushur me shishe; këto shishe duhen mbushur. Njëra prej"shisheve",po mbeti bosh, llogaritet si kohë e shkuar dëm". Kapur pas kësaj thënieje,arrita në  përfundimin se ALEKSANDRA PASKO nuk lë që koha të shkojë dëm.

*     *     *

Unë nuk e kam takuar asnjëherë,Aleksandra Paskon, por ashtu siç thuhej në atë grupin e dikurshëm simpatik:"Na bashkoi kënga popullore",ashtu dhe ne na bashkoi facebooku. U bëmë miq,sikur "shkëmbyem nishanet" dhe unë duke ndjekur çdo shkrim të saj,aq u befasova sa një ditë prej ditësh, zura ta thërres "MIGJEN". Mos po ia rrit më shumë se  ç'meriton karizmën? Nuk e besoj. Sado që analogjitë kurrë nuk janë të barabarta, ka ca përkime të çuditshme me MIGJENIN e madh dhe të papërsëritshëm. Ashtu si MIGJENI,Aleksandra ka lind në Shkodër; ashtu  si MIGJENI,Aleksandra ka qenë mësuese sa në Shkodër,aq dhe në Pukë. Migjeni bëri anamnezën e jetës në Shkodër e Pukë në vitet '30-të, Aleksandra në Shkodër e PUKË në fundshekullin XX-të dhe fillimet e shekullit XXI. Kur e thërres"MIGJEN" as unë dhe as ajo,nuk guxojmë të vëmë shenjën e barazimit midis tyre për cilësinë letrare,gati të paarritshme të Migjenit të madh.

*      *     *

Kur e mbarova së lexuari,"Copëza jete", s'kishte si mos më vinte në mend MIGJENI. A nuk bëri ai.me vizatimet letrare; me skicat letrare dhe deri me tregimet e poezitë e tij aq të paarritshme,"anatominë e jetës në Shkodër" në vitet '30-të? Po kështu ka bërë dhe Aleksandra Pasko. Dhe më duket sinjifikative thënia e një shkrimtari rus që thotë diku:" Ne, të gjithë, sikur kemi dalë nga "Manteli" i GOGOLIT!". Dhe kështu më duket SANDRA,sikur ka dalë nga"xhaketa"e Migjenit. Kurrë nuk flas për gjëra që nuk di dhe kurrë nuk shkruaj me hamendje. Tek  i lexoj"Copëza jete", më duket se ALEKSANDRA  PASKO e jeton intensivisht jetën dhe me"lupën" e saj vëzhguese,nuk lë gjë pa e futur në këtë lupë; më duket se mbudh disketa apo diapozitivë dhe i fut në kaleidoskop. Mbushet kaleidoskopi dhe,po  deshe t'i"zhvillosh" filmimet e saj me penë, befasohesh me një dokmentar"bio", se"bio" janë shkrimet e saj.

Në do të qeshësh, shko bli atë"spinakin bio" tek fshatari me musteqe që,nën dy fletë spinaki ka vënë një shuk bar:në do të plagosesh a brengosesh,shko tako një ish-nxënësen e bukur që ia"vranë bukurinë" duke i vënë atë"burkën"-burg mbi kokë; në do të trishtohesh deri në pikëllimë,lexo"Jo,deri këtu bre..". Aty, brezi i tretë,zë kruan kokën."Çelësi" që nuk hapte derën, tërë natën më rrinte para sysh. Konflikti aq i njohur"Etër ebij" si tek Trugenievi,vjen si një dramë që dhëmb. Tek i lexoj këto copa,sa njerëzore aq dhe bio të Aleksandra Paskos, më vjen ndërmend shkrimtari amerikan,DEAN FANTE që thoshte:" Ti shikon diçka dhe hesht,se do të fshehësh të vërtetën,atëherë për mua bën një akt terrorist". Aleksandra Pasko  e jep të vërtetën,shtu siç e sheh dhe është e përpiktë si sahat"Omega".

*    *   *

Edhe diku tjetër e kam thënë se diku kam lexuar një thënie që thotë:" Nëse do kishim mundësi që,për çdo ditë të filmonin"copëza jete" dhe një ditë, kur të plakemi, ta zhillojmë këtë film, atë herë"sa kemi për të qeshur,aq kemi për të qarë". Kështu ka ndodhur dhe me"copëza jete" të Aleksandër Paskos. Jam i ndërgjegjshëm se ajo  vazhdon të mbushë "shishe të tjera",se kohën nuk lë  të shkojë dëm.

Ngaqë jam  i bindur për çfarë shkruaj, nuk më mbetet veç t'i uroj:"Me bereqet  të bardhë,MIGJEN!"

Tiranë, 17 qershor 2019



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora