| E diele, 16.06.2019, 06:09 PM |
Bombardieri
i Karameleve
Në
SHBA "Memoriali i Viktimave të Komunizmit" simbolizohet nga një
Femër!
Nga
Moza Boletini
Me
rastin e 30 Vjetorit të Rënies së Murit të Berlinit në Gjermani, dhe
Prezantimit të Medaljes së Lirisë "Truman - Reagan" që ju akordua
veteranit Gail S. Halvorsen (Bombardierit të Karameleve) Fondacioni që Nderon
Viktimat e Komunizmit në SHBA mbajti një Ceremoni Përkujtimore për respekt të
viktimave të komunizmit në botë.
Të
ftuar ishin trupa diplomatike, të mbijetuar nga diktatorët në botë, organizata
të ndryshme, veteranë, studentë. Shqiptarët u përfaqësuan nga Federata Vatra në
New York, Federata Vatra në Washington D.C, Federata Vatra në Tampa, Florida,
Albanian American Council. Organizata e Gruas "Shpresë & Paqe" me
qendër në New York ishte e pranishme nga zonjat Janulla Rrapi, Maja Tushe, Moza
Boletini etj, të cilat edhe ato vendosën një kurorë me lule të freskëta në emër
të Organizatës së tyre.
Fjalën
kryesore të këtij tubimi pranë Memorialit të Viktimave të komunizmit në botë e
mbajti Drejtori Ekzekutiv Marion Smith. Në SHBA simboli për nder të viktimave
të komunizmit në botë personifikohet nga një Femër. Memorial që është ngritur
12 vite më parë nga Presidenti George W. Bush në Amerikë. Edhe në Kosovë është
ngritur Memoriali i Heroinave, simbol i Femrës Shqiptare që u torturua,
përdhunua, malltrajtua dhe u zhduk nga makineria serbe në Kosovë.
Shembuj
pozitivë që na frymëzojnë edhe ne si organizatë gruaje për të mbrojtur të
drejtat e tyre dhe fëmijëve. Vetëm në Shqipëri nuk po ngrihet një Memorial për
të vlerësuar vuajtjet, vrasjet, burgosjet e internimet që ka përjetuar populli
ynë përfshi edhe femrat e fëmijët gjatë rregjimit komunist, si rregjimi
diktatorial më i egri në Europë.
Organizata
e Gruas "Shpresë & Paqe" shpesh herë ka shkruar dhe ka folur për
ngritjen e një Memoriali Përkujtimor në Shqipëri, në Sheshin kryesor të
Tiranës, pikërisht aty ku ka patur themelet busti i diktatorit hoxha, por
askush nuk po e mer këtë iniciativë.
Interesante
ishte historia e pilotit ushtarak amerikan Gail S. Halvorsen që në emër të tij
Medaljen e Lirisë "Truman - Reagan" e mori biri i tij, pasi
"Bombardieri i Karameleve" Halvorsen ndodhej i ftuar në Gjermani. Në
vitin 1948 i stacionuar në Berlin si ushtarak kishte hedhur atje nga avioni
amerikan 23 ton karemale, çëmçakëz, çokollata të lidhura në shami të vogla në
formë parashute për fëmijët që ti shkonin duarve të ndryshme. E nisi fillimisht
vetë si mision, por që ju bashkuan edhe kolegët e tij, dhe gjeti mbështetje
kombëtare në të gjithë Amerikën. 25 vitet në vijim të karierës Gail Halvorsen e
performoi këtë kauzë bamirësie në shumë shtete të botës okupuar nga lufta apo
komunizmi, si në Bosnje-Hercegovinë, Shqipëri, Japoni, Guam, Irak. Kauza e tij
shërbeu për ti ngritur moralin qytetarëve gjermanë të pas luftës, ku mori shkas
nga biseda me një grup fëmijësh gjermanë, të cilët kërkonin vetëm liri për
vendin e tyre. Piloti amerikan Gail S. Halvorsen, i cili qysh nga ajo kohë
njihet si "Bombardieri i Karameleve" vazhdoi për 25 vite rresht të
hidhte nëpër botë parashuta të vogla me karamele, duke u identifikuar nga
fëmijët me tundjen e krahëve të avionit....
Maj
2019, Washington, D.C., SHBA
Drejtori
Ekzekutiv Z. Marion Smith