E marte, 19.03.2024, 02:04 PM (GMT)

Mendime

Dedë Preqi: Për një samar kali po digjej mali

E diele, 16.06.2019, 10:51 AM


PËR NJË SAMAR KALI PO DIGJEJ MALI

Nga Dedë Preqi

Çfarë krize politike dhe kritike po përjeton sot Shqipëria, e as më mirë nuk e ka edhe Kosova, e cila po e kopjon fatkeqësinë e saj politike, duke luajtur lojra të njëjta dhe të rrezkshme në llogari të njerëzve të vet dhe jetës së tyre. Nuk ka një porosi më të veqantë se, ajo fjala popullore që thuhet, për një “samar” kali, po digjej i tërë mali, e cila ka një porosi të veqantë për situatën e tillë, të cilën po e përjeton sot Shqipëria dhe Kosova.

Qeveria shqiptare në krye me Edi Ramën, po e luan rrolin e satanit, poashtu sikur të kishte paramenduar një regjisor i huaj, por jo edhe mik i yni, që të realizoj skena tragji-komike në pushtetin shqiptar, me të cilat jo vetëm publiku i vet, por po tallet edhe publiku i botës.

Të dashur shqiptar, si duhet të mirëkuptohemi në mesveti, fjala është për klasën politike, thjeshtë në këtë mënyrë, përmes qeverisjeve të tilla po e përmbysim vetëvetën. Duhet të ndodhë diçka e pritshme për ne! Si jetohet në ditët e sotme në shtetin tonë plot krim, plot korrupsion, plot drogë, pa respektim ligjor dhe pa pasur mundësi të nxjerrim një nocion të mundshëm të përspektives njerëzore.

Besimi në qeveri dhe organet e saj, pothuaj se është i paralizuar, sepse nuk mund t’i besosh propagandës politike. Askush nuk ka besim në qeveritarin e vet dhe nuk i beson politikës së tij. Sikur çdo gjë është e vendosur në lojë dhe për ta rrënuar të ashtuquajturin moral të njeriut.

Modeli i qeverisjes të Edi Ramës, do të ishte më i shëmtuari që mbas diktaturës të E.Hoxhës dhe nuk mendohet se një demokraci e tillë popullin shqiptarë do e integroj në BE dhe do e merr kuptimin e një vendi demokratik, ku qytetari i vendit nuk e përjeton ekzistencën e vet si vlerë dhe plotësim të saj nga pa përspektiva dhe vizionet e grisura që prodhon pushtetii kryeministrit Rama.

Populli është lodhur duke pritë një ditë më të mirë dhe akoma e pret të nesërmën edhe pse është i vetëdishëm se as e nesërmja nuk do t’u sjellë diçka të “mirë”, përmes një shteti të kapur në gjitha segmentet Institucionale, që nuk jep përgjegjësi dhe nuk e njeh as fajin, bile as pendimin, por zhvillohet dhe ecën sipas instinktëve të veta.

Po ta shqyrtojmë formën qeverisëse të Edi Ramës në Shqipëri me vendet evropiane dhe të tjera, nuk ka një domethënje tjetër, apo një krahasim të vetëm me vendet anarkaike, ku udhëheqët nga njerëzit primitiv, ku zhduket theksi i jetës normale, e cila nuk quhet e denjë për tu jetuar, dhe kur kthehemi në anën tjetër, bëhët fjalë për Shqipërinë “moderne”, dhe me plot resurse,për vendin më të bukur natyror që ka parë syri i njeriut ndonjëherë.

Në përgjithsi është kjo gjendje sëcilës i referohemi domosdoshmërisht, kur bëhët fjalë edhe për Rininë e saj të vrullshme, plot energji jete, e cila po humbet dhe tretët në mërgatë nga kushtet e dobëta ekonomiko-sociale që përjetojnë në vendin e vet në mungesë të punës dhe përspektivës njerëzore, që ndërlidhet edhe me të ardhmën e tyre.

Ekzistenca njerëzore vie gjithnjë në diziorentim dhe çakordim të jetës, nëse shteti dhe pushteti nuk kujdeset edhe për të ardhmën e rinisë së vet, e cila kërkon një rrugëdalje, përderisa populli dhe rinija e vendit nuk ndihen të bashkuar nga brenda institucioneve të veta, ajo merr kahe tjetër, në njërën anë gjeneratat e shkolluara do bëjnë një gjë të tillë, që të dalin dhe të marrin rrugët e perëndimit për të gjetë një vend pune dhe jetë më të mirë.

Ndërsa pjesa tjetër e njerëzve, mbetët në mëshirën e  pushtetit, i cili i manipulon dhe i përvetëson sa herë që ka nevojë për votat e tyre, por edhe më e keqja, shumica e tyre për të “mbijetuar” jane të detyruar të përdorin edhe rrugët tjera të rrezikshme, të cilat janë bërë si një rutinë e përditshme, duke u marrë me prodhimin dhe shpërndarjen e drogës, përmes sëcilës Shqipëria, e kryeson tabelen dhe radhitet me vendet më narkotike të botës.

Kështu funksionon sot organizimi i shtetit shqiptar, duke vendosur llojin e vet jo demokratik, por atokratik, e cila diktohet përmes një njeriu që ka formuar kupolën e vet mekanike, për të përvetësuar çdo gjë në favor të politikës dhe klasës së vet pushtetare, duke shkelur dhe trazuar pa mëshirë  jetën e qytetarëve të vendit të vet.

Dhe ky lloj i pushtetit të Edi Ramës, që prirjet e nevojshme për ekzistencën njerëzore i dikton të përcaktohen “vetiu”, apo me një trysni kryeneqe të vetën dhe pa ndonjë angazhim dhe përkushtim moral e politik, që elementet e tyre të qëndrojnë të ndërlidhura mes tyre dhe të formojnë një unitet, do të ishte sikur të përdorish një motor, që nuk ka vaj, i cili më vonë do të nxehej gjatë kohës, që pritej në çdo çast të digjet, apo të eksplodojë.

Në përpjekje për ta vendosur ligjin dhe rendin në Institucionet e vendeve tona, si në Shqipëri poashtu edhe në Kosovë, në një rrafsh shoqëror demokratik dhe integrues, do të duhej të mbështetëmi në një realizim krejt tjetër, ku vlerat njerëzore të trajtohen në marrëdhënie të përceptimit dhe të veprimit ndërnjerëzor, dhe ajo që është e një rëndësie të veqantë, që të kthjellohet dhe të merret parasysh se, jemi njerëz të një kombi dhe gjaku, pse të bëjmë jetë plot urrejtje në mes vete, me armiqësi dhe rreziqe, kur mundemi ti ruajmë dhe mbrojmë vlerat tona njerëzore, tradicionale dhe ndërvëllezërore.

Dhe nëse këtu bëhët fjalë për një afrim të fundit në mes veti, duke kuptuar afrimin në mes dy partive të mëdha, PS dhe PD, në shtetin shqiptar, duhet kuptuar edhe si një çështje kohe e politikës së brendshme pa tyrsninë e jashtme, sepse ka të bëjë me thelbin e çështjes dhe jetës së qytetarëve të vendit, përndryshe mund të arrihet te ndonjë eskalim i pa dëshirueshëm i situatës, nëse 30 qershori relizohet si datë zhgjedhore në këtë vend pa rrolin dhe pjesëmarrjen e opozitës së vendit.



(Vota: 5 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora