Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Lekë Mrijaj: Personalitete që jetojnë përtej kohëve

| E diele, 16.06.2019, 01:24 PM |


Në botën e librit

PERSONALITETE QË JETOJNË PËRTEJ KOHËVE

Recension librit të Prend Buzhalës me titull: "KRIJUESI NË TEJKOHË" (NË AKTIN E LEXIMIT, homazhe, shkrime kritike, intepretime), Vëllimi IX, botoi Shtëpia Botuese ROZAFA, 2018

NGA LEKË MRIJAJ

Në fund të vitit të kaluar doli nga shtypi libri më i ri i shkrimtarit e studiuesit të mirënjohur shqiptar, prof. Prend Buzhala, me titull: "KRIJUESI NË TEJKOHË" (homazhe, studime, ese, kritika letrare), botoi "ROZAFA", Prishtinë 2018.

I. Nga fakti jetësor te fakti estetik

Në këtë libër që është përmbledhje me trajtesa, studime, artikuj e recensione, lexuesit dhe studiuesit mund të gjejnë shumëçka çfarë iu intereson, që nuk e kanë lexuar më parë, duke dhënë materiale të karakterit shkencor, studimor, letrar e historik. Pasqyra e lëndës, apo trajtimi i model-temave të përfshira në këtë libër studimor të këtij studiuesi, nis me parathënien e autorit në fjalë, i cili bën përkujtimin e personaliteteve tona karizmatike, kombëtare e kulturore, në raste përvjetorësh a ndarjesh nga kjo botë për në botën tjetër. Autori e shënjon me shpjegimin “vëllimi i nëntë” e ku tetë vëllime tjera kanë titullin e p përbashkët “Në aktin e leximit”. Tashmë ai e ka botuar edhe vëllimin e dhjetë të kësaj serie. Por vëllimi i nëntë dallohet nga të tjerët, se autori merret me eprsoanlitete e krijues që nuk janë në mesin tonë, por që jetojnë përmes aktit të tyre jetësor-historik e veprave të tyre. Këto përqasje autori i shpjegon me një gjunhë eseistike te teskti i parathënies, me titullin “Nga fakti jetësor te fakti estetik”.

Madje autori në këtë parathënie thotë se është një projekt i tij autorial, nisur qysh para trevjetësh, projekt kapital i përbërë nga disa vëllime, me shkrime kritiko-letrare (poezi, prozë, dramë, letërsi për fëmijë, studime kritikash letrare, tekste interpretimesh poetike, lexime të letërsisë diskurzive, joletrare, publicistike, historiografike, kulturoligjike etj). Libri i studiuesit Prend Buzhala "KRIJUESI NË TEJKOHË" (homazhe, studime, ese, kritika letrare) nuk ndahet fare në asnjë kapituj, por analizat dhe opinionet për figurat karizmatike vazhdojnë njëra pas tjetrës. Pikërisht ashtu në radhë vijnë këto personalitete të përfshira në këtë vëllim: Gjon Buzuku, Shën Nëna Terezae Frederik Rreshpja, Anton Çetta, Adem Demaçi, Adem Jashari, Dritëro Agolli, Gani Xhafolli, Ibrahim Rugova, Ramiz Kelmendi, Marije Shllaku, Tahir Desku, Abdullah Konushevci, Fatos Arapi, Simon Shiroka, Lin Delia, Nehat S. Hoxha, Gjelosh Gjokaj, Xajë Nura dhe Ramadan Haziri.

II. Vizioni rugovian në dhjetë pika

Identitet kulturor përmes vlerash: "RRETH NJË VIZIONI HISTORIK RUGOVIAN", (Disa theksime në ditëlindjen e presidentit Ibrahim Rugova ose një dekalog për lexim). Për t’i dhënë lexuesve apo dashamirëve të kulturës një pasqyrë të thuktë kronologjike të këtij libri, lypset goxha kohë e punë të thellë, për ta shtjelluar, filozofinë, psikologjinë, imagjinatat e metaforat e studiuesit Buzhala, apo më konkret duhet të jesh i sojit të tij për t’i kuptuar dhe se vepra e krijimtaria e tij kërkon vëmendje, studim të thellë nga studiuesit e lexuesit. Analizën që do e shtjelloj unë kësaj radhe, është "RRETH NJË VIZIONI HISTORIK RUGOVIAN", apo më konkret po e themi ashtu siç e thotë autori, një dekalog për lexim. Këtu autori këtë dekalog për lexim, e ka konceptuar në dhjetë pjesë.

Në pjesën e parë të këtij dekalogu, studiuesi potencon që në fillim duke thënë se vizioni i braktisur i presidentit Ibrahim Rugova, e lë Kosovën të izoluar, pa integrime evropiane, kurse luftërat çlirimtare në Maqedoni e Luginë të Preshevës, pa përkrahje ndërkombëtare. Po harrohet (siç thotë autori) se, gjatë historisë, një vizion me fuqi historike, qëndron mbi të gjitha armët, që do të thotë se pacifizmi i tij kuptohet në mënyrë staliniste nga disa qarqe tona të brendshme. Nënshtrim, pra, kanë kërkuar serbët, rusët (dhe aleatët e tyre në Azi - si sot: që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës), e jo, bie fjala, europerëndimorët, që e konsiderojnë pacifizmin si "shkallën më lartë të ndërgjegjes njerëzore...". Madje në mes tjerash studiuesi thotë se: “Nuk e kam ndërmend ta mbroj ‘rugovizmin’ as Rugovën (atë e mbrojnë lëvizjet politike e kombëtare e veprat e tij) , e mbrojnë edhe Klintoni, Toni Bler, Papa Gjon Pali II, Nëna Tereze e personalitete të tjera botërore, duke e prezantuar Rugovën edhe si figurë ndërkombëtare, por sigurisht që për të nuk e thonë asnjë fjalë të mirë serbo-rusët e aziatikët... dhe një ditë edhe ata do te përkulen para veprës e emrit të tij, thotë studiuesi Buzhala.

Ndërsa në pjesën e dytë të këtij dekalogu përmendët lufta e vitit 1944-45, kur në atë luftë u vranë mbi 43 mijë shqiptarë ( sigurisht, jo prej gjermanëve ) por prej serbëve dhe "çlirimtarëve" që e quanin veten "antifashistë"... Por përse nuk dha rezultat ajo luftë me aq sakrifica e kur i kishim tri ushtri shqiptare (Shqipëlri-Kosovë, partizanë, ballistë e nacionalistë), bie fjala, kundruall një lufte të fundit, që ranë mbi 12 mijë vetë!? Sepse asaj kohe i ka munguar vizioni unik europerëndimor shqiptar: kthimi me fytyrë kah Moska, Beogradi, Pekini apo Azia(për disa shekuj rresht), ishte rreshtim në krahun e robërisë dhe në legjitimimin e copëtimit të trojeve shqiptare. Prandaj, siç thotë studiuesi Buzhala, nganjëherë një vizion historik (pse jo, edhe rugovian), na shfaqet më i fortë se armët. Tek e fundit, edhe një kallashnikov (emër rus i armës), në dorën e luftëtarit shqiptar të UÇK-së, fitoi mbi aeroplanët e tanket serbe, pikërisht për shkak se faktori njeri qëndron mbi armën në dorën e më të fortit ushtarakisht.

Në pjesën e tretë të këtij dekalogu, studiuesi përmend duke shkruar se tashmë po flasim për dinjitetin që gjoja e paska përdhosur Rugova! Përse nuk paskemi të drejtë të flasim kështu, për atë dinjitet kur vetëpërbuzeshim me dorën tonë? Dmth kur burgoseshim gjatë viteve '80 e më parë (ishte politikani shqiptar, polici shqiptar, gjyqtari shqiptar, që burgosnin fëmijë, pleq, të rinj, gra...për shkak të kërkesës Kosova Republikë. Pra, ajo përbuzje ia kalonte edhe asaj të Millosheviqit, ndaj të cilës ne sillemi dashamirësisht!!! Dhe nuk ka vepër më të madhe historike, se sa ta mënjanosh e heqësh ndikimin e armikut mbi popullin tënd ("pacifizmi" a kryengritja paqësore nuk ia la Serbisë asnjë politikan, polic a gjyqtar shqiptar - po flasim: nga ana institucionale). E pra, u krijua një unitet kombëtar si asnjëherë më parë në histori...

Në pjesën e katërt të këtij dekalogu thuhet se mbi këtë bazë u krijua edhe kthimi ynë kah perëndimi: për herë të parë një burrë shqiptar kthehet me fytyrë kah SHBA e kah Evropa Perëndimore... Dhe dora perëndimore ishte aty: deri në përfundim të luftës, e jo, bie fjala, si më 1944-45.

Në pjesën e pestë thuhet: Në Kosovë, gjatë viteve '90 e deri te përfundimi i luftës, ka pasur dy taborre: fronti shqiptar (në daç pacifist, në daç i luftës heroike me kallashnikovë ... ) dhe froni serb (me "minoritarë" turq, romë, boshnjakë...si janë sot të përfaqësuar në parlament e në qeverinë e Kosovës), ashtu si shkuan në Rambuje përfaqësues të këtyre dy fronteve. “Prandaj, për mua, ndarja e tillë brendashqiptare, është artificiale dhe fyese, madje edhe antishqiptare, për të mos thënë dhe kundërhistorike!”

E dekalogu i pjesës së gjashtë perfshin këtë teskt: Te varri i tij përkulen qeveritarët nga Shqipëria dhe qeveritarët tanë, intelektualë, shkrimtarë dhe njerëz të shtresave të ndryshme dhe krejt bota përparimtare europerëndimore, amerikane, Rugova ka marrë çmime ndërkombëtare nga Evropa Perëndimore e Amerika e jo nga Lindja, rusët apo serbët...

Ndërsa në të shtatën pjesë thuhet: Ky dinjitet i nëpërkëmbur, këtu në Kosovë, ishte edhe për 500 vjet nën Turqinë dhe për afro një shekull nën Serbinë. Por le të mësohet mirë leksikoni për dinjitetin, se si fitohet!

Në dekalogun e nëntë përfshihet: Vizioni historik i Rugovës, i cili doli fitimtar në disa aspekte: Rugova ishte ai qe për që për herë të parë flet ligjërisht nëemër të Kosovës - dhe kjo prodhoi rezultate konkrete... Prandaj u arrit çlirimi i Kosovës, përposkëtij vizioni historik, edhe me luftën e UÇK-se e me ndërhyrjenshpëtimtare europerëndimore. Duke e shthurur, me vullnetin popullor, për pak javë rresht, komunizmin në Kosovë; duke e shkëputur ndikimin e armikut mbi popullin shqiptar, krijoi Unitet Kombëtar të paparë...shtoja kësaj edhe pajtimin e gjaqeve, solidarësinë e bamirësisë, krijimin opozitar e institucional te shtetit tëKosovës kundruall atij pushtues etj etj; Dhe kryesorja - në vitet '90-ta, për herë të parë I. RUGOVA e kthen Kosovën me fytyrë kah Bota perëndimore euro-amerikane dhe kjo dha rezultatet e veta, duke prodhuar histori dhe duke prodhuar rezultate historike (alternativat e përparshmeorientale me otomanizmin e me komunizmin, e fundosen popullin tone ne tragjedi te thella e nëcopëtime trojesh etnike, ne pushtime te gjata turko-sllave)... Ai kishte orientim të fortë properëndimor, pa hile dhe pa njolla! Pas shpalljes sëpavarësisë sëKosovës, vërehen shenja të braktisjes sëkëtij vizioni.... Braktisja e këtij VIZIONI, e shpie Kosovën kah ORIENTI dhe kah copëtimi i ri trojeve shqiptare.

Në fund të këtij dekalogu t? dhjetë, studiuesi përmbyll duke thënë se: po veprove kundër rrjedhës së historisë, historia të zë për veshi dhe të rikthen aty ku ke ngelur. Por autori e përmbylli shkrimin me një mesazh, i cili tha se uroj që ne të mos na e ngreh veshin historia, për të mos u përsëritur, me vetëpërbuzje të reja tha studiuesi Buzhala, i cili tutje jep disa nga theksimet e të tjerëve për dr. Ibrahim Rugovën, thënie nga personalitetet ma me zë vendore e botërore siç janë:

Volfang Shysel, kancelar i Austrisë (Ibrahim Rugova i dha trajtë politikës në Evropën Juglindore me personalitetin e tij të fuqishëm. Ai promovoi zgjidhje paqësore për konfliktin në Kosovë dhe punoi për të ardhmen e Kosovës pa menduar as për shëndetin e vet. Austria do të vazhdojë me gjithë fuqinë e saj t'i mbështesë përpjekjet për arritjen e stabilitetit dhe paqes së qëndrueshme në Kosovë).

Toni Bler, kryeministër i Britanisë (Presidenti Rugova ishte një forcë e rëndësishme në jetën e Kosovës, për shumë vjet. Popullariteti i tij në mesin e popullit të Kosovës dëshmon për mbështetje të gjerë për përpjekjet e tij joviolente për të ardhmen e Kosovës. Jam shumë i lumtur që kam pasur rastin të takohem me të).

Bill Klinton, president Amerikan (Me vdekjen e Rugoves, nuk ka humbur vetem populli shqiptare, por edhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes humben nje mik te madh, une personalishte humba një mik të madh - kurse bota demokratike humbi një njeri që ende i duhej njerëzimit, i cili me veprën e tij dha shembullin me sublim qe udhërrëfyespërnjerëzimin".

Ismail Kadare, shkrimtar e nobelist (Ibrahim Rugova, kryetar pa pallat e pa komb, luftëtar idesh, luftëtar i paqes, një burrë këmbëngulës dhe i vetmuar që e dërgoi popullin e vet drejt një të ardhmeje që nuk do të jete veçse e mirë, na përkujton angazhimin tonë dhe premtimet tona. Pa të, pa këmbënguljen e tij, pa rezistencën e refuzimit të tij, nuk do të kishte sot as Kosovë as shpresë së lirisë për të. Ai ishte një erudit, më me dëshirë autokrat, i paparashikueshëm dhe fleksibël njëkohësisht, njeri i dialogut, luftëtar këmbëngulës, shumë popullor dhe megjithatë i izoluar, gjithnjë i sjellshëm, aq sa druajtja e tij, kultura e tij e thellë dhe maturia e bënin ndonjëherë krenar. Dhe afër tij kaloi historia).

III. Struktura e librit

Prandaj, lirshëmmund të themi se në tërësinë e këtij libri shkrimesh, autori iu ka bërë nder në panteonin e kujtesës sonë kulturore, artistike e letrare.

Personalitetet që përfshihen aty, janë të fushës së letërsisë po edhe të arteve figurative, janë shkrime kritikash letrare për vëllime të autorëve të ndyrshëm që iu kushtohen ktyre personaliteteve, po edhe analiza të mirëfillta studimore letrare. “Ndërkaq, tekst-homazhi na thotë se persoanltietet e tilla jetojnë në tejkohë. janë të gjallë. me shembullin e vepërs e të ejtës së tyre”, thekson autori. Me kureshtje në fillim të librit lexohet shkrimi “Gjon Buzuku, ndër kryeheronjtë e kulturës”/ ndërsa katër shkrimet në vazhdim janë studime të mirëfillta e me interes, siç janë: “Shën Nëna Tereze: tri referencat e saj të mëdha”, “Thellësia e artit poetik (Frederik Rreshpja: “Era përkund pikëllimin e luleve”, poezi, zgjodhi dhe parathënien e shkroi Anton N. Berisha), e që është një analitikë e mirëfilltë poezisë së poetit disident Frederik reshpja, “Anton Çetta, ose mbi ideologjinë e mohimit”, si dhe shkrimi studimor “Kryefjala e lirisë sonë (Ose publicistika e Adem Demaçit).

Katër shkrime tjera: “Poetika e kujtesës dhe e dëshmisë (Libri i Ramiz Kelmendit për Marije Shllakun: “Shqipëria e Marije Shllakut – Katër martirë shkodranë”, bashkë me Viktor Gashin, “Dukagjini”, Pejë, 1995)Gani Xhafolli, artist në jetë, artist në letërsi e në arte (“Gani Xhafolli Princi i letërsisë për fëmijë”, përgatitën Reshat Sahitaj e Asllan Qyqalla), “Kodet ademiane të historisë dhe sakrificës (Fehmi Ajvazi: "Figura e Adem Jasharit", botoi SHB “Lena Graphic Design”, Prishtinë 2018), dhe “Kur Evropa përkulej me nderim para Adem Demaçit (Behare Rexhepi dhe Reshat Sahitaj: "Adem Demaci i vlerësuar nga Evropa"), janë katër shkrime kritiko-letrare, analitikë veprave përkatëse nga autorë shqiptarë e ku vihen në pah prirjet shqyrtuese e ligjërimi i veçantë, krijues e i thellë i Buzhalës. Ese të mirëfilltë e interpretime të mirëfillta letrare, e që lexohen me tronditje e kpënaqsi estetike, janë shkrimet për dy poetë që u ndanë prej nesh edhe tragjikisht në moshë relativisht jo të shtyrë si “Jeta pas  vdekjes e Tahir Deskut” (që humbi jetën në aksident trafiku)  dhe “Tripitik për Abdullah Konushevcin” (që humbi jetën nag një sëmundje e rëndë) e që lanë gjurmë të një arti të epërm në poezinë tonë. Në vend të homazhit për shkuarjen në amshim të Fatos Arapit, stusiuesi e eseisti Buzhala ka zgjedhur për analizë cikoin e poezive  për Skënderbeun që përfshihen te libri poetik “Fatet” (Rilindja, Prishtinë 1979), poezi eë u bënë pjesë e vetëdijes sonë moderne për hsiorinë, kombin, letërsinë dhe kulturën. Ky punim mban “Ashklat e shenjta të Skënderbeut”.

Se si shkruan, po me të njëjtin intelekt krijues, për piktorët që lanë gjurmë edhe në Evropë, siç janë Gjelosh Gjokaj, Lin Delija apo Simon Shiroka, këtë mund ta lexojmë te esetë e tipi homazh, siç janë  “Nga profanja te sakralja, nga mitikja  te tradita” (Homazh për Simon Shirokën e Lin Delinë) dhe “Takimi me zotin e harruar”(Homazh për Gjelosh Gokajn). Janë dhe tre autorë që kishin individualitet të veçantë në letrat shqipe e që u ndanë prej nesh: Nehat S. Hoxha, Xajë Nura dhe Ramadan Hazirin (këta dy të fundit edhe krijues të burgosur politikë). Këtyre tre emrave ua kushton pounimet “NOJMA E SHQIPES (Homazh për lirikun Nehat S. Hoxha), “INDIVUDUALITET  I SPIKATUR NË LETËRSI E NË JETË (Shkoi në amshim Xajë Nura, shkrimtar i spikatur që vuajti 21 vite burg të rëndë serb) dhe “Njeri i rezistencës, shkrimtar i romaneve historike” (Homazh për Ramadan Hazirin).

Nga këndi im e themi, pra shpresoj e besoj se ky libër shkrimesh "KRIJUESI NË TEJKOHË" i studiuesit e kritikut letrar prof. Prend Buzhala, do të lexohet, rilexohet, komentohet.  për shkak se ka vlera të pakontestueshme. Ky vëllim i bën nder jo vetëm atyre personaliteteve të spikatura kulturore e historike shqiptare.