E shtune, 20.04.2024, 05:01 AM (GMT+1)

Editorial

Prend Buzhala: Globalizmi dhe antiglobalizmi

E merkure, 19.06.2019, 08:44 PM


LËVIZJET PLANETARE, GLOBALIZMI EDHE ANTIGLOBALIZMI, I

(Nga ligjërimet për të vërtetën)

Nga Prend BUZHALA

Lëvizje planetare, si procese botërore, na qenkan edhe globalizmi edhe antiglobalizmi...

Eva Bonino: dikur njerëzit, për të udhëtuar deri në Amerikë, i bënin 60 ditë, sot me aeroplan shkojnë për pesë orë... Vetëm se sot bota jeton me një temp të përshpejtuar... ky është globalizmi!

Antiglobalizmi: lëvizje intelektuale, qytetare, mediatike, kulturore, ekologjike etj, që u kundërvihet fenomeneve negative të globalizmit (riorganizimit të Bankës Botërore, OKB-së etj... lëvizjet e marshet e miliona njerëzve në disa qytete të mëdha etj)...

Globalizmi nis e rrafshon identitetet kombëtare, nga të cilat nuk heq dorë asnjë komb evropian...

E ne?

Ku e kemi hapin tonë?

1.

Vërehet qartë : në botën e jashtme, në Evropën Perëndimore e në SHBA, shqiptarët janë shumë më të suksesshëm e të trajtuar më mirë, se brenda atdheut të tyre, qoftë ai intelektual shqiptar, aktor, piktor, krijues letrar, shqiptar qe merret me politikë, e, sidomos, shkencëtar...madje dhe sportist apo muzikant…

Aq sa ndjehen mirë e janë mirë intelektualët, krijuesit, shkencëtarët dhe filozofët, po aq i drejtë është edhe shteti. Nëse përnjëmend, sipas përvojave historike (dhe qytetare), këto shtresa e ndiejnë veten keq e trajtohen keq nga shteti, atëherë ai shtet është duke e shembur vetveten... Si është e mundshme që këto kategori t’i trajtojë më mirë Evropë e SHBA se sa ne vetveten?!

2.

E si do ta kemi HAPIN TONË në këto vlime marramendëse globale? Për do sitë[ shpiken mjete të reja e mënyra të reja të të pasurve mbi kurrizin e të varfërve? A nuk fuqizohen gjithnjë e më shumë ata që janë më të pasurit e më të mëdhenjtë? Ti mund të protestosh, gjithsesi.

Shenjë e kësaj kohe është Epoka Digjitale. Aty iu ke liberalizimin e tregtisë, udhëtimet në katër anët e botës.

Ta kundërshtojmë këtë epokë?

Drejtuesi i përparshëm i OKB, Kofi Anan, thoshte: "Të argumentosh kundër globalizimit, është sikur të kundërshtosh ligjet e gravitetit."

Kufijtë politikë po zbehen gjithnjë e më shumë. Provat e integrimit ekonomik tashmë japin rezultatet e veta.

E, po u ndaluan tregtia, lëvizja e mallrave dhe e ideve? Aty mund ta presësh vetëm luftën...

Prandaj globalizma shpërfaq sfidën e vet: ka prodhuar kohë paqësore dhe produkitive si asnjëherë më parë. "Ne jemi të vetëdijshëm se globalizimi nuk do të thotë miqësi globale, por konkurrencë globale dhe, për rrjedhojë, konflikt. Kjo nuk do të thotë që ne të gjithë do të shkatërrojmë njëri-tjetrin, por nuk është as fshat i lumtur global." (Rene Girard).

3.

Është Epokë Postmoderne: në lajm përhapet në përmasa planetare për pak minuta; komunikimet janë gjithnjë e më të shpeshta përmes udhëtimeve dhe teknologjisë mediatike. Postmoderniteti e shkëput dallimin midis një rajoni, lokaliteti dhe globales. Madje, lajmi televiziv merr rol global, sidomos përmes agjencive informative të fuqishme që mbizotërojnë me prodhimin e distribuimit të lajmeve ditore.

Konceptet tradicionale shkërmoqen, shpërbëhen, situatat në mes përfytyrimit (iluzionit) dhe realitetit, shpesh mjegullohen, koncepti për autoritetin apo për elitën bie poshtë (fjala i jepet njësoj si një rrugaçi, si një akademiku). Vlerat relativizohen pafundësisht. Absoluti (e paprekshmja) zbehet, lëkundet. Vlerat tona rivalorizohen sipas një informimi global që na rrethon. Stilet e jetës diktohen sipas ofertës së selektimit të rrugëve mediatike.

A thua, a kanë ndodhur ndryshime të thella pozitive?

Izolimi ekonomik shpallet si rrugë e gabuar.

Kërkohen zgjidhjet shumëpalëshe.

Kundërthëniet, megjithatë, shfaqen më të mprehta: midis prirjes e dëshirës për përparime ekonomik në plan global, dhe prirjes për t’i përforcuar demokracitë kombëtare, dallimeve midis “neve” e “atyre”.

Tregu “global” nuk kujdeset për nevojat sociale.

Kjo është bota në të cilën jetojmë, këtu e ndiejmë veten mirë -klithin me optimizëm globalistët...

(Prend Buzhala, 12 maj 2019)

_____________________

Prend BUZHALA:

LËVIZJET PLANETARE,

GLOBALIZMI EDHE ANTIGLOBALIZMI, II

(Nga ligjërimet për të vërtetën)

Postmoderniteti nuk jep përgjigje në shumë pyetje esenciale: cilat informacione janë më të shpeshtat? Kush i përhap dhe krijon llojet e informacioneve, me çfarë qëllimesh e me çfarë pasojash?

Kritikët e postmodernitetit, si Lerner apo Frank Webster, kur mungojnë përgjigjet esenciale, atëherë qëllimet janë të qarta: kësisoj mbulohen dallimet mes të varfërve e të pasurve (hendek që thellohet gjithnjë), mbulohen varfëria, përndjekjet dhe format e shumta të pabarazisë. Përpjekja për ta paraqitur tani botën si më të mirë (bisedat për internet, për telefonat celularë, për kompjuterë), mblulohen dështimet tragjike...

Të tjerë intelektualë, më të matur, thonë që asgjë nuk do pranuar verbërisht e as të refuzohet verbërisht.

Ky shekull e ka shpallur globalizimin si prirje që nuk ka kthim prapa, që sjell një nivel të zgjerimit ekonomik me mundësi të reja, por edhe me përgjegjësi të thella. Ndërkohë debatet pro et contra globalizimit vazhdojnë me masa e kundërmasa, me rreziqet dhe përfitimet që mund të pasojnë.

1.

Por, në këtë dinamikë marramendëse ka diçka që veçohet: trashëgimia kulturore e zakonore e popujve. Edhe ne kemi se me çka të krenohemi: kemi veshjet tona, ushqimet tona, bukuritë e natyrës... sepse bota tashmë është vënë në lëvizje dhe po ndërlidhet gjithnjë e më shumë përmes teknologjisë informative. "Diversiteti dhe globalizimi janë çelësat për të ardhmen" (Fujio Mitarai).

Krijohen realitete të reja, me të mirat dhe të këqijat që i ngërthejnë.

Globalizmi, megjithatë, ka ideologjinë e tij: i lë mënjanë interesat dhe synimet e një kombi. prandaj një komb përpiqet që të krijojë një fuqi punëtore të kualifikuar e të cilësisë së lartë për t'iu përgjigjur ndryshimeve teknologjike.

E ku mbetet identiteti ynë nacional dhe kulturor?

A qëndrojmë midis pikëpamjes së deritashme për ta theksuar me forcë identitetin tonë ( një gjerman tjhotë se është krenar ë është gjerman e jo anglez ap turk, ashtu ndodh edhe me turqit apo anglezët etj etj); apo te pikëpamja postmoderne: se shqiptari i lindur në Gjkermani, Zvicër, Amerikë etj, e ndien veten me "kombësi të dyfishtë" etj etj e kjo do të thotë që ky identitet shfaqet më i ndërlikuar, më i lëvizshëm, në rrethana të reja globale.

Kësisoj, Hapi Ynë në ecje (Identiteti Ynë) bëhet nëpërmes hapësirave socio-kulturore në të cilat gjendemi; bëhet nëpërmes resurseve që i kemi në rrjetet shoqërore. Globalizimi merr nga ne atë që krijojmë dhe prodhojmë, atë që ne e konsiderojmë vlerë tonën,a të që e kemi dhe resurs njerëzor tonin.

Nuk është e habitshme përse gjeneratat e reja ndër ne, sado që i kaplon dëshpërimi kundruall vështirësive, megjithatë shumica janë shembull për më të moshuarit e për prindërit e tyre, pikërisht për shkak të potencialeve që kanë. Po qe se kërkojnë ndonjë këshillë nga ne, atëherë le t'u themi që t'u ruhen ekstremeve:

e para, mbylljes në vetvete, se jeta ka shumë shtigje e mundësi të pafund,

e dyta, të mos kërkojnë zgjidhje të lehta e rrugë të lehta, aventuriere, se edhe jeta kërkon heroizmin e saj,

e treta, ta mënjanojnë frikën nga vështirësitë e sakrificat që kërkon jeta...

dhe, së fundmi, ta gëzojnë stinën më të bukur të jetës, siç është rinia...

Kur njerëzit vihen në lëvizje: në kërkimin e të mirës së përbashkët, atëherë ndodhin gjëra të mira...

2.

Sot gjendemi në të tjera rrethana. sado që POLITIKA E KULTURA (në Shqipëri e Kosovë) kanë "mospajtime", ato MENDOJNË NJËSOJ në raportet me TË TJERËT (armiqtë tradicionalë, prirjet kulturëformuese apo prirjet integruese në rrjedhat më të reja të saj në nivel botëror...).

E pra, KONTRADIKTA A MOSPAJTIMI tashmë është i ngritur në nivel GLOBAL dhe jo vetëm thjesht në nivel "mahalle" apo "katundi"... Dhe NJË POLTIKË GLOBALE E INTEGRIMEVE ( e drejtuar nga politika globale amerikane apo e shteteve të zhvilluara, nga teknologjia e sofistikuar kulturore e politike); shpërfaq KULTURËN GLOBALE të integrimeve, ku CIVILIZIMI synon t’i rrafshojë dallimet, kufijtë, kurse KULTURA vazhdon të jetë “më regresive”: t’i shquajë DALLIMET. Mbase kërkon BASHKIMET NË DALLIME... Dhe ecin “dorëpërdore” me VATRËN E KONTRADIKTAVE brenda pjellës krijesës) së tyre... Ecin kështu edhe me farën e kontradiktave politike a kulturore brenda një kombi, ashtu sikundër ecin SË BASHKU për të ndërtuar diversitetin, pluralitetin, BASHKIMIN NË DALLIME!

3.

E sot?

A duhet "TA KULTIVOJMË" DIVERSITETIN KONFLIKTUOZ, APO atë të bashkimit në dallime? A duhet që kultura ta pranojë EDHE TJETRIN qoftë edhe kulturën “e armikut”, apo të shkojë në beteja të reja “epike”? Atë që e bën POLITIKA, e bën edhe KULTURA! Ecin së bashku!

Në fund: kultura synon ta kufizojë egërsinë e njeriut (këtë e bën edhe religjioni me “obligimet fetare” për të mos mëkatuar; synon ta KULTIVOJË NJERIUN (nga fjala KULT-ivim rrjedh edhe fjala KULT-urë...dmth nga derivatet e fjalëve në gjuhën latine) për të bërë një ZOON POLTIKON të ndërgjegjshëm për të mos jetuar si një kafshë jashtë ligjit e drejtësisë.

Prandaj kultura thur dhe VIZIONIN E ÇLIRUAR PËR ADHMËRINË, për ta çliruar edhe vetë politikën...

(Prend Buzhala, 13 maj 2019)



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora