Kulturë
Përparim Hysi: Distikë të një burri të moshuar
E diele, 16.06.2019, 08:44 AM
DISTIKË TË NJË BURRI TË MOSHUAR/ 1
Nga
Përparim Hysi
1.
Po harrova të ligën, le të më nxjerin njërin sy
Po
harrova të mirën, të m'i nxjerrin që të
dy.
2.
Gruaja me lulen ngjajnë sa pika me pikën
A
nuk"fishken" e "thahen" të dyja,po nuk
u"vaditën?!"
3.Ky
që hiqet trim, thërret e bërtet
Kur
duhet trimëria, i shkojnë nga tetë.
4.Pyes
shpesh:-Pse fjala"turma"
Rimon
me"zhurma?!".
5.Ty
xhepi të ka,por nuk ndihmon dikë
I
ngjet njeriut që ka pus,po për të pirë nuk të lë.
6.Po
klasifikove njerëz të paditur
Ta
dish që vendit varrin i ke ngritur.
7.Mos
i beso kurrë atij që të flet në veshë
Se
që të nesërmen është gati të të shesë.
8.
Mos prit mend nga një i paditur
Në
tasin bosh nuk gjen gjë për të kollofitur.
9.
Nëse miqësi ti mban me një hajdut
Ta
dish që jetën do ta mbyllësh me turp.
10.Nëse
fyen a rreh një femër,se hiqesh burrë
Për
mua nuk je burrë,por je pulë.
11.Po
pe një krim,por ke frikë e nuk flet
A
nuk është mirë që i gjallë të futesh në dhetë!
12,Borxh,po
more, mbi supe ke vënë një mal të rëndë
Dhe,
kur borxhin e shlyen,ndihesh i lehtë pëndë.
13.
Nëse merr borxh dhe borxhin nuk e ktheve
E
ke hak mallkimin:-Qafën pse s'e theve?
14,
Nëse dhe budallanë e vlerëson nga kuleta,
Është
njësoj si gomarit, t'i thosh:-Tungjatjeta!
15.Atdheu
është në rrezik dhe ti rri në "hije"
Unë
them:- Po ku je, o moj pikë që mbi kokë s'të bie?
16.
Dëmtove të pafajshëm se je"sytë e veshët e mbretit",
Është
mirë,-them unë,- që me dorën tënde të pish kokrrën e helmit.
17.
I dituri kurrë nuk thotë që di
Se
kokën mban ulur,i rëndi kalli.
18.
Kurrë të fuqishmit mos i dil në krah,
Nesër,
me të dobtin, dhe ty të"ha".
19.
Kush bën "tregëti" me"mishin e bardhë"
Tërë
jetën në burg, ta shkojë se është djall.
20.
Kush bën"lodra të ndyra" me fëmijët a nxjerr fitime
Tërë
jetën në urg, ta shkojë me mundime.
Tiranë, 10 qershor 2019
___________
DISTIKË TË NJË
BURRI TË MOSHUAR/2
21.Nga
i mençmi,po "bleve" fjalën e tij
Je
i fituar: ke blerë"mall" flori!
22.
Me çfarë bën, matet e jotja jetë
Në ke qenë i mirë a në ke sjell rrëmet.
23.Nëpunësi
a polici, po hëngrën ryshfet
Dihet
që po të vjen fundi, o shtet!
24.Një
femër që ti e zë me përdhunë
Për
jetë në burg dhe pak e ke drunë.
25.Pushtetari
që për popullin kthehet në tiran
Mos
çuditet kur mbi të do hedhin katran.
26.At
që mençuria s'e bën (mendohet se shkel ligjin)
Marrëzia
e zhbën se njeh veç"Maliqin!"
27.
NJë derë a familje nderohet jo se ka burrë të mirë
Lavdinë
asaj dere ia ka dhënë gruaja në"hije" që është xhevahir.
28.
NJeriut shikoi punën dhe jo fjalën
Kalit
shikoi vrapin,jo shalën.
29.Njeriun
me dy faqe,duhet t'i kesh frikën
Të
hiqet si mik dhe tinëz të ngulë "thikën"
30.Kur
dikujt i bën mirë, mos e vër në detyrim
Se
kështu nga i mirë,kthehesh në përçmim.
31.Synove
pushtetin,po nuk hyre nga dera
Mos
u çudit,kur të të dëbojnë me shqelma.
32.
Sharlatanët pushtetin e quajnë kalë që i hipin
Dhe
nuk duan t'i zbresin sa të japin shpirtin.
33.
I ndershmi që është në pushtet, është i
zënë me lak
Ndihet
aq keq si mi që ra në çarg.
34.Mos
u krekos nga larot që të ndjekin prapa
Kur"larot"
mos i kesh,do të të zërë mandata.
35.Në
do të rrosh e të vdesësh me nder
Ji
jo vetëm i sjellshëm,por dhe gojësheqer.
36.
Titullari që nuk njeh vartësit e tij
Nuk
e ka të gjatë: në atë karrike nuk mund të rrijë.
37.
Para të uriturit, mos demonstro "bollëk"
E
ke hak atë fjalën e keqe:-Jazëk!
38.
Hallin e tjetrit, mos bëj sikur nuk e sheh
Ndihmoje,
në ke mundësi, me aq sa ke.
39.Në
sot ti rron mirë dhe jeton me pekule
Mos
harro të djeshmen kur visheshe me"crrule"
40.
Kurrë nuk ta bën i huaj,atë që të bën i yti
I
yti di vendin ku fshen "çelësin" që hapet kyçi.
Tiranë, 15 qershor 2019