E shtune, 21.09.2019, 10:17 AM (GMT+1)

Komente

Astrit Lulushi: Miqësia

E marte, 18.06.2019, 07:11 PM


Miqësia

Nga Astrit Lulushi

Aristoteli ka lënë një analizë për miqësinë. Ai bën dallim midis miqësisë së vërtetë dhe dy formave të tjera, të cilat kanë të bëjnë me dobinë dhe kënaqësinë reciproke. Aristoteli thotë se miqtë janë ata njerëz që duan më të mirën për njëri-tjetrin për hir të miqësisë, kur secili e do tjetrin për atë se kush është. Sipas tij, miqësia e përsosur është e vështirë të zhvillohet dhe prandaj kërkohen kushte të veçanta. Duhet të ketë barazi ose analogji midis miqve, sepse është i vështirë afrimi me njëri-tjetrin në qoftë se je në status të pabarabartë shoqëror me tjetrin. Por edhe midis të barabartëve në status, ka nevojë për disa ngjashmëri në karakter, në prirje dhe ide. Miqësia duhet të bazohet në ndershmëri, altruizëm dhe gatishmëri. Një tjetër formë interesante e klasike e miqësisë është dhënë nga politikani romak dhe oratori Ciceroni, i cili besonte se miqësia bazohet në meritat; ajo nuk ofron përfitime materiale, as nuk kërkon ndonjë.

Por duket se as Aristoteli dhe Ciceroni nuk gjetën një miqësi të tillë; njëri u arratis nga Athina, ndërsa tjetri u vra nga bashkëkombësit e vet. Fjalët e fundit të Ciceronit ishin: “Nuk ka asgjë të saktë për atë që po bëni, por përpiquni të më vrisni siç duhet.”



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT