E shtune, 20.04.2024, 03:25 PM (GMT+1)

Mendime

Sylejman Morina: Arbneshi Niksha nënshkrues i memorandumit të Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve

E hene, 17.06.2019, 08:18 PM


Arbneshi Niksha nënshkrues i memorandumit të Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve (SANU) 1986

Shkruan Sylejman Morina

Mbarimi i luftës Parë Botërore më 1918, nuk solli lirinë e shumëpritur të banorëve të Zarës dhe rrethinës, sepse Liria zarasve u kishte zgjatur vetëm gjashtë ditë“.1Derisa ata më 31 tetor i kishin krijuar institucionet lokale të cilat me 6. nëntor 1918 u suspenduan nga trupat ushtarake italiane të cilat kishin zbarkuar në Zarë. 2 Popullata kur e kuptoj situatën e krijuar, kishte reagua me protesta e forma tjera, por ishte e pa fuqishme ti kundërvihej ushtrisë italiane. Shumë zaras duke mos u pajtuar me represionin e pushtetin italian ndaj popullatës së Zarës, sidomos pas ndalimit të çdo gjëje kroate, vendosin të shpërngulen në territorin e Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene. Kjo pati si pasojë ndryshimin e strukturës së popullatës së qytetit. ”Sipas regjistrimit të popullsisë në vitin 1919, Zara kishte pasur 18 642 banorë, pas aneksimit nga  Italia nga  qyteti ishin shpërngulur 9700 banorë kryesisht kroat”3

Ky ndryshim i strukturës së  popullatës kishte qenë i mirëseardhur për italianët, sepse ata kishin sjellë popullatë italiane në Zarë. Ndonëse, në mesin e të ikurve kishte patur edhe intelektual arbnesh të Zarës, si: Ico Petani, Sreçko Peroviqi, Budimir Peroviqi, Josip Gjergja,(diplomati), Agustin Stipçeviqi, Niko Stipçeviqi,Shime Deshpali, ndërsa familja e mësuesit  Kërsto Kërstiqit( babai i prof. Dr. Kruno Kërstiqit dhe  primarius dr. Stanko Kërstiqi) e cila përbëhej nga shtatë fëmijë, ishte vendosur në Shibenik. Të larguar Zara kishte pasur edhe shumë arbnesh tjerë. Me disa nga të ikurit kam pasur rastin ti takoj në Zarë në vitet 70-ta, të cilët ishin kthyer pas Lutës së Dytë Botërore atëherë kur u bë ribashkimi i Zarës me Kroacinë.

Kush ishte Niko Stipçeviqi?

Niko Stipçeviqi arbnesh nga Arbanasi, i cili kishte ikur nga Zara dhe fillimisht ishte vendosur në qytetin e Splitit atëherë ishte në kuadër të mbretërisë Jugosllave. Ai si profesor ishte marr edhe  shkrime, “Si kroat fillimisht ai shkroi artikuj të mprehtë polemik në disa gazeta, duke i dal në mbrojtje gjuhës letrare kroate dhe shumë shpejt pas fazës së parë të jetës, ai u bë një jugosllav i zjarrtë dhe u zhvendos në Beograd, me që rast u bë serbë”. 4Kjo gjë i kishte hapur rrugë për të qenë i mirëpritur në Beograd. Niko ishte caktuar  shef i Departamentit të Përgjithshëm në Ministrisë e Arsimit të Mbretërisë së Jugosllavisë në Beograd.

Populli shqiptar e ka një thënie të bukur: “Dardha nuk pikë përtej trupit të saj”

Besoj se thënia e tillë i përgjigjet këtij rasti. Djali i Nikos, Niksha, kishte trashëguar rrugën anti kroate të babait tij për tu ngritur në hierarkinë elitare në Beograd. Ai kishte lindur në Split (Split, 14. 08.1929), shkollën fillore e kishte mbaruar po aty. Pasi që familja e tij shpërngulet në Beograd, atje ka vazhduar shkollimin e mesëm dhe fakultetin filozofik. Ka diplomuar në gjuhë dhe letërsi italiane(1953),pastaj ka doktoruar më 1965. Anëtar i rregullt i akademisë së  arteve dhe shkencave serbe u bë  në vitin 1994.

Në numrin 4 të revistës për Kulturë , Shkencë  dhe Art   Zadarska Smotra”,Aleksandër Stipçeviq ka shkruar, Niksha në Beograd e ka pësuar të njëjtën metamorfozë kombëtare, ashtu  si babai i tij dhe në fazën e fundit "serbe" ai u bë më serb se serbët e vërtetë të Beogradit. Ai ishte një italianist i talentuar dhe profesor në universitet, si dhe u bë anëtar i Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve. Asgjë nga këto nuk duhet fajësuar, përveç se ai përfundimisht u bë një serb i madh 5

Niksha nënshkrues i memorandumit Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë (1986)

Ai kishte qenë një përkrahës i zjarrtë i politikës kriminele të kasapit të Ballkanit Sllobodan Milosheviqit,si dhe mbështetës dhe nënshkrues i Memorandumit* të Akademisë Shkencave dhe Arteve të Serbisë. Me gjithë pasojat që pati për fatin e disa popujve të ish  Jugosllavisë, kreatorët e këtij projekti nacionalist kurrë nuk janë distancuar  prej tij e disa  edhe janë avancuar..

Niksha, për ta dëshmuar sinqeritetin e identitetit të ri -serb, për të fituar besueshmërinë e qarqeve politike, shkencore, kulturore, kishte shkruar artikuj të shumtë në të cilët mohohej gjuha kroate, si dhe vet identiteti kombëtar kroat.! Veprimet e tilla kishin përkrahje nga ata që u kishte shërbyer. Miku i tij babai nacionalizmit serb Qosiqi, si kryetar i Republikës  Federale të Jugosllavisë(1992-1993) e kishte emëruar Nikshën përfaqësues special në Romë, më 1992/1993. Po ashtu edhe nacionalisti tjetër, kryetari i qeverisë së Serbisë Koshtunica (2003-2007) e kishte akredituar Nikshen ambasador në Vatikan, por emërimi i tij ishte refuzuar, duke mos ia dhënë agrementin,(akreditimin).

Ndonëse nuk është një praktikë e shpeshtë, refuzimi i akreditimit të ambasadorëve nga vendet mikpritëse, megjithatë kjo gjë i kishte ndodhur të akredituarit të  ish Jugosllavisë akademik Niksha Stipçeviqit në Vatikan. Sigurisht Vatikani ka pasur shumë arsye dhe fakte për refuzimin e tij, një italianisti njohurishte dekoruar edhe nga kryetari i Italisë!

Gazetari serb Petar Kostiq, për Radio Evropën e Lirë, kishte shkruar një artikull, duke i kërkuar shkaqet e refuzimit të Nikshes, thotë: “por shkaqet për ketë rast duhet kërkuar në përkatësinë e Stipçeviqit në rrymën e ashpër të akademisë serbe të  shkencave dhe arteve, e cila gjatë viteve 90-ta ,shpesh ka dal në opinion me tezat, kinse për komplotin e Vatikanit, duke i shkuar për dore politikës së Slobodan Milosheviqit”.6.

Por, politika nuk e la duar thatë duke e emëruar, Kryetar të  Këshillit Drejtues të Radio Televizionit të Serbisë. Një televizion që ishte i njohur, si dorë e djathë e politikës nacionalise e shoveniste .

Ai ka pasur funksione të shumta: dy mandate kishte qenë dekan në fakultetin filologjik të Beogradit, nënkryetari i akademisë serbe, anëtar i kryesisë së akademisë serbe, anëtarë i këshillit drejtues të amzës serbe, si dhe funksione tjera. Ishte autor i shumë veprave shkencore, pjesëmarrës në shumë konferenca shkencore, në vend dhe në botën e jashtme. I shpërblyer në Serbi me mirënjohje më  1990 dhe 1994, edhe dy nga Italia, njëra nga  kryetari i Italisë më 1971. “Akademiku Stipçeviq, megjithatë është i pa zëvendësueshëm për zbatimin e politikës e cila është përshkrua në memorandumin e SANU-s, në një moment e ka kualifikuar atë, si kartë të drejtave të njeriut që siguroi zhvillimin demokratik të shoqërisë serbe, duke e tërhequr nga një apati shumë deceniesh”.7 Derisa ketë memorandum të akademisë serbe Niksha e mbron, akademiku serb Mirosllav Simiq, kishte hequr dorë nga kjo dhe ishte shprehur. “Kam besuar dhe ende besoj, që ata njerëz për shkak  të cilëve e kam lëshuar akademinë, duhet të sanksionohen për shkak  të krimeve morale e intelektuale kundër paqes dhe njerëzimit.”8 Niksha, poashtu është nënshkrues i deklaratës së intelektualëve serbë  kundër aktakuzës ndaj kriminelit Karaxhiq nga Gjykata e Hagës. Sa ishte gjallë e ka përjetua edhe Pavarësinë e Kroacisë dhe të Kosovës, bashkë me shumicën e memorandumistve serbë. Zoti e di se me çfarë sikleti e kanë përjetuar. Vdiq, në Beograd më, 12,06.2011. Nga  veprimet e tija ishte distancuar Aleksandër Stipçeviqi, ku kishte shkruar në revistën e lartë përmendur: “Për fatin tim të mirë, dega e ime e stipçeviqëve nga Niksha është mjaft e largët, prandaj lirisht mund të them që nuk e kam pasur kurrfarë farefisi”.

*Sqarim,

Memorandumi ishte projekt nacionalist i akademisë serbe, platformë hegjemoniste për dominimin e serbëve në Jugosllavi. Parashihte ndryshime të sistemit ekzistues kushtetues, suspendimin e  krahinave autonome(Kosovës dhe Vojvodinës ) që Serbia të jetë e barabartë me republikat tjera. Sipas autorëve të memorandumit ,Serbia ishte e eksploatuar, nga republikat tjera, ndërsa serbët në jugosllavi gjëja të diskriminuar dhe të ndarë të cilët duhet bashkuar me një shtet. Kjo nënkuptonte ndryshimin e kufijve të ish republikave. Zbatimi i tij filloi me protesta anti shqiptare në Kosovë, duke përfunduar me gjakderdhje e gjenocid  të kryer nga  ushtria jugosllave dhe paramilitarët serb disa republika(Kroaci,Bosnje dhe në Kosovë). Kreatorët e këtij projekti nacionalist kurrë nuk janë distancuar prej tij e disa edhe janë avancuar....



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora