E shtune, 20.04.2024, 11:55 AM (GMT+1)

Kulturë

Astrit Lulushi: Përtej emrit

E diele, 16.06.2019, 01:25 PM


Përtej emrit

?Nga Astrit Lulushi

Çdo gjuhë ka huazime, por për t’u konsideruar e lashtë ajo duhet të ruaj të paktën një simbol nga koha kur është folur për herë të parë. Njeriu kupton vërtet atë që flet kur hyn thellësisht në kuptimin e një fjale. Kjo shpesh quhet ‘etimologji’, që është studimi i ndjenjës së vërtetë të fjalës.

Leonard Newmark, albanolog, thoshte se përemri i pacaktuar ‘njëri’ 'gjithkush, dikush', dallohet në mënyrë të qartë nga emri ‘njeri’. Por kjo nuk do të thotë se ‘njëri’ dhe ‘njeri’ nuk rrjedhin nga e njëjta fjalë, në fakt nga dy; sepse ishte numri ‘një’ që solli përemrin ‘njëri’ prej nga erdhi emri ‘njeri’.

Mes etimologëve është rënë dakord se ‘njeri’ vjen nga shqipja e vjetër ‘njer’<nga proto-shqipja ‘nera’<proto-indo-evropianishtja ‘hner’.

?Sinonimet në shqip për ‘njeri’ janë shpirt, qenie njerëzore, njerëzim.

Në legjenda të ndryshme të origjinës ‘njeri’ do të thotë ‘udhëtar’. Ndërsa sipas një legjende afrikane, ‘Njeri’ është një prej heronjve të mitologjisë së krijimit të njerëzimit.

Kontaktet mes shqipes dhe ndonjë prej gjuhëve të Afrikës janë të paimagjinueshme, prandaj mendja shkon thellë në kohërat më të lashta kur njeriu i parë migroi nga pyjet afrikane drejt stepave të Azisë, dhe prej andej u shpërnda nëpër Evropë. Dhe fjala ‘njeri’ u trashëgua në gjuhën shqipe, pa humbur kuptimin, si simbol i lashtësisë së saj.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora