E premte, 19.04.2024, 08:29 AM (GMT+1)

Kulturë

Alfred Papuçiu: Veprimtari e bukur kulturore e Fondacionit ‘Ibrahim Kodra’

E diele, 16.06.2019, 06:08 PM


Zonja Maria Pacolli dhe Alfred Papuçiu

Veprimtari e bukur kulturore e Fondacionit “Ibrahim Kodra”

Përgatiti Alfred Papuçiu

Në Gjenevë, me rastin e 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës, më 12 qershor u inagurua nga zonja Maria Pacolli, presidente e Swiss Foundation “Ibrahim Kodra” nga Lugano, ekspozita me moton “Bashkëjetesa natyrore dhe kulturore në Kosovë” (“Natural and cultural cohabitation in Kosovo”). Në hapjen e ekspozitës ishin të pranishëm, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Kosovës, Fatmir Matoshi, Benjamin Nikoliqi, konsull i Kosovës, Dr. Ilir Nezaj, këshilltar i Misionit shqiptar pranë Kombeve të Bashkuara, personalitete të jetës kulturore, politikanë, diplomatë, dashamirës të artit, adhurues të veprës së Ibrahim Kodrës dhe njohës të specializuar të veprës së tij. Ekspozita do të jetë e hapur për 10 ditë.

Ministri Fatmir Matoshi theksoi në fjalën e tij se Fondacioni zviceran “Ibrahim Kodra” me ekspozitat e tij në Gjenevë, Zvicër dhe vendet e BE-së po i jep imazh të mirë Kosovës dhe shqiptarëve në botë. Ndërsa zonja Mira Pacolli u shpreh se « Zvicra dhe Kosova janë dy vende që kanë për prioritet tolerancën ndërkulturore. Në bashkëpunim me institucionet në Shqipëri, Kosovë, Itali dhe të tjera, Fondacioni mbështet dhe zhvillon projekte kulturore, sociale dhe arsimore, duke promovuar shkëmbimin kulturor edhe midis Zvicrës, Kosovës dhe vendeve të ndryshme të botës”.

Zonja Pacolli, tepër komunikuese, fisnike, modeste, por e angazhuar më së miri me këtë projekt, thekson akoma : “Thelbi i instalimit është vepra “Qyteti i Ri” i Ibrahim Kodrës, i rrethuar nga imazhet e konkursit fotografik kombëtar për trashëgiminë kulturore, të organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Muzeu Kombëtar i Kosovës në Prishtinë dhe nga fotografitë e fëmijëve të vegjël, të edukuar nga qëndrueshmëria praktikat – ide të reja rreth bashkëjetesës mjedisore dhe si e shohin këtë të ardhme në botë ».

Ekspozita pasqyron bashkëjetesën natyrore dhe kulturore në Kosovë, të frymëzuar nga qëllimet e zhvillimit të qëndrueshëm të OKB-së, si “Qytetet dhe Komunitetet e Qëndrueshme”, “Veprimet Klimatike” dhe “Shëndeti dhe Mirëqenia e Mirë”. Këto vepra u krijuan me “Projektin Ekologjik të Artit” në Muzeun Kombëtar të Kosovës, në bashkëpunim me SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë, me Shoqatën Kombëtare të Autizmit në Kosovë, si dhe fotografi nga Shkolla e Arteve “Adem Kastrati” në Gjilan dhe komunitete të ndryshme , duke përfshirë komunitetet rome, boshnjake, turke dhe serbe.

Zgjedhja e muajit qershor për këtë ekspozitë, jo vetëm që përkon me Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, 1 qershorin dhe Ditën e Krenarisë Autistike (18 qershor), por ajo bazohet në frymën e Ditës Botërore të Mjedisit të Kombeve të Bashkuara, e shënuar javën e kaluar (5 qershor), për të nxitur ndërgjegjësimin në mbarë botën dhe veprimin për të mbrojtur mjedisin tonë dhe për të sfiduar ndotjen e ajrit, si një temë kryesore të këtij viti. Projekti, fillimisht i quajtur “Urbanistika e re dhe kultura e bashkëjetesës në Kosovë”, filloi udhëtimin e tij në Palazzo Mora gjatë ngjarjes së kolateralit “Koha, Hapësira dhe Ekzistenca” e Bienales së Arkitekturës në Venedik 2018, për gjashtë muaj në sajë të Qendrës Kulturore Europiane GAA Foundation. Ekspozita ka të bëjë me qëndrueshmërinë e arkitekturës dhe bashkëjetesës me kulturën në Kosovë. Më pas, më 16 janar 2019 “Bashkëjetesa natyrore dhe kulturore në Kosovë” u ekspozua në Parlamentin Europian në Strasburg. Thelbi i instalimit është vepra “Qyteti i Ri” i Kodrës, i rrethuar nga imazhet e konkursit fotografik kombëtar për trashëgiminë kulturore, të organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Muzeu Kombëtar i Kosovës në Prishtinë dhe nga fotografitë e fëmijëve të vegjël, të edukuar nga qëndrueshmëria praktikat – ide të reja rreth bashkëjetesës mjedisore dhe si e shohin këtë të ardhme në botë.

Pikture e ekspozites Ibrahim Kodra



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora