E enjte, 18.04.2024, 01:31 AM (GMT+1)

Kulturë

Kristo Çipa: Balada e të gjallit

E hene, 17.06.2019, 08:00 PM


Balada e të gjallit

Përsiatje mbi poemën “Nënët vjet e nëntë ditë” të Petrit Rukës

Nga Kristo Çipa

Në një truall krejt orgjinal, me identitet plotësisht të saktësuar, Kostandini i baladës, nëpërmjet fantazisë krejt të qelqëruar të Petrit Rukes, u rikthye pas disa shekujsh, besëmbajtuse në të dy krahët. Aq shumë dashuri dhe endje sa ka Petrit Ruka për Pilurin, peisazhin, ritet, njerëzit, shpendët, qiellin, besën, këngët, dertet, detin nuk  kanë as vet bijtë e vet dhe as shënjtorët që vigjëlojnë prej shekujsh shpirtrat dhe psherëtimat e tyre.  Distanca nga Tepelena në Pilur, shumë herë më e vogël se ajo nga Piluri në Spanjë, është shumë e volitëshme që nëpërmjet valëve të Vjosës të rikthejnë detin për tek rrëketë ujëmbledhëse.  Lisat e kishës si stacionet në hapësirë, të dërgojnë sinjale të qarta tek mendjet fantazi ndezur dhe penat elegante arpikuar. Te bijtë e Tepelenës shpesh herë në historinë tonë kanë parë me flurudhë horizontet e padepërtueshme të maleve kapricoze.

Por le të shohim me qetësi se sa realisht është Kostandini i baladës së Petritit! Ky Kostandin tashmë ka pasaportë, ka vizë të rregullt dhe udhëton për te mbreti i Spanjës së bashku me dhjetra bregas të identifikuar në histori.

Udhëton në mënyrën më të pabesueshme në një terren krejtësisht real dhe arin të bindë se besa ngelet gjëja më e patundur e tij dhe njerëzve të tij (pra udhëton nëndë ditë, kapton nëndë male, ka lënë peng dy zemra të djegura matanë dhe këtë anë të Mesdheut,100  kapedanë peng të besës). Në psikologji, ndricim, karakter, ritual, trimëri, shkathtësi, zgjuarsi, pilurjoti Kostandin nuk mbart mbi vete pluhurin e baltës, as nuk shalon rrasën e varrit, por vërteton nën dritën e diellit, sytë e mbretit,  princeshës bejkë dhe babait të tij se ajo që beson dhe premton bëhet me domosdo realitet.

Dihet  historikisht që kapedanë nga krahina e Himarës kanë shkuar dhe luftuar pranë mbretit të Spanjës në ditët më të vështira të tij, duke e rikthyer në fron dhe pas kësaj beteje ata janë rikthyer në Himarë së bashku me privilegjet që u takojnë fitimtarëve . ( Është kjo aresyeja që në kohën e sundimit osman në brigjet shqiptare, paria e kësaj krahine i kanë kërkuar publikisht mbretit spanjoll që mbretëria e tij të shtrihej deri në këto brigje). Pra terreni nuk është imagjinar por real së bashku me veprën më shumë se realiste

E fejuara e Kostandinit në mënyre kronologjike ka nanuritur ëndrën të mbështjellur me shajakun e zakonit. Nëndë vjet e nëndë ditë ( këto nëndat e legjendave dhe baladave na kanë rënduar rëndë) duke mos dyshuar asnjë moment, i kaloi përballë detit brenda reve. Por ajo që beson zemra qënka shumë më e fortë se sa zakoni dhe forca e tij. Forca tërheqëse e magjisë së dashurisë,  në përshpirtjen e saj, nuk mund të llogaritet nga asnjë formulë fizike, as nga misteri i altarit martesor dhe as nga urdhëresat qiellore. Besa me bekim i zemrave është mrekullia ku cdo baladë, mit, legjendë dhe cfardo tjetër mund të qëndrojnë të hijeshuara në mijravjecarët që shkuan dhe ardhmërinë mistike.

Përse baladat tona të besëmbajtjes duhet me patjetër të kenë brenda mbretër, princa e princesha, krajlër, sulltanër, papër , lordër, kontër?  Arsyeja është e thjeshtë.  Trualli i këtyre baladave ka qënë midis perandorive më të mëdha dhe më mizore të kohërave që kaluam. Për të mbijetuar nën pelerinën e fatshuarjes së kombeve, na duhej herë pas here të bënim mrekulli që të na ruhej egzistenca, ashtu si hapja e negociatave tani në kohët moderne.

Egzistence pë dashuri  “bio”,  shqiptarët nuk kanë patur dhe që dashuria të ngelej ashtu na duhej që hapsirën midis qiellit dhe tokës, maleve dhe deteve, të pamundurës me të mundurën, jetës dhe vdekjes ta bashkonim me cudibërje njerëzore.

Kostandini nga Piluri e bëri jetë, duke bindur jo vetëm spanjollët me mbretin e tyre por edhe të vetët,  duke filluar nga babai i të fejuarës dhe vet altarin martesor. Pra egzistojmë nga cudibërja njerëzore  ( Jo si ajo e shën Terezës por aq të shndritshme sa ajo).

Petrit Ruka lindur nga mitra e mitologjive do të na i sjellë të qelibartë dhe pa asnjë firo artistike, më bukur se dhe vetë Homeri, baladën e të gjallit dhe për të gjallët e sotëm të shpërndarë si ëndra nëpër meridianët dhe paralelet e këtij globi, që na solli mbi dheun e tij ndër të paret e njerëzimit, por që ndau me ne shumë nga dramat e tij jetëformuese.

Në qoftë se kjo baladë dhe shumë nga krijimet elegante të Petrit Rukës do të kishin fatin të lindin në një truall më të begatë dhe në një komb krenarie, që vendosën për fatet e të tjerëve, ai Petriti, do të ishte si shën Pjetri i Vatikanit dhe cdo varg apo fantazi e tij do të quhej vegim hyjnore.

Por edhe  Petrit ka fatin tonë gunëgrisur dhe krijimet e tij do të dricojnë si qiri përshpirtje shumë kohë më vone, kur të pasmit tanë do të kenë cthurur pëlhurën e marrëzisë.

E megjithatë, si një nga bijt e lindur dhe aktualisht banor  dhe  baladë krijues i Kostandinit të Vogëlth pilurjot  i falemnderit  në pafundësi thantësisë së fantazisë së penës.

Faleminderit Petrit Ruka!

Pilur , më 16.06.2019



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora