E premte, 19.04.2024, 07:14 PM (GMT+1)

Kulturë

Blerim Rrecaj: Vijueshmëri jete

E enjte, 20.06.2019, 08:45 PM


Vijueshmëri jete

Nga Blerim Rrecaj

Ka kohë që s'kam lënë asnjë shënim. Dhe tash çfarë të lë e çfarë të heq nga pothuajse një muaj që shkoi. Muaji pararendës edhe ky (pas)ardhësi si një copë historize, me festa, me shëngjergj, ramazan e bajram, me kohë të ndryshueshme, të përzier e me shumë shi, bile pat dhe ndonjë mëngjes me mjegull të shtrirë në kokërr të shpinës në maj, e edhe sot në këtë ditë të 19 qershorit. Një saksi lulesh lulemëllagë, lulealle si edhe po i quante dikush, ndërsa lule sardane që aq shumë i donte e aq fort kujdesej nëna për to, qëndrojnë në parvazin e jashtëm të dritares së dhomës së fëmijëve, në ballkon, si lloj urimi e bekimi i vazhdueshëm për të gjithë, pa përjashtuar as festën e fëmijëve 1 qershorin. Më pas pat dhe ndonjë ngjarje kulturore e mjaft e përfolshme si panairi i sivjetmë i librit, të vizituar me njërin nga shokët me fëmijët për dore. Edhe një tufë librash nëpër bibliotekat tona të shtëpive. Përpjekje për t'iu kthyer leximit e rileximit. Angazhime personale e familjare, biseda, vizita, plot të pritura e mjaft të papritura. Pështjellim nëpër sistem-status quo-në e (pa) trazuar, të kështuquajturin tradicionalin tranzicional. Kur mundemi komplikueshëm pse të thjeshtësojmë gjërat, veten e jetën!? Paj, ta përmendim edhe 20 vjetorin e çlirimit e lirisë me frymëmarrje që le për të dëshiruar e dëshiruar, e ...uar, e ..uar, e ...uar... Hedhin valle kritikat e vetëkritikat, censurat e vetëcensurat. Sidoqoftë vazhdon kjo vijueshmëri jete, vijueshmëri përpjekjesh, që kushedi a iu dasht ky shënimth ku hyjnë edhe ata që këpusin të gjelbërtat e të papjekurat xherenika, ku hyjnë trëndafila të shëndetshëm fytyrë rrumbullak ngjyrash të ndryshme, ky hyn dhe ca pëllumba që zbresin te një copë e gjelbëruar e pjerrët e një ure me rrethrrotullim ku kanë ngre kokat e tyre këto lulekuqe...



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora