| E marte, 18.06.2019, 07:11 PM |
SHFUM ” HAMIT SEJDIU ” SHËNOI DITËN E SHKOLLËS DHE 20 VJETORIN E ÇLIRIMIT TË LOKALITETIT TË KËRPIMEHUT
Nga
Milazim F. KADRIU
Kërpimehu
është njëri ndër lokalitetet më të mëdha të komunës së Podujevës dhe që në
luftën e fundit ky lokalitet është çliruar dy ditë para pjesëve tjera të kësaj
komune.
Për
ët shënuar këtë ditë të rëndësishme të historisë së këtij lokaliteti që njëherësh
është edhe dita e SHFMU “Hamit Sejdiu” nxënësit e kësaj shkolle nënë përkujdesjen e mësimdhënësve të tyre u
prezantuan me një program të larmishëm
kulturo – artistik,program ky që përmbante 20 pika kulturo-artistike në shenjë
simbolike me 20 vjetorin e çlirimit të këtij lokaliteti.
Në
këtë manifestim përpos nxënësve, mësimdhënësve,veteranëve të arsimit merrnin pjesë edhe ish Presidenti i Kosovës
prof.dr. Fatmir Sejdiu, zyrtar të pushtetit komunal, drejtor shkollash, prindër
të nxënësve dhe mysafir tjerë të këtij lokaliteti e më gjerë. Duke folur para
të pranishmëve z. Sejdiu ndër tjera
evokoi edhe kujtime kur ishte nxënës i kësaj shkolle dhe njëherësh ai përgëzoi
kolektivin e shkollës për punën dhe angazhimin e tyre duke ju dëshiruar edhe
suksese në të ardhmen. Për këtë ditë të rëndësishme dhe për historikun e
shkollës foli drejtori i shkollës z. Qefser Behrami. Ai ndër tjera tha se “ Kjo shkollë mësimin në gjuhën shqipe e nisi
në shtatorin e vitit 1941. Ishte katër klasëshe dhe kishte gjithsej 70 nxënës. Në kohën kur u hap dhe
punoi shkolla me mësim në gjuhën shqipe
kishte të gjitha kushtet e nevojshme për një shkollë të asaj kohe me
inventar mjaftë të ruajtur. Në këtë shkollë në atë kohë mësimet i ndiqnin nxënësit
nga fshatrat Kërpimeh, Revuq, Metehi, Zakut, Dobërdol, Bajqinë, Dobratin,
Pakashticë, Repë, Llaushë, Dumnicë, por
edhe nga disa fshatra më të largëta si dhe nga fshati Kaqanuell i komunës së
Mitrovicës. Të gjitha përgatitjet për hapjen e shkollës me mësim në gjuhën shqipe i bëri, Hamit Sejdiu
emrin e të cilit e mban sot kjo vatër e diturisë.”
Ndër
tjera me këtë rast këtu u tha se pikërisht në ditën e sotme para 20 vitesh në
këto anë u kthye buzëqeshja dhe nisi një jetë e re edhe pse çdo gjë ishte bërë
shkrumb e hi ne e ndjemë aromën e lirisë dhe e përjetuam atë për herë të parë
në historinë tonë. Këtë liri të shumë pritur na e sollën Ushtria Çlirimtare e
Kosovës bashkë me aleatin e tyre NATO. 17 Qershori është një datë në historinë
e vendit tonë kur nga këtu njëherë e përgjithmonë shkuan forcat vrastare të
okupatorit shekullor. Shkuan për të mos u kthyer kurrë më në këtë vend. Kjo u
bë falë luftës së drejtë dhe heroike të bijve më të mirë të këtij vendi.
Sot
është një ditë e madhe, është një rast i
mirë qe të rifreskojmë kujtesën tonë historike me një ndjesi të veçantë... dhe
me përulje t' i bëjmë një nderim çdo familje të dëshmorëve, invalidëve dhe
veteranëve të UÇK-së, dhe të gjithë atyre qe ndihmuan çlirimin e Kosovës!
Të
gjithë ata që në çdo formë e ndihmuan çlirimin, duke dhënë kontributin e tyre
janë krushqit e lirisë, janë në rreshtat e çlirimtarëve, andaj që të gjithëve
ua urojmë Ditën e ngadhënjimit mbi
terrin shekullor !
Pastaj
nxënësit e kësaj shkolle duke filluar nga ata parashkollor e deri tek nxënësit
e klasave të nënta u prezantuan me pika
të ndryshme kultur-artistike si recitale, këngë në gjuhën, valle, balet, skeçe,
pati edhe pika në gjuhën angleze. Ishte një program i larmishëm që u prit mjaft
mirë nga të pranishmit. Po ashtu Grupi letrar “Ndre Mjeda” nxori gazetën e murit.
Në
fund të pranishmit patën edhe një koktej rasti,ku për këtë ishte përkujdesur
Fabrika e lëngjeve “Dona” Laberion që për të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe
mysafirët tjerë kishte sjell lëngje. Po ashtu si edhe herëve tjera disa donator
nga komuniteti i këtij lokaliteti e ndihmuan realizimin e këtij manifestimi.