E hene, 22.07.2019, 07:26 PM (GMT+1)

Kulturë » Kinema

Albert Zholi: 'Open Cinema' starton nga qyteti i Belshit!

E shtune, 15.06.2019, 07:53 AM


"OPEN CINEMA" Starton nga qyteti i Belshit!

Nga Albert Z. ZHOLI

Jemi në sezonin e tretë me formatin Kinematografik "Open Cinema" tashmë ky format ka krijuar shtratin e tij dhe pritet me shumë interes në qytetet e ndryshme të vendit. Ashtu si vjet në verën e nxehtë ky event i rëndësishëm do të sjelli në vëmëndjen e publikut shqiptar projeksionet më të mira të kinemasë shqiptare dhe asaj të huaj. E veçanta në këtë vitë do të jenë prodhimet e filmit te animuar shqiptar të cilat do të ndiqen nga moshat e vogla dhe jo vetëm. I konceptuar si një show kinematografik ai do të mbledh para ekranit të madh emra të njohur të kinemasë shqiptare si Aktorë Regjisorë, Kineastë etj.

Mbrëmjet magjike me filmin do të shoqërohen edhe me këngëtar të cilët do të performojnë muzikën e njohur shqiptare duke sjelle emocione të bukura për filmin. Aktiviteti do të startojë në pedonalen e bukur buzë liqenit të qytetit Belsh dhe do të përcillet nga data 15-21 Qershor. Ai fillon çdo mbrëmje ora 8:30 dhe mbaron rreth orës 1pas mesit të natës një maratonë e vërtet e filmit. Aktiviteti pritet dhe mbahet nën kujdesin e veçantë të Kryetarit të Bashkisë Belsh z. ARIF Tafani. Natën e parë do të shkelin tapetin e kuq emra të njohur si Birçe Hasko, Bujar Asqeriu, Suela Konjari,Gentian Hazizaj etj.

Qyteti i Belshit do të perjetoj për 7 ditë rrjesht emocione të papërsëritëshme që vetëm kinemaja di të përcjelli. Por ai që organizon në mënyrë perfekte aktivitete të tilla mbetet producenti i mirënjohur Skënder Jaçe. Me qetësinë, idetë, viziionin e tij Jaçe mbetet aktualisht ndër kineastët më produktiv dhe konkret. Aktiviteti në Belsh është ndër më ambicioz"OPEN CINEMA" Starton nga qyteti i Belshit!t. Aaktiviteti mbështetet nga "Media Desk Albania", Qendra Kombëtare e Kinematografisë,  Production Cinemania si dhe Bashkia e Belshit.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT