E hene, 22.07.2019, 07:25 PM (GMT+1)

Komente

Milazim Kadriu: SHFUM 'Hamit Sejdiu' shënoi ditë e shkollës dhe 20 vjetorin e çlirimit të lokalitetit të Kërpimehut

E marte, 18.06.2019, 07:11 PM


SHFUM ” HAMIT SEJDIU ” SHËNOI DITËN E SHKOLLËS DHE 20 VJETORIN E ÇLIRIMIT TË LOKALITETIT TË KËRPIMEHUT

Nga Milazim F. KADRIU

Kërpimehu është njëri ndër lokalitetet më të mëdha të komunës së Podujevës dhe që në luftën e fundit ky lokalitet është çliruar dy ditë para pjesëve tjera të kësaj komune.

Për ët shënuar këtë ditë të rëndësishme të historisë së këtij lokaliteti që njëherësh është edhe dita e SHFMU “Hamit Sejdiu” nxënësit e kësaj shkolle  nënë përkujdesjen e mësimdhënësve të tyre u prezantuan me një  program të larmishëm kulturo – artistik,program ky që përmbante 20 pika kulturo-artistike në shenjë simbolike me 20 vjetorin e çlirimit të këtij lokaliteti.

Në këtë manifestim përpos nxënësve, mësimdhënësve,veteranëve të arsimit  merrnin pjesë edhe ish Presidenti i Kosovës prof.dr. Fatmir Sejdiu, zyrtar të pushtetit komunal, drejtor shkollash, prindër të nxënësve dhe mysafir tjerë të këtij lokaliteti e më gjerë. Duke folur para të pranishmëve  z. Sejdiu ndër tjera evokoi edhe kujtime kur ishte nxënës i kësaj shkolle dhe njëherësh ai përgëzoi kolektivin e shkollës për punën dhe angazhimin e tyre duke ju dëshiruar edhe suksese në të ardhmen. Për këtë ditë të rëndësishme dhe për historikun e shkollës foli drejtori i shkollës z. Qefser Behrami. Ai ndër tjera tha se  “ Kjo shkollë mësimin në gjuhën shqipe e nisi në shtatorin e vitit 1941. Ishte katër klasëshe dhe kishte  gjithsej 70 nxënës. Në kohën kur u hap dhe punoi shkolla me mësim në gjuhën shqipe  kishte të gjitha kushtet e nevojshme për një shkollë të asaj kohe me inventar mjaftë të ruajtur. Në këtë shkollë në atë kohë mësimet i ndiqnin nxënësit nga fshatrat Kërpimeh, Revuq, Metehi, Zakut, Dobërdol, Bajqinë, Dobratin, Pakashticë,  Repë, Llaushë, Dumnicë, por edhe nga disa fshatra më të largëta si dhe nga fshati Kaqanuell i komunës së Mitrovicës. Të gjitha përgatitjet për hapjen e shkollës  me mësim në gjuhën shqipe i bëri, Hamit Sejdiu emrin e të cilit e mban sot kjo vatër e diturisë.”

Ndër tjera me këtë rast këtu u tha se pikërisht në ditën e sotme para 20 vitesh në këto anë u kthye buzëqeshja dhe nisi një jetë e re edhe pse çdo gjë ishte bërë shkrumb e hi ne e ndjemë aromën e lirisë dhe e përjetuam atë për herë të parë në historinë tonë. Këtë liri të shumë pritur na e sollën Ushtria Çlirimtare e Kosovës bashkë me aleatin e tyre NATO. 17 Qershori është një datë në historinë e vendit tonë kur nga këtu njëherë e përgjithmonë shkuan forcat vrastare të okupatorit shekullor. Shkuan për të mos u kthyer kurrë më në këtë vend. Kjo u bë falë luftës së drejtë dhe heroike të bijve më të mirë të këtij vendi.

Sot është një  ditë e madhe, është një rast i mirë qe të rifreskojmë kujtesën tonë historike me një ndjesi të veçantë... dhe me përulje t' i bëjmë një nderim çdo familje të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të UÇK-së, dhe të gjithë atyre qe ndihmuan çlirimin e Kosovës!

Të gjithë ata që në çdo formë e ndihmuan çlirimin, duke dhënë kontributin e tyre janë krushqit e lirisë, janë në rreshtat e çlirimtarëve, andaj që të gjithëve ua urojmë  Ditën e ngadhënjimit mbi terrin shekullor !

Pastaj nxënësit e kësaj shkolle duke filluar nga ata parashkollor e deri tek nxënësit e klasave të nënta  u prezantuan me pika të ndryshme kultur-artistike si recitale, këngë në gjuhën, valle, balet, skeçe, pati edhe pika në gjuhën angleze. Ishte një program i larmishëm që u prit mjaft mirë nga të pranishmit. Po ashtu Grupi letrar “Ndre Mjeda” nxori gazetën e murit.

Në fund të pranishmit patën edhe një koktej rasti,ku për këtë ishte përkujdesur Fabrika e lëngjeve “Dona” Laberion që për të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe mysafirët tjerë kishte sjell lëngje. Po ashtu si edhe herëve tjera disa donator nga komuniteti i këtij lokaliteti e ndihmuan realizimin e këtij manifestimi.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT