E merkure, 17.07.2019, 07:43 AM (GMT+1)

Komente

Brahim Avdyli: Samiti i Parisit i 1 korrikut dhe gënjeshtrat serbe e serbofile

E enjte, 20.06.2019, 08:05 PM


Samiti i Parisit i 1 korrikut dhe gënjeshtrat serbe e serbofile

Nga Brahim Ibish AVDYLI

Pas samitit të Berlinit, e cila u tregoi të gjithë pjesëmarrësve çka duhet të bëjnë në një marrëveshje gjithëpërfshirëse të Serbisë dhe Kosovës, sidomos Kancelarja gjermane Angela Merkel, tani, në fillim të korrikut vie samiti i Parisit, për ne mjaft i ligë, sepse Franca është treguar “e gatshme” t`ua hap rrugën e t`ua japë duart armiqve më të rrebtë të shqiptarëve, parasegjithash sllavëve, turqëve dhe grekëve. Në këto bisedime është e ftuar edhe Kosova, por është marrë vesh në tërë botën se pala serbe është gënjeshtarja më e paskrupullt dhe gënjeshtrat e veta i ka vardisur një nga një. Për botën e vetëdijshme nuk shiten gënjeshtrat e Serbisë. Në orketrën e këtyre gënjeshtarëve pritet që të vinë edhe “Presidenti” i Kosovës, z. Hashim Thaçi dhe Kryesia e Kosovës, i cili dihet se është “mësuar” të gënjejë krahas kryedjajve ruso-serbë, mu ashtu siç ishte kryetari i Serbisë, tani i vdekur, Dobrica Çosiç, në Beograd, dhe zëdhënësi tjetër, në Prishtinë, “intelektuali”, Prof. Dr. Rexhep Qosiç. Gënjeshtra është dënimi i parë i Zotit, nga shtatë dënimet e tij, dhe i shtati është të vrasësh njeriun pa faj. Por, këto dënime i kanë mbushur moti serbët, me njëmijë loj dënimesh të tjera...

Ndoshta atyre u kanë rënë për tokë gënjeshtrat, si vet spiunit të rryer serb në Kosovë, Baton Haxhiut, me gjithë televisionin proserb të tij “Klan”. Si duket, mund të mos mbahet samiti i Parisit. Ai është i planifikuar me 1 korrik 2019, me iniciativën e Presidentit të Francës, z. Emmanuel Macronn, i cila na vjen pas Berlinit, ku Kancelarja gjermane ua bëri me dije se Berlini refuzon çdo plan për këmbimin e tokave shqiptare nga Kosova te Serbia dhe refuzojnë të japin afër 1/3 e Kosovës në “përdorim” të serbëve, pasi dihet se aty është ndërmarrja “Trepça”, e cila përbën fuqinë kryesore të fitimit të Kosovës, dhe nuk ka arësye të ipen tokat shqiptare me minerale për të marrë prej tyre bokat e Preshevës, të reduktuar në një “Luginë...”.

Këto gjëra i kam shpjeguar edhe në librin tim, “Sontazhe për Kosovën dhe kufirin e saj”, e cila ndodhet në botim dhe është vonuar pak të dalë nga bllokimi i të hollave, në Prishtinë, 2019, sikurse i Memorandumit në nëntor të vitit të kaluar, përmes instancës së pavarur INTELEKTUALËT SHQIPTAR TË KOSOVËS, që e kemi themeluar po aty, të dërguar në të gjitha instancat e larta të Bashkësisë Ndërkombëtare, por opinioni i brendshëm nëpër tokat shqiptare ka qenë i mbyllur nga tipa të tillë të udhëheqjeve tona, megjithëse i kemi disa gazeta apo organe elektronike me botimet tona.

Bashkësia Ndërkombëtare i ka të qarta qëndrimet e veta; politikën e vet të akorduar në përgjithësi të shkrimeve tona, të cilët na i kanë sqaruar; kjo vie në shprehje me së miri nga Gjermania dhe Kanzelarja Angela Merkel, por edhe Presideti i SHBA-ve, Donald Trump, i cili e largoi bashkëpunëtorin e Serbisë dhe Kryetarit (Kryedjallit) të Kosovës, Hashim Thaçi, z. John Balton, me largimin e të cilit u tronditën më së shumti Rama-Batoni-Thaçi, treshja e njohur serbofile, ndër shqiptarë. Pra, e largoi ate që e mbështeste ndarjen e Kosovës në Shtëpinë e Bardhë të SHBA-së, i mbështetur edhe ashtu në lobin serb në Amerikë, me të cilët bashkëpunonte Kryedjalli Hashim Thaçi.

Superfuqinë botërore deshën që ta fusin në këtë lojë. Kështu, Shtëpia e Bardhë dhe Presideti i SHBA-ve, z. Donald Trumpi, i bënë thirrje për të fundit herë Serbisë që të njohë Republikën e Kosovës, pa asnjë kusht. Nga BE vijojnë që të vinë edhe raportet e këtyre bisedimeve shqiptaro-serbe dhe gradualisht nga kjo anë vijnë thënie publike të cilat e konfirmojnë se Serbia duhet tu kërkojë falje shqiptarëve, madje për krimet e tyre të luftës nëpër Kosovë, të cilat Serbia ende nuk i ka te ndara rrënjët e kësaj lufte as sot, por vazhdon në një formë tjetër. Veriu i Kosovës involvohej në këtë luftë.

Serbia duhet të vazhdojë bisedimet në Paris, sepse nuk ka rrugë tjetër, dhe duhet të pranojë definitivisht Republikën e Kosovës. Nëse nuk do të vijë në samitin e Parisit, mund të rrijë, por të mos harrojë se derën e ka të mbyllur pa njohjen reciproke në marrëveshjen e përgjithshme Kosovë-Serbi. Dihet se kështu do të mbyllet tregëtia e lirë, e edhe Evropa për ta...

Sado të përsëriten të thënat e diplomatit amerikan e njohësit e çështjeve që ndërlidhen me shtetet e Gadishullit Ilirik (por nuk po i themi “Ballkan”!), z. Daniel Server, i cili në Prishtinë i foli hapurazi Thaçit dhe të tjerëve, se nuk mund t`ua japësh në veri të Kosovës ate që të kërkojnë më tutje serbët dhe i pangopuri Vuçiç, sepse askush nuk do të merrte në kurrizin e vet një rrezik të tillë e të tmerrshën; apo të gazetarit britanik që thoshte se Vuçiçi jetonte ende me ëndërrat e veta; ndërsa Thaçi turpërohet nga fishkëllimat e shumta të turmës edhe kur erdhi në binë që të mbajë një fjalim të akorduar në praninë e vizituesve Bill Clinton dhe Madeleine Albright, miq të vërtetë të kombit shqiptar, nga Amerika, është sinjal se Kosova nuk do të lejojë asnjë “shitblerje” të tokës së tij. Ish Gjenerali Wesley Clark, gjatë kësaj vizite të 20 vjetorit të çlirimit të Republikës së Kosovës, për të cilën ka dhënë kontribut të veçantë, ka vënë në dijeni se baza ruso-serbe, e quajtur “humanitare”, afër Nishit, është themeluar në vitin 2012 dhe është nën kontrollin e ministrisë së mbrojtjes civile ruse, por kjo bazë ruse është nën hundën e forcave të NATO-s dhe të SHBA-ve, të grumbulluar në Bondsteel (Bonstil), të cilat e kanë nën kontroll tërë rajonin e Evropës dhe të Gadishullit Ilirik (pra “Ballkan”!), prej të cilave e përjashton Pentagoni i SHBA-ve Turqinë, sepse ajo i ka marrë mësheftas dhe në shenjë të marrëveshjes me Rusinë e Serbinë sistemin Raketor S-400, pa lejen e SHBA-ve, nën komandën e së cilës ndodhet ajo në NATO, dhe kjo vie në vazhdim të dokumentit Top-Sekret me Serbinë për “dritën jeshile” të saj mbi Kosovën. Tashmë kjo është shpallur edhe nëpër organet elektronike shqiptare, por edhe në profilin tim, në baze të së cilës Serbia do t`i fitonte 20 vite “punë” mbi shpopullimin e shpërfilljen e viseve tona nga kombi shqiptar, në radhë të parë me xhamitë e fenë islamike. SHBA-ja dhe NATO-ja do të intervenojnë menjëherë, sapo të prekin vijat apo të kalojnë kufirin e Republikës së Kosovës. Këto janë shumë të fuqishme dhe Rusia është në vijë të raketave të tyre!...

SHBA-të, BE, Gjermania, Britania e Madhe, dhe e tërë bota demokratike perëndimore drejton sytë me plotë kritikë të mirëfilltë për Lindjen, pa marrë pasyve se a është Rusia, Turqia, Greqia apo Serbia. Këtë na e tregon edhe vet ambasadori britanik në Beograd, Denis Keefe, i cili e drejtoi bindjen e vet mbi Kosovën, e cila tashmë është shtet i pavarur, madje qe 20 vjet.

Kush ka mundësi që ta shkatërrojën këtë shtet, para se ta shkatërrojë veten?! Askush. Vetë Metropoliti i Kishës Ortodokse Malaziase, Miraš Dedić, i njohur si Mihailo, gjatë fjalimit për nderë të Pashkëve, e akuzoj Serbinë se nuk është një “komb” i vërtetë, por “komb” i ndërtuar mbi gënjeshtra, të cilat edhe unë ia kam nxjerrur krahas të tjerëve prej vitit 1979 e këtej (2019), pra 40 vite me pendë në dorë. Dhe, Mihailo i tha edhe një here të gjitha fjalët e ish Presidetit ultranacionalist serb, të vdekurit Dobrica Çosić: “Gënjeshtra e përbën interesin shetëror serb...”. Kjo është tashme e qartë edhe për botën, por edhe për francezët, sepse i përkrahin serbët! Ata, duhet të ndahen nga gënjeshtrat e tilla të Serbisë. Herën e dytë, ia ka dhënë Avni Rrustemi përgjegjen tonë midis Parisit, duke e vrarë Esad Pashë Toptanin!

Kjo ishte prova e tretë e tradhëtisë së shqiptarëve, e “Luftës III Botërore”, nga e cila nuk kalon Franca pa pasoja të mëdha. Mos të harrojë se i ka vëllezërit tanë në Pirrenej dhe Francën Jug-Lindore, me ish dialektin shqip...

Ne po i afrohemi fundit dhe mund të themi se një marrëvesje për paqe e gjithëpërfshirëse duhet të fokusojë këto gjëra të patjersueshme dhe në samitin e Parisit të shtohet kjo gjë: Franca e ka kohën të distancohet nga Komandanti i forcave speciale franceze, Jacques Hogard, i cili e pat ndarë siç dëshironin serbët Mitrovicën Veriore dhe rreth lumit Ibri, që më 1999; e dyta, duhet të distancohet prej francezit në rolin e eurodeputetit, shërbyes i lartë i shërbimeve sekrete franceze në shtetet e Gadishulit Ilirik (kuptoni se ky është Ballkanit), Danjean d`Arnaud, i cili e futi me një atentat Hashim Thaçin në UÇK, së bashku me Xhavit Halitin, duke e mbytur Ali Ukën, sepse ka qenë zëdhënës i parë legal i UÇK-së, prandaj deri sa vdiç i mbajti fshehtas Kryeshefin e Shtabit Suprem dhe anëtarët e tjerë; dhe së fundi, qëndrimin e tij, si President i Francës, Emmauel Macronn, duhet që ta ridefinojë funksionin e tij, i cili ishte mik i ngushtë i Hashim Thaçit, sepse për pak sa nuk morri pjesë në tradhëtinë e tretë ndaj shqiptarëve. Kjo, e fundit, nuk do t`i falej atij, edhe pse është president i Francës!!...

Serbisë nuk do t`i japin asgjë nga tokat shqiptare të Kosovës; ata i kanë sa dy herë Kosova mbrenda vetes së tyre, për të cilat duhet që të na kërkojnë të falur, sikurse për dëmet e pa paguara të luftës me UÇK-në; dëmshpërblimet ende të pa paguara për njerëzit tanë (gra, burra, fëmijë) të vrarë pa mëshirë; për dhunimet e tyre të shumta; për penzionet e padërguara asnjëherë nga ana e tyre, të atyre që ishin në punë të serbo-jugosllavisë; pra, për gjenocidin e vazhduar me të gjitha mjetet e një shteti ultranacionalist.

Ne jemi dëshmitarë të denjë e të gjallë se politika e Serbisë i ka bërë shekuj me radhë krimet e terror ndaj popullit shqiptarë. Ajo gjithmonë i ka mbuluar me gjënjeshtra dhe para botës është paraqitur vetëm si viktimë.

A ka kush zemër të madhe t`i ndjejë këto dhembje tonat, po iu drejtohemi francezëve, sepse tjerat i dimë?!...

Ne nuk po kërkojmë aq më shumë se sa ta njohin Republikën e Kosovës, pa asnjë kusht! E jona është që të kërkojmë edhe për tokat tona jashtë Republikës së Kosovës, Kosovës Lindore (apo Shqipërisë Veri-Lindore) dhe Sanxhakut të Serbisë, apo nëpër rajonet e tjera të Mbretërisë së Dardanisë, dëmshpërblimet e kahershme dhe të vonshme për gjenocid...

Kjo është fjala e jonë për samitin e Parisit, sepse është në sprovë, me 1 korrik të vitit 2019.

DHASHTË ZOTI I MADH E KUPTOJNË MË NË FUND EDHE FRANCEZËT!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT