E marte, 23.04.2024, 11:37 AM (GMT+1)

Kulturë

Lefter Duraj: Poeti dhe dashuria

E marte, 18.06.2019, 07:11 PM


Poeti dhe dashuria

Cikel me poezi, nga Lefter Duraj

Nena ime..

Afer teje ulur, lotet kur mi pe,

Pse qan, -  pyete, - i vogel nuk je.

Se pa Ty nene, jam femije mbi dhe’,

Perseri te pyeta, po Ti ashtu me the’.

Kur me lule ne dore, te erdhem ne,

Ne ate shtepi mermeri, perseri me pe.

Mbushur syte me lot, Ti prape me the:

Mbaje veten djale, se me i vogel s’je!

Babai im…

Humbja e babait, nje termet i forte shtepine tundi,

Por qendroi ne kembe, ishe Ti nene qe se mundi.

Mungesen e Tij ndjejme, shtepia njështyllë me pak,

Pranija e Tij ne qoshe, eshte nje shtepi qe ka oxhak.

Pensioni im…

Afroi dita qe shume large me dukej,

Pas dere i strukur dhe priste te futej.

Tani e shoh afer se perpara me ka dale,

Zgjat duart e afrohet sikur te kish malle.

Macet sot..

Dikur macja ne shtepi sa vinte,

S’guxonte miu nga vrima te dilte.

Me putra e kapte dhe e perpinte,

Zot kish shtepia, miu ne vrime rrinte.

Ç’pati njeriu qe macen aq e zbuti,

E ushqen e llaston dhe miu s’tutet.

Dhe ne zakone te reja macen e futi,

Sa malli per miun macen e keputi.

Fort qesh miu kur macen sheh,

I strukur e shtriqet dhe koken fsheh.

Ne gjoksin e te zonjes gjumi e ze,

Ndaj kudo  mbushur minjte i ke.!

Poeti dhe dashuria

Magjia qe ka shpirti, burimin ka dashuri,

Fjalet kur i zgjedh , sikur lind nje femije,

Se “mbarset” poeti, si grua ne shtatzani,

Fuqine e Tij e gjen, veç ne kete dashuri!

Prushi në hi…

Poshte hirit te zjarrit, prushi kish mbetur,

Zbuloj me kujdes, thengjinj te patretur.

Me duart e ftohta une duke i prekur,

Kujtoja ate dite qe zjarrin kisha ndezur!

Shkencëtari…

Dikur sherbente e sillej si shenjtor,

Sot e pashe te mbamte siglen Profesor!

Ligjeroi ne sale: Si ishte nje diktator?!

Tha, - se ai rrinte me hanxhar ne dore !

Fytyra sot

Piktura nis me zhgarravina se portreti del me veshtiresi,

Fjalet i nderron poeti, qe vargjet te rimojne per bukuri.

Dhe syte do mbajtur ne fytyre se ne te ka pak vertetesi,

Pak gjate te rrine te ngulur, patjeter zbulon aty nje risi…!

-Per ZemraShqiptare, nga Tirana, Qershor 2019-



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora