E enjte, 25.04.2024, 04:08 PM (GMT+1)

Mendime

Skender Jashari: Xhihadi i Serbisë dhe agjentëve të saj

E marte, 18.06.2019, 09:07 PM


Xhihadi i Serbisë dhe agjentëve të saj, që paraprinë tentim-kidnapimin dhe tentim-vrasjen e 27.05.2009

Nga Skender Jashari

Edhe më përpara, ishin të shumta rastet e kërcënimeve përmes telefonit, internetit, kërcënimet verbale nëpër rrugët e Prishtinës, të ardhura nga bashkëpunëtorët e Serbisë, të cilët  kryesisht  ishin  shqipfolës nga Lugina e Preshevës, të njejtat  ndodhnin edhe ndaj  anëtarëve të tjerë të familjes në Rahovicë dhe në Preshevë.

Terrori  i Serbisë  dhe aktet terroriste të  agjentëve  dhe agjentëve islamik të Serbisë, kundër meje, familjarëve të  mi, kishin  një histori tepër të gjatë. Perandoria Osmane  nuk kishte arritur t’i islamizonte, me  ardhjen e pushtimit  serb vazhdojnë  përpjekjen   për islamizim faktik( sepse shumica e  Shqipëtarëve  të Karadakut të Luginës, ishin  islamizuar  vetëm sa për sy e faqe, ngaqë  kleri i Kishës katolike  kishte ikur  që më 1690!). Serbia  me çdo kusht, s’dëshiron Shqipëtarët    jenë  në identitetin e  tyre Europian, por  dëshiron t’na  paraqësë si të ardhur  nga  azia, me pushtimet Osmane( siç erdhën  çerkezët,  hebrejt etj!).

Fillimisht, me rastin e sulmeve terroriste kundër SHBA-së( më 11.09.2001), polici serb( përgjegjës për lagjen e fshatit tim, të Rahovicëssë komunës së Preshevës),  na kishte piketu si :”agjent të Vatikanit, Shqipërisë, SHBA-së etj!”-shkaku i historikut të familjes. Duke vazhdu kërcënimet e  kësaj  natyre vazhdimisht, edhe gjatë  çlirimit amerikan të Afganistanit, ashtu edhe   rrëzimin e diktaturës  në Irak. Kërcënimet  na  bëheshin të qarta, o  të heshtnim  e mos të ishim katolik, o kërcënonte se do na  djegte shtëpitë, do na  vriste  e t’na  prente fytin.

E kishim vërejtur që bashkëpunëtorët dhe agjentët e Serbisë, ishin interesuar kundër neve, madje  për fat të keq, mes tyre edhe  disa ish-bashkëluftëtarë madje edhe nga fshati im( p.sh: më 7 dhe 8 të muajit mars 2004,  në Sheshin Gjergj Kastrioti në  Prishtinë),[1] apo tentativa e agjentit islamik të Serbisë F. I. një  i dënuar për  pedofili në Bujanoc, më 19.03.2004( e premte, ora 21:00, në Sheshin Gjergj Kastrioti në Prishtinë).[2] Më 30.04.2004( e martë, ora 23:30, në Sheshin Gjergj Kastrioti në Prishtinë, agjenti islamik i Serbisë F.I. kryen  tentim-vrasje kundër Valon dhe Luan Jasharit, ndërsa më 22.05.2004( e shtunë, ora 00:00, në afërsi të Parkut të Qytetit në Prishtinë, i njejti agjent islamik i Serbisë së bashku me dy persona tjerë të paidentifikuar, tentojnë të kryejnë  tentim-vrasje, kundër  meje. Në policinë e Kosovës, agjenti islamik i Serbisë, vazhdimisht është mbrojtur  nga  polici Q.H.[3] duke i ndryshu raportet, viktimën  duke e bë të dyshuar dhe anasjelltas.

Derisa edhe në vendlindje, pjesa tjetër e familjarëve  sulmoheshin  nga shqipfolës, të cilët  shtyheshin nga policia e Serbisë. Të tilla kishte shumë raste, p.sh: më 02.03.2005( e mërkur), vëllau  Agron Jashari sulmohet fizikisht nga dy djem të shkollës së mesme në Preshevë, në emër të islamit. Njëri prej tyre ka qenë  nga fshati yn-Rahovica ( pra djalë i një turku të asimiluar në Shqipëtar-familjes së Anadollëve, të fshatit Rahovicë). Ishte sulmuar Agroni, shkaku që nuk ka hy  në lëndën fetare islamike( që jepej në shkollën e  mesme  në Preshevë). Më  01.03.2005, nga këta  persona ishte  fy verbalisht, kurse  ditën  e  02.03.2005 ishte  sulmu fizikisht.

Fotografi 1. Disa nga  fletarrestet  e Serbisë  kundër meje( Skender Jasharit).

Po ashtu Policia e  Serbisë, vazhdimisht    shtëpinë  e  familjes time në fshatin Rahovicë komuna e Preshevës, kërkonte për t’na arrestuar, derisa paralelisht edhe përmes telefonatave  kërcënonin  familjen, por edhe pjesën e vëllezërve që ishim strehu në Prishtinë, nën dyshime  e akuza për “prishje të rendit dhe qetësisë” e deri  për “ organizim  të grupeve  të armatosura” etj.

Shkaku i kërcënimeve, sulmeve edhe kundër  familjes  tonë të  gjerë( edhe ndaj vëllezërve të babait tim),  të gjithë  axhallarët  u detyruan  të pranonin islamizmin dhe  bashkëpunimin me Serbinë, duke i kthyer kundër neve!  Islamizmi  dhe  bashkëpunëtorët  e Serbisë bashkarisht, ushtronin  ndikim në shtimin e presionit kundër  familjes time të ngushtë, që t’na thenin e t’na kthenin përdhuni në islamizëm( derisa  e kishin të qartë  që në bashkëpunëtorë të Serbisë, nuk  kishin shpresa për t’na bë!). Gjatë vitit 2002-2003, kushërinjët tonë, shkaku i po kësaj dhune, ishin detyruar të bashkëpunonin me policinë. Më 12.05.2005, një nga vëllezërit e babait tim( me vendbanim në Zvicër), kërcënon  vëllaun tim, duke e identifikuar veten si pjesë të Al Kaidës në Zvicër, derisa  familjen time të ngushtë na etiketonte  si “Agjent të Vatikanit, Shqipërisë, SHBA-së!”. Shumica nga  këta kushëri, të detyruar nga  policia e Serbisë,  u detyruan të na kërcënonin, madje edhe disa herë t’na fyenin dhe sulmonin sidomos anëtarët më të vegjël të familjes tonë, e zakonisht i shërbenin  për informatorë( për t’a përcjellë çdo hyrje-dalje të familjarëve tone, nëpër oborrin e shtëpisë tonë)! Gjatë korrik-gusht 2005, shkaku i kërcënimeve dhe sulmeve nga kushërinjët( mixhallarët e babait tim); disa fqinjëve të cilët njihen  si bashkëpunëtorë të policisë së Serbisë me në krye  me familjen e bashkëpunëtorit të Rankoviqit( Njazi Kishës); kërcënimeve të policisë multi(ç)etnike; policisë së Serbisë; policit përgjegjës për mbikëqyrje të lagjes tonë( në fshatin Rahovicë); më imponohet kthimi ilegal për në vendlindje, më 04.08.2005( e enjte). Këtë hyrje  ilegale  më ishte imponu t’ia  tregoja( por jo rrugën nga do hyja),  një “veterani të  Luftërave tona”, por të cilin e njihja si spijunë të Serbisë i cili ishte  infiltruar si i tillë nga Serbia, në disa Zona Operative gjatë Luftës së Kosovës. Shkaku i këtij personi, 120 metra brenda territorit të Republikës së Kosovës, kam hetuar pritën  e xhandarmërisë së Serbisë!

Në korrik 2006,  axha im, i cili kishte kërcënuar  vëllaun tim( më 12.05.2005), që ishte pjesë e Al Kaidës në Zvicër, kërkonte që edhe  familja jonë  e ngushtë  të ktheheshin në musliman, shkaku i së cilës sulmohet babai im, nëna dhe motrat. Bashkë me këtë sulmues, kanë qenë edhe 12 pjestarë të familjes Halimi( gjoja punëkryes të disa punimeve  në shtëpinë  e axhës tim, por që i njihnim si bashkëpunëtorë të Serbisë dhe “vegla  të Njazi Kishës”), por të cilët sa kanë dëgjuar thirrjen e vëllaut tim, drejtuar meje, që t’i shkoja  në ndihmë, derisa kam arritur në vendin e  ngjarjes, kam parë që këta iknin mbi muret e fqinjëve. Derisa unë dhe një vëlla pastronim oborrin nga sulmuesit, kemi identifikuar  policinë  serbe që fotografonte  nga shtëpia  e kushëririt( që ishte hoxhë i njohur si  bashkëpunëtorë i Serbisë!). Pasi  sulmuesit në këtë rast, si dhe policia e Serbisë që fotografonte ishin të bindur që rasti s’do mbeste me aq, pastaj vje policia  multi(ç)etnike që kërkuan “besën e babait tim” që  t’mos i bënim diç! Gjatë tërheqjes time dhe të një vëllau, na shohin dy policët multi(ç)etnik, pastaj një bashkëpunëtorë sekret( L.S. i cili njihej  si spijun  sidomos  gjatë  Luftës së UÇPMB-së), por edhe duke  na vërejtur një grumbull të rinjësh që luanin futboll në “konoplishte!”( shkaku që na panë ashtu, filluan të iknin nga frika)! Menjëherë filloi  etiketimi në  mediumin  e vetëm  lokal, në RTV Presheva, në datat 25-30 korrik 2006, duke na fyer si kriminel shumë të  armatosur dhe të rrezikshëm, bashkë  me disa  familjarë( duke e tjetërsuar  rastin si  problem gjoja familjar).

Menjëherë tërheqem në Prishtinë, menjherë më 28.07.2006( të premtën, ora 13:08),  sa kisha informuar për rastet Ambasadën Shqipëtare, ka fillu policia serbe  e Preshevës t’na  kërcënonte( ku qartazi dëgjoheshin radiolodhjet dhe bisedat!).

Kërcënimet telefonike nga policia, policët, bashkëpunëtorët  e Serbisë  dhe nga  agjentët islamik të Serbisë, madje edhe nga Austria, vazhdimisht  kërcënonin shkaku i fesë. P.sh: më 14.08.2006, kërcënimi telefonik vje  edhe nga  Beogradi!

Të gjitha kërcënimet, si nga policia dhe policët e Serbisë,  ashtu edhe nga agjentët dhe agjentët islamik të Serbisë, mes tyre edhe kushërinjët dhe  familja e gjerë( zakonisht  këta  bënin  tinëzisht, ose së bashku me policinë serbe), ashtu edhe nga disa fqinjë dhe familja e spijunit të Rankoviqit( Njazi Kishës), drejtoheshin kundër familjes time të ngushtë, shkaku që ata besonin që ne ishim “agjent  të Shqipërisë, SHBA-së dhe Vatikanit”, dhe  nën këtë ideal( Rilindjen e Shqipëtarëve katolik të Luginës), sipas tyre thirrnim  në Lirinë dhe Bashkimin e Luginës me Shqipëri-Kosovë. Shumë qartë që nga akti terrorist i 11 shtatorit 2001, kur polici serb përgjegjës i lagjës time në fshatin Rahovicë, na kërcënonte duke na identifikuar si terrorist islamik, kishim kuptuar që Serbia në asnjë mënyrë s’mund ta pranonte një familje Shqipëtare me ide nacionaliste dhe me besim fetar  katolik! Duke e ditur që Karadaku i Luginës së Preshevës janë islamizuar  gjatë  Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene deri më sot. Derisa njihja  disa  shokë të luftës, të cilët ishin nacionalit, por ishin ateist( komunist, apo puroateist) e një  ishte edhe me prirje islamike, kur krahasoja presionet, kërcënimet që atyre ia bënte  Serbia,  kanë  qenë  vazhdimisht shumë  të rralla, të vogëla! Kjo të bënte të qartë objektivin që kishte Serbia, e kundër të cilit i ishim kundërvënë.

Më:18.06.2019

Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është  pjesë e  marrur nga  punimi i bërë  gjatë  qëndrimit në  burgimin politik!

Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.



[1] Interesimi dhe pyetjet e  tij,  qartazi dukeshin    e lidhnin me  detyrën  që i kishte ngarkuar  policia serbe!

[2] Derisa  ishin  “trazirat  e Marsit”, ky agjenti  islamik të Serbisë, i kishin dhënë  informata  gjoja   që unë  jam  përfshirë  aktivisht në këto trazira. Prej nga në këtë  rast  më afrohet duke  tentu    t’më implikonte    “trazirat e Marsit”, duke u nënkuptu    t’më tradhëtonte!  Mënyra sesi  fliste për islamizmin, duke theksu që  “s’ka  katolik në Serbinë  jugore!”, pastaj :” mundet me pas vetëm   agjent të  vatikanit e  të Amerikës”! Këto dy fjali  saktë  më bënin të kuptoja që edhe ky  ishte  me direktiva të Serbisë!

[3] Ky polic hetues Q.H. siç më pas kam  kuptuar, ishte i përfshirë në  shumë  aktivitete  kriminale, emri i tij edhe në medie  është publikuar shumëherë!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora