E enjte, 28.03.2024, 11:37 PM (GMT)

Kulturë

Demir Krasniqi: Naser Hani – atdhetar strugan

E enjte, 20.06.2019, 06:12 PM


Naser Hani – atdhetar strugan

Më 15 Gusht të vitit ’58 –të ,

Në Veleshtë na lindi foshnja e vërtetë ,

Ashtu si familja kaherë  e kanë deshtë –

Atje n’ rreth të Strugës , në  fshatin Veleshtë !

U lind në një familje me traditë shqiptare –

Bujare , patriotike  edhe  atdhetare !...

Aty jehoi kënga , aty  jehoi zani –

  Veleshtë , na lindi  djali Naser  Hani !

Herët u angazhua n’ rrugë përparimtare –

Në lëvizjen e rinisë patriotike shqiptare !

Ishte kjo në  kohë të ish  Jugosllavisë –

  kërkojë të  drejtat e gjithë shqiptarisë !

Si student n’ aktivitete fort  i priu e mbara –

Ishte ndër pjesëmarrës gjithmonë n’ radhë    para !

N’ radhë t’ parë t’ demonstratave t’ vitit ’81 –

Për t’ kërkuar t’ drejta , për t’ kërkuar  liri !

Kur nga ai n’ aksione i filloi përpjekja –

Nga UDB-ja fashiste i filloi përndjekja !

Herët u  burgos    lule të rinisë –

Nga pushteti sllavë  i Jugosllavisë !

Nëpër  burgje t’ rënda  i përballoi torturat –

Qëndroi i paepur , trimërisht  si burrat !

I paepur qëndroi deri n’ fund të jetës –

Pa iu shmangur kurrë  idesë edhe  shpresës !

Përkundër përndjekjeve nga sllavët  shpirtzi –

Ai vazhdoi aktivitetin dhe jetën e tij !

Ndihmoi rezistencën e rinisë shqiptare –

Në luftë për liri dhe pavarësi kombëtare !

Në momentet më t’ rrezikshme dhe më të  vështira –

U gjend pranë aktivistëve në mënyrat më të mira !

Ndihmoi dukshëm  aktivistët e çështjes  shqiptare –

Me idetë më të shkëlqyera  për çështjet kombëtare !

Të panumërt janë n’ këtë tokë , ata veprimtarë –

Të cilët e njohën drejt   trimin Veleshtarë !

Këshillën e tij çmonin  t’ saktë që e  drejtonte ,

Fjalën e tij  të drejtë e donin , sepse i  bashkonte !

Ndihmat  e tij  ishin shumë të pakursyera ,

Sjelljet e tij  ishin gjithmonë të shkëlqyera !...

Shpeshherë na këshillonte  me  fjalë t’ tij të artë –

Që nuk i  kursente gjithmonë  për shqiptarët !

Për shkak të aktivitetit të tij , si i ri ,

Të çmueshëm patriotik për të drejta dhe liri ,

Të shqiptarëve t’ shtypur  në Maqedoni –

N’ vitin ’93 , emigroi në Austri !

Kështu  e njohëm edhe ne , çfarë  kishte  idenë –

Veprimtari  Naser Hani , kur erdhi  në Vjenë !

Aty , ku vijoi studimet , o , pasdiplomike –

Ishte orientuar në  drejtimet ekonomike !

Edhe këtu sikur  çdoherë  edhe  si çdo kund –

Dëshmoi se me punë , njeriu mund të bëjë shumë mund !

Për vendlindjen e tij dhe  çfarëdo organizate –

Në çdo kohë do t’ prijë , në çfarëdo situate !...

Ai ishte themelues dhe drejtues i parë në vija –

I Shoqërisë Studentore “Societas Albania “ !

E cila kishte ekzistuar  më parë për shqiptari –

N’ vitet e 1920 –ta , atje  në Austri !

Dëshirë dhe qëllim i tij ishte t’ arrijë rezultate –

Me organizim të mirë  përmes  kësaj shoqate !

T’ bëjë  organizimin n’ mënyrën  më të mirë –

Në interes të studentëve ,  si që kanë dëshirë  !

Ato vite ishin  të vështira dhe  vulgare –

T’ nëpërkëmbjes dhe  poshtërimit    qenies shqiptare !

Sadopak mundohej  t’ shtronte rrugë t’ nevojës –

Për arsimim të shqiptarëve  n’ universitetet e Evropës !

Mundësi kjo që deri n’ atë kohë nuk ekzistonte –

Nuk kishte shqiptar kund  që e imagjinonte !

Ai ishte njeri i dashur , zemërgjerë dhe optimist –

Studentët  ndihmonte  me këshilla  konkretisht !

Një kontribut t’ veçantë dha duke u shkri –

Për unifikim  t’ diasporës shqiptare n’ Austri !

Ndihma e konsiderueshme e  diasporës shqiptare –

Iu dha UÇK-së së Kosovës dhe  luftës çlirimtare !

Është në radhë të parë meritë e  kontributit të tij –

Në kuadër t’ “Bashkësisë Shqiptare” atje  n’ Austri !

Themelues dhe drejtues  së cilës iu shtua nami –

Ishte vullnetari dhe Veleshtari  Naser Hani !

Fjala e tij u bë zëri më bindës për bashkim –

Në përkrahje të luftës  që bëhej për çlirim !

Gjatë gjithë jetës së tij për Moto pati mendimin :

“Gjithçka për Atdheun edhe për bashkimin” !

Me këtë ndjenjë të fortë  dhe qëllim t’ vërtetë –

U kthye    Strugë n’ vitin  ‘98 !

Anëtar  i  Partisë Demokratike Shqiptare

Dhe drejtor i Entit për Çështje Sociale !

Më 12 Qershor të vitit  2001 –

Nga Forcat e Sigurimit Maqedon u bë eliminimi fizik i tij !

Kjo tregon se edhe armiqtë e popullit shqiptar –

E kanë evidencuar një kohë të gjatë si veprimtar !...

Vlerën dhe aftësitë e tij  me plot trimëri ,

Në luftën e drejtë të shqiptarëve për liri

Dhe barazi kombëtare në Maqedoni –

Vetë ekzistenca paraqiste rrezik  nga ky njeri !

Ai ishte i bindur në realizimin e qëllimeve të drejta –

Të popullit shqiptar  mbi troje të veta !

Çështje për të cilën vuri n’ funksion  jetën e tij –

Dhe pa hamendje u flijua për popull e liri !

Si për të gjithë ata që e njohën ashtu  edhe për ne –

Ai do të jetë njeriu më i paharruar  në dhe e mbi dhe !

Një nga heronjtë e heshtur të dy dekadave të fundit –

Të zhvillimit të çështjes shqiptare  dhe sipas Kanunit !

Naser Hani nuk u thye asnjëherë në jetë –

Para asnjë presioni , as përndjekje t’ vërtetë !...

Atë nuk arritën kurrë    ta kidnapojnë –

Njeriu  i tillë mund që  të vritej , por , jo ta  gjunjëzojnë !

La tre fëmijë , t’ cilët do të rritën krenarë për babanë  e tyre –

Që pati shpirt të mendonte , jo vetëm të ardhmen e tyre !

Vuri jetën  n’ funksion  t’ ardhmërisë së popullit shqiptar –

Për ata që e njohën , do t’ ngelë shembull  si  atdhetar !

Gjilan, më 12.06.2019.        Demir Krasniqi



(Vota: 2 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora