E marte, 23.07.2019, 08:11 AM (GMT+1)

Komente

Kastriot Myftaraj: Presidenti të dekretojë krijimin e Gardës Qytetare për mbrojtjen e rendit kushtetues

E enjte, 20.06.2019, 07:43 PM


Policia e Shtetit është rebeluar, Presidenti të dekretojë krijimin e Gardës Qytetare për mbrojtjen e rendit kushtetues

Nga Kastriot Myftaraj

Policia e Shtetit Shqiptar, me veprimet e saj, për pengimin e autoriteteve të ligjshme vendore për rimarrjen në dorëzim të mjediseve të ofruara për zgjedhjet, pasi Presidenti i Republikës me dekret anuloi datën e zgjedhjeve, ka kryer rebelim dhe vazhdon të jetë në gjendje rebelimi edhe në këtë moment. Të gjitha shoqërimet dhe ndalimet e qytetarëve që ka kryer dhe vazhdon të kryejë Policia e Shtetit, për shkak se këta protestojnë ndaj moszbatimit të dekretit të Presidentit të Republikës për anulimin e datës së zgjedhjeve janë veprime të kundërligjshme.

Kur qytetari dhunohet nga polici i rebeluar ndaj autoritetit kushtetues, atëherë qytetari ka të drejtë jo vetëm ta kundërshtojë me sa të mundet dhunuesin, duke përdorur ndaj tij të gjitha mjetet e dhunës që i bien në dorë, por madje qytetari i dhunuar, për vetëmbrojtje, mund edhe ta vrasë në vend policin e rebeluar dhe ky i fundit shkon si i thonë asaj fjalës së urtë “Si qeni në vreshtë”. Qenër të uniformuar apo jo nuk ka rëndësi. Sepse policin nuk e bën autoritet uniforma, por ligji. Dhe polici i rebeluar nuk është autoritet ligjor, por është bashibozuk politik. Kur të prek me dorë polici i rebeluar është njëjtë sikur të ka prekur një bandit i çfarëdoshëm.

Të gjithë prokurorët që kanë kryer marrë të pandehur dhe urdhëruar arrestimin e protestuesve të sjellë para tyre nga policët, gjithashtu janë pjestarë në rebelim. Të tillë janë edhe gjyqtarët që kanë dhënë masat e sigurisë për të ndaluarit.

Shqipëria është praktikisht në gjendjen e Kilit në kohën e grushtit të shtetit, kur Ushtria u rebelua ndaj autoritetit kushtetues të Presidentit Alende. Në Shqipëri ku Policia e Shtetit është numerikisht më e madhe se Ushtria, është rebeluar Policia. Në këto rrethana Presidenti Meta mund të bëjë dy gjëra:

-Të shpallë botërisht se në vend ka nisur dhe është në zhvillim e sipër një puç policor dhe të deklarojë se merr përsipër përgjegjësinë për shtypjen e puçit.

-Presidenti t’ i kërkojë Ushtrisë që të shtypë rebelimin e Policisë. Nëse Ushtria nuk i bindet autoritetit të kryetarit të shtetit, për shkak të urdhërdhënies politike nga Ministrja e Mbrojtjes, atëherë Presidenti i Republikës t’ i kërkojë Ushtrisë që së paku të mos bëhet pjesë e puçit, duke i paralajmëruar drejtuesit e saj për pasojat.

-Presidenti, i gjendur në rrethanën kur janë rebeluar ose nuk binden forcat e mësipërme, duhet të shpallë se për mbrojtjen e rendit kushtetues është i detyruar të dekretojë krijimin e Gardës Qytetare si një forcë e armatosur qytetare për mbrojtjen e rendit kushtetues dhe t’ u bëjë thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Shqipërisë që të rreshtohen në këtë forcë. Në krye të Gardës Qytetare duhet të ketë një komandë dhe një bord intelektualësh për mbikqyrjen e veprimeve të saj.

-Garda Qytetare duhet të ndërmarrë pa vonesë veprimet e duhura për shtypjen e rebelimit të Policisë së Shtetit, si më poshtë:

-T’ i jepet 24 orë afat gjithë trupës së rebeluar të Policisë së Shtetit që të tërhiqet nga veprimet antikushtetuese të pengimit të zbatimit të dekretit presidencial. Pas këtij afati çdo pjestar i Policisë së Shtetit, i uniformuar ose jo që vihet re se merr pjesë në veprimtari antikushtetuese që kanë synim pengimin e zbatimit të dekretit presidencial, do të trajtohet si puçist dhe terrorist.

-Garda Qytetare, varësisht reagimit të dhunshëm të policëve të rebeluar, duhet të përdorë të gjithë mjetet e nevojshme të dhunës dhe të ushtrojë të gjithë dhunën e nevojshme për t’ i neutralizuar rebelët.

-Të shpallet se përdorimi i gazit kimik do të quhet baras me përdorimin e armëve kimike, meqënëse efekti dhe pasojat e tij janë shumë më të rënda se të gazeve të përdorur rëndom nga Policitë europiane. Garda Qytetare të bëjë të ditur se përdorimi i gazit kimik do të marrë si kundërpërgjigje dhunë me pasoja të barazvlefshme me efektin e tij.

-Të kryhen aksione të befasishme në ndërtesat e komisariateve policore në kohën që pjesa më e madhe e efektivit të tyre janë në veprimtari antikushtetuese dhe të konfiskohen mjetet e çdo lloji dhe automjetet që përdoren kundër protestuesve. Këto të mbahen në ruajtje dhe t’ i rikthehen Policisë së Shtetit pas shtypjes së rebelimit.

-Të çarmatosen nga Garda Qytetare dhe të arrestohen policët rebelë që kapen në flagrancë në aksione për pengimin e zbatimit të dekretit të Presidentit, ose ata për të cilët ka të dhëna se kanë kryer veprime të tilla. Këta të ndiqen kudo në lëvizjet e tyre, në rrugë, shtëpi etj.

-Të arrestohen nga Garda Qytetare të gjithë prokurorët dhe gjyqtarët e rebeluar ndaj rendit kushtetues të cilët kanë dhënë vendime në dëm të qytetarëve protestues pas dekretit presidencial për anulimin e datës së zgjedhjeve.

-Të konfiskohet përkohësisht parkingu nëntokësor në Sheshin “Skënderbej” dhe të përdoret si burg i përkohshëm për izolimin e rebelëve.

-Presidenti të dekretojë një gjykatë të posaçme antirebelim, e cila duhet të fillojë nga puna pas shtypjes së rebelimit.



(Vota: 3 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT