E hene, 22.07.2019, 07:53 PM (GMT+1)

Komente

Dedë Preqi: LDK nën shijen e pa hije!

E merkure, 19.06.2019, 08:09 PM


LDK, NËN SHIJEN E PA HIJE!

Nga Dedë Preqi

Duke qenë koshient për atë që po zhvillohet në mes pozitës dhe opozitës politike në Kosovë, sidomos duke qenë për atë se çfarë po ndodh në brendinë e LDK-së, si partia më më përvojë dhe më epara parti demokratike në Kosovë, a do merrenparasysh edhe aktet  ç’akorduese dhe jo unifikuese të liderëve të saj, apo i shumë veglave dhe satelitëve të kësaj partie, duke ditur se, pas shkuarjes në amshim të presodentit Rugova, kjo parti e muar teposhtëzen dhe nuk iu pri e mbara dhe as që ka mundur të u shpëtoj kuthave dhe intrigave politike të PDK-së.

Është e qartë se Ibrahim Rugova, nuk lind më nëna shqiptare dhe nuk mund e luaj rrolin e tij askush, sëpaku, liderët e saj të përafrojnë bile diçka nga filozofija dhe strategjitë politike tëdr.Rugovës, edhe pse janë të pakët ata që ndjekin hapat e tij, vetëm duke u shtirë se janë “rugovista”, ndërsa rrolet e tyre pas shpinde janë shumë të rrezikshme dhe në disfavor të kësaj partie.

PDK, si partia më e fuqishme dhe më e zgjuara për intriga, dredhi dhe shkathtësi të spikatura që arritën efektin për të dominuar në pushtet dhe në qeverisjepër një kohë të gjatë, duke e luajtur rrolin e “bajraktarit” në dobi të klanit dhe grupit të saj të njohur si njerëz të krimit, korrupsionit, të SHIK-ut, dhe shumë linjave tjera, përpiqën akoma të dalin fitimtarë përmes këtij “vizioni” pa ndonjë rrezulltat të lakmueshëm dhe përspektivë në favor të qytetarëve të vendit.

Derisa kjo parti është një ndër partitë më më kohëzgjatje në pushtet dhe në krye të shtetit, dhe Kosova për 20 vjet pas çlirimit nuk bëhët e zonja as për ta ngopur barkun e vet dhe më e keqja, kur nuk jep prova se është në gjendje ta qeverisë vetëvetën, edhe ajo që është arritë,vetëm me investimet dhe ndihmën endërkombëtarëve, ndërsa pushteti ekziston vetëm për vete dhe në favor të një klani pushtetarësh, të cilët arritën qëllimet e tyre, duke e bërë shtetin si pronë të vetën.

Ky fakt është një indikator shumë i dhimbshëm për Kosovën dhe popullin e saj shumë të vuajtur dhe në çdo aspekt e prishin tërësinë harmonike të këtij shteti të ri, nëse nuk përputhën çështjet e brendshme dhe nuk e nivelizojnë boshtin qëndror të shteti, duke reflektuar në të njëjtën mënyrë edhe nga jashta, atëherë çka të flasim për rrezulltatetet e mundshme dhe normat tjera.

Nuk do ia lëmë fajin vetëm një partie, në këtë rast vetëm PDK-së, për të arriturat dhe jo të arriturat në Kosovë, por kjo parti është ajo që i gëlltit dhe i nxjerrë episodet më tragjike, e cila duhet ti ndajë llogaritë dhe llogaridhënjën për gabimet e veta, të cilat nuk i pranon, por i vazhdon në një mënyrë të mundshme për të dominuar më gjatë dhe hiq më mirë.

Kjo parti brenda saj ka shumë përsonazhe që më tani janë bërë monoton dhe shpeshherë jane improvizime të pa motivuara dhe anekdotike për një pushtet të tillë, sikur është rasti i shumë prej tyre të ardhur nga radhët e luftës, me lloj-lloj akuzash e vepra të dyshimta dhe korruptive, prandaj nga të nxjerrim një fryt të shëndosh nga ky lloj “rasati”

Nuk ka dyshim se, në bazë të sjelljes dhe intrigave të autorëve të kësaj partie, u viktimizuan edhe dy parti shumë aktive dhe të njohura, sikur që ishte Partia Demokristiane e Kosovës dhe Partia Liberale e Kosovës, tëcilat edhe nëse ndonjëra mundohet të lë pak gjurmë, sa për të pasë një emër, asnjëra nuk e përfaqëson Parlamentin e Kosovës.

Edhe këtij detaji mund ti shtohet se, përveq VV, së cilës iu nda bishti i quajtur PSD, edhe LDK, sot është nën shijen e PDK-së, sëcilës po i shtohet malli dhe nastalgjia, kur në këtë parti kemi disa herë përçarje dhe mosmarrëveshje në degët përkatëse, mos të thëmi edhe në qendren e saj. Prandaj, a duhet të na befasojëvetëm K o n  v e n t a  e fundit,ku nuk kemi se çka ti lakmojmënë sistemin e sajmonist, me rizgjedhjen e krytarit të saj pa asnjë kundërkandidat.

LDK, e vizionit të së nesërmës, të jetë gjallëria, sharmi dhe frymëzimi i së ardhmës së këtijpopulli me avansimin e gjeneratave të reja, ku do shpërthejë fati i përspektivës dhe mirëqenjës qytetare . Përndryshe, kjo parti nuk është pa mëkatarë në substancën e vet, por një gjë është më rëndësi, se në këtë parti nuk ka vrasës as kriminel, por në mesin e saj ka disa molla të kalbura, të cilat duhet të infiltrohen që mos të infektohen mollat e shëndosha. LDK, së bashku me VV, duhet të bashkojnë energjitë e veta dhe të vendosin për të ardhmën e Kosovës.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT