E marte, 19.03.2024, 03:19 AM (GMT)

Mendime

Moza Boletini: Bombardieri i Karameleve

E diele, 16.06.2019, 05:09 PM


Bombardieri i Karameleve

Në SHBA "Memoriali i Viktimave të Komunizmit" simbolizohet nga një Femër!

Nga Moza Boletini

Me rastin e 30 Vjetorit të Rënies së Murit të Berlinit në Gjermani, dhe Prezantimit të Medaljes së Lirisë "Truman - Reagan" që ju akordua veteranit Gail S. Halvorsen (Bombardierit të Karameleve) Fondacioni që Nderon Viktimat e Komunizmit në SHBA mbajti një Ceremoni Përkujtimore për respekt të viktimave të komunizmit në botë.

Të ftuar ishin trupa diplomatike, të mbijetuar nga diktatorët në botë, organizata të ndryshme, veteranë, studentë. Shqiptarët u përfaqësuan nga Federata Vatra në New York, Federata Vatra në Washington D.C, Federata Vatra në Tampa, Florida, Albanian American Council. Organizata e Gruas "Shpresë & Paqe" me qendër në New York ishte e pranishme nga zonjat Janulla Rrapi, Maja Tushe, Moza Boletini etj, të cilat edhe ato vendosën një kurorë me lule të freskëta në emër të Organizatës së tyre.

Fjalën kryesore të këtij tubimi pranë Memorialit të Viktimave të komunizmit në botë e mbajti Drejtori Ekzekutiv Marion Smith. Në SHBA simboli për nder të viktimave të komunizmit në botë personifikohet nga një Femër. Memorial që është ngritur 12 vite më parë nga Presidenti George W. Bush në Amerikë. Edhe në Kosovë është ngritur Memoriali i Heroinave, simbol i Femrës Shqiptare që u torturua, përdhunua, malltrajtua dhe u zhduk nga makineria serbe në Kosovë.

Shembuj pozitivë që na frymëzojnë edhe ne si organizatë gruaje për të mbrojtur të drejtat e tyre dhe fëmijëve. Vetëm në Shqipëri nuk po ngrihet një Memorial për të vlerësuar vuajtjet, vrasjet, burgosjet e internimet që ka përjetuar populli ynë përfshi edhe femrat e fëmijët gjatë rregjimit komunist, si rregjimi diktatorial më i egri në Europë.

Organizata e Gruas "Shpresë & Paqe" shpesh herë ka shkruar dhe ka folur për ngritjen e një Memoriali Përkujtimor në Shqipëri, në Sheshin kryesor të Tiranës, pikërisht aty ku ka patur themelet busti i diktatorit hoxha, por askush nuk po e mer këtë iniciativë.

Interesante ishte historia e pilotit ushtarak amerikan Gail S. Halvorsen që në emër të tij Medaljen e Lirisë "Truman - Reagan" e mori biri i tij, pasi "Bombardieri i Karameleve" Halvorsen ndodhej i ftuar në Gjermani. Në vitin 1948 i stacionuar në Berlin si ushtarak kishte hedhur atje nga avioni amerikan 23 ton karemale, çëmçakëz, çokollata të lidhura në shami të vogla në formë parashute për fëmijët që ti shkonin duarve të ndryshme. E nisi fillimisht vetë si mision, por që ju bashkuan edhe kolegët e tij, dhe gjeti mbështetje kombëtare në të gjithë Amerikën. 25 vitet në vijim të karierës Gail Halvorsen e performoi këtë kauzë bamirësie në shumë shtete të botës okupuar nga lufta apo komunizmi, si në Bosnje-Hercegovinë, Shqipëri, Japoni, Guam, Irak. Kauza e tij shërbeu për ti ngritur moralin qytetarëve gjermanë të pas luftës, ku mori shkas nga biseda me një grup fëmijësh gjermanë, të cilët kërkonin vetëm liri për vendin e tyre. Piloti amerikan Gail S. Halvorsen, i cili qysh nga ajo kohë njihet si "Bombardieri i Karameleve" vazhdoi për 25 vite rresht të hidhte nëpër botë parashuta të vogla me karamele, duke u identifikuar nga fëmijët me tundjen e krahëve të avionit....

Maj 2019, Washington, D.C., SHBA

Drejtori Ekzekutiv Z. Marion Smith



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora